Kuvendi rezolutë të përbashkët për Kosovën, Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës

TIRANË-  Parlamenti i Shqipërisë miratoi sot (12 tetor 2023) me 101 vota pro e 1 abstenim dhe asnjë kundër projekt-rezoluten për Kosovën që dënon sulmin terrorist serb më 24 shtator në Banjskë. Në votim nuk u përfshinë amendamentet e deputetit demokrat Kreshnik Çollaku i cili zgjodhi të abstenojë.

Miratimi i rezolutës kërkonte shumicë të thjeshtë votash. Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, nga të cilët 4 deputetë të Lulzim Bashës nuk votuan. Report Tv mëson se nuk votuan Arbi Agalliu, Eralda Bane, Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa, deputetët e Rithemelimit siç kishin rënë dakord dje, bashkuan votat për të  dënuar sulmin.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot paradite në seancë ku ishte thirrur në mocion debati nga deputeti Çollaku por më pas u largua nga seanca dhe nuk ishte i pranishëm në momentin kur u hodh për votim pr/rezoluta.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i konsideroi absurde sulmet ndaj tij për qëndrimin për situatën në Veri të Kosovës dhe akuzoi politikën në Prishtinë dhe Tiranë se po shfrytëzon vdekjen e policit Afrim Bunjaku për përfitime elektorale ndërsa qëndrimi politik i Albin Kurtit, ka ulur forcën e Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve.

  Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së si dhe vetëviktimimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë. Kosova po humbet besimin dhe respektin e atyre që e njohën dhe që janë angazhuar ta çojnë drejt njohjes përfundimtare”

I ashpër me qëndrimet e Albin Kurtit, që e akuzon se përfiton nga konflikti për vota, Rama thotë se Kosova ka humbur shumë në sy të partnerëve ndërkombëtare, atyre që e çliruan dhe i ruajnë shpinën Kosovës.

Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral siç janë prej kohësh tanimë, dhe e them me keqardhje, janë një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë dhe qeverisë sonë përmes zërava të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Bruksel për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo vetëm me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes por dhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë dhe lidhur me çfarë vjen çfarë mund të vijë dhe nesër’ theksoi kryeministri.

Moslinjëzimin e Shqipërisë me deklaratën e Bashkimit Evropian për Kosovën, Rama e konsideron akt të rëndësishëm politik.

“Një moslinjëzim me politikën e jashtme të BE nuk është një fjalë gojë për një vend kandidat dhe që përgatitet që javët e ardhshme të nisë pjesën e negociatave që lidhet me politikën e jashtëm. Nuk është as akt heroizmi sigurisht por mbetet akt politik” tha Rama.

Akuzave për qëndrimin që KFOR të marrë në kontroll Veriun e Kosovës Rama i konsideron absurde.

“Unë e kam thënë në samitin e NATO-s mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i. KFOR është fuqia e UÇK. KFOR do të rrijë në Kosovë derisa të jetë garantuar paqja ndërkombëtarë dhe Kosova të jetë e njohur si shtet nga të gjithë”.

Kritikat për qëndrimin e lidershipit në Kosovë, Rama i lidhi edhe me atë që po ndodh në Palestinë. 

“Çka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshme i një tragjedie njerëzie nga frika e lidershipit për të bërë paqe me armikun historik ky është thelbi. Me kryeministrin aktual të Kosovës kam divergjenca botëkuptimore, mbi mënyrën se si arrihet tek qëllimi i përbashkët kombëtar”

Për sulmin në Veri të Kosovës Kryeministri e ka të qartë qëndrimin, ndërsa rrezikun për përshkallëzim e evidenton edhe një herë.

“Agresioni nxorri thonjtë e krizës veriut të Kosovës e ia nguli më fort mu në fyt procesit të dialogut dhe normalizimit dhe shtetnjohjes përfundimtare të Kosovës.  Shfaqja ogurkeqe e hijes së përgjakshme të së shkuarës, me armë e me uniforma ushtarake, në skenën e ngarkuar me frymën e ekstremizmit nacionalist serb, armatimet e trafikuara për sulm e jo për vetëmbrojtje dhe thasët e financimeve kriminale në veriun e Kosovës, ishte si kronika e zezë e një vdekjeje të paralajmëruar"

Për të argumentuar absurditetin e akuzave ndaj tij Rama thirri në ndihmë heronjtë e vërtetë të Kosovës.

“Nuk ka nder më të madhe se sa të jem i akuzuar së bashku me Hashim Thaçin si tradhtar. Dhe nuk ka lavdi më të madhe se sa kjo aktakuzë ë përbashkët me hashimin. E mendoj shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik”.

Sa i takon draftrezolutës së propozuar nga Partia Demokratike për Kosovën, Rama tha se ka si qëllim propagandën kinse patriotike për politikën e brendshme dhe u shpreh i vendosur se nuk do të pranohet asnjë amendament i propozuar nga opozita.

"Ju o do të votoni rezolutën tone atë të thjeshtën fare që nuk I drejtohet planetit dhe gjithë bota duhet të lexoje rezolutën e kuvendit tonë por I drejtohet institucioneve tona këtej e ande kufirit, ose ato rezolutat tuaja mund ti votoni në asambletë e 7 partive tuaja dhe pastaj kur të gjeni vulën mund të vulosni atë që do bini dakord dhe duke bërtitur nga shtatë tenxhere, poshtë tradhatarët e kombit, vdekje vëllait të Vuçiçit" tha Rama.

Në fund një angazhim në emër të qeverisë shqiptare.

“Në do të luftojmë për vizionin e shpallur të kësaj force për rajonin për të luftuar për një paqe që garanton siguri të plotë sepse malli më i shtrenjtë që do të shtrenjtohet ditë për ditë është siguria”.

Rithemelimi dhe Partia Socialiste u dakordësuan të mërkurën e 11 tetorit,  në minutën e fundit për të miratuar një Rezolutë të përbashkët e cila e mbështet pa rezerva atë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës menjëherë pas sulmit të 24 shtatorit.

Por nga ana tjetër, PD e Lulzim Bashës nuk ra dakord me këtë projektrezolutë duke kërkuar që ajo të pasurohej me 3 amendamente të propozuara prej saj. PD kërkonte që 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hedhin hapin për njohjen e Kosovës, të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës si dhe të vendosen masa ndëshkuese për Serbinë.

Çfarë përmban Rezoluta?
1 -Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023.
2- Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës
3 - Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Seanca
Seanca e sotme e cila nisi në orën 10:00 zgjati deri në orën 17:00 të pasdites së sotme. Seanca nisi me një minutë heshtje për viktimat e luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Për Berishën Fjalimi i Ramës ishte shkruar në zyrën e Vuçiç. 

Në fund të seancës pas votimit të rezolutës, Opozita bllokoi foltoren pasi nuk pranonte që Nikolla të hidhte në votim pr/ligjet që u shtynë seancën e kaluar. Por pavarësisht kësaj maxhoranca i kaloi të gjitha nismat ligjore që duhej shumicë të thjeshtë votash, ndërsa rrëzoi me 70 vota kundër kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore për trajtimin e të dhënave personale, e 71 kundër atë kontratave publike në sektorin e Shëndetësisë. 

Gjithashtu u rrëzua me 71 vota kundër dhe kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e përbërjes së komisionit te Reformës Zgjedhore. Ish kryeministri Sali Berisha tha se ky veprim i kryeparlamentares, Nikolla ishte jo vetëm tinëzar, por një akt rrugaçërie i papërsërishtshëm.
Në fund të seancës kryetarja e parlamentit deklaroi se Gazment Bardhi nuk do të njihem më si kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe se do të zëvendësohej nga Lulzim Basha. 

Votimi i rezolutës
106 deputetë të pranishëm
101 vota pro 
1 abstenim Kreshnik Çollaku
Nuk votuan 
Arbi Agalliu
Eralda Bane
Orjola Pampuri
Enkelejd Alibeaj

I përjashtuar Gazment Bardhi reagoi në Twitter, dhe e akuzoi Kryeministrin për axhendë kundër interesit kombëtar.

“Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj” shkruan Bardhi.

 

Rezoluta e miratuar
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Pr/ligjet dhe pr/vendimet e tjera të miratuara sot në Kuvend

1697125372_kuvendiishqiperise.jpg

Në përfundim seanca vijoi me votimet e projektligjeve dhe projektvendimeve të shqyrtuara në seancën e kaluar.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 57/2019 ‘Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë’” u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin ‘Ndërtimi i urave të qëndrueshme, duke përdorur qasjen e programit me shumë faza’”' u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para anëtarësimit (IPA II), ratifikuar me ligjin nr. 3/2022" u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 34/2022 "Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë dhe Financat"", u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim;

Projektvendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr. 66/2021 "Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit", i ndryshuar" u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim;

Projektvendimin "Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat e të Dhënave Shtetërore", i cili u rrëzua me 70 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim;

Projektvendimi "Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë" u rrëzua me 71 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr 48 dt 09.06.2023 të Kuvendit “Përbërja e komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” u rrëzua me 71 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim.

Ora 18:15
FOTOT/ Me duar dhe këmbë, çfarë iu shpjegon Rama ministrave?

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të enjte në Kuvend, pasi u thirr nga opozita për një interpelancë për çështjen e Kosovës.

Ai mbajti një fjalim të gjatë, duke iu përgjigjur të gjitha akuzave në drejtim të tij.

Fotot e mëposhtme ndërkohë, tregojnë disa momente pikante nga seanca e kësaj të enjte.

Ora 17:50
Ishin në Kuvend, Report Tv zbardh emrat e 4 deputetëve të Bashës që nuk votuan rezolutën për Kosovën

1697125734_tabela.jpg

Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 101 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën për Kosovën.

 Në përfundim të mocionit me debat Kuvendi votoi pro rezolutës e cila dënon sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Nga 106 deputetë që ishin të pranishëm deputeti demokrat Kreshnik Çollaku abstenoi, ndërsa 4 deputetë të Lulzim Bashës nuk votuan.

Report Tv mëson se ata janë Arbi Agalliu, Eralda Bane,Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj.

Në rezolutë nuk u pranuan 3 amendamentet që propozoi Çollaku. 

1697125910_collakuvotime.jpg

Ora 17:21
Nikolla lexon letrën e Bashës në Kuvend: Bardhi nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së

 

Kryetarja e Kuvendit në fund të fjalës së saj ka lexuar edhe njoftimet të adresuara nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në njoftimin e lexuar nga Nikolla, u bë me dije se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e grupit të PD-së.

‘Bazuar në detyrimet ligjore, në mbështetje të vendimit të kryesisë së PD-së. dhe nenit tre të rregullores së brendshëm Gazment Bardhi nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së.’- tha Nikolla.

Ora 17:17
Çollaku: Rezolutë e papranueshme që të merrte votën time pro

 

Deputeti Kreshnik Çollaku tha në një dalje për mediat pas miratimit të rezolutës për Kosovën nga Kuvendi se teksti i rezolutës ishte një rezolutë me tre fjali dhe që e turpëron atë si deputet.

‘Qëndrimi i Vuçiç reflektohet duke mos deklaruar zyrtarisht autorësinë e Vuçiç si drejtues politik. Me një tekst të tillë kjo rezolutë sado e pangjyrë, ishte e pamundur të meritonte votën time pro. Rezolutë me tre fjali, që mua më turpëron si deputet, ti përgjigjet nevojave të Kosovës për ta buçitur të vërtetën e saj.' - tha Çollaku.

Ora 17:00
Kuvendi rrëzon dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, nuk miratohen as ndryshimet për 'Zgjedhoren'

Kuvendi ka rrëzuar dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe koncesionet ne shëndetësi. Gjithashtu është rrëzuar dhe kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e përbërjes së komisionit te Reformës Zgjedhore.

-Rrëzohet me 70 vota kërkesa për Komision Hetimor për daljen e të dhënave personale

-Rrëzohet me 71 vota kërkesa për Komision Hetimor për koncesionet në shëndetësi

-Rrëzohet me 71 vota kërkesa e Bardhit për ndryshim të Komisionit të Reformës zgjedhore

Ora 16:43
Sulmi me armë i serbëve, Kuvendi i Shqipërisë voton me 101 vota pro rezolutën në mbështetje të Kosovës

 

Kuvendi ka miratuar me 101 vota rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve në veri të Kosovës.

Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollakut.

Ora 14:39
Manja: Halli i vetëm i opozitës është se pse Rama është 10 hapa para tyre në politkiën e jashtme

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se kritikat e opozitës dhe sulmet ndaj Ramës janë vetëm për qëllime politike pasi edhe Kosovën e përdorin për qëllime elektorale.

‘Nga e gjen guximin Saliu apo dikush tjetër të më drejtojë gishtin mua apo kolegëve të mi dhe të më etiketojë në raport me Kosovën si patriot apo tradhtar? Kjo përdoret si retorikë politike për të shpëtuar në hallet e tij, apo për të dëmtuar qeverinë që nuk po i mund dot me veta. Halli është se pse kryeministri Rama është 10 hapa përpara tyre në politikën e jashtme. Ata veprojnë ekzaktësisht sesi e ka paralajmëruar Rama.

Shqipëria e ka bërë dje dhe e bën edhe sot me dinjitet, avokatinë e Kosovës. Kjo është detyra jonë.’- tha Manja.

Ora 13:55
Balla- opozitës: Përdorni Kosovën si instrument për të sulmuar Ramën! A thua se u djeg barku juve për vatanin

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ironizuar opozitën e cila sipas tij nuk ka folur aspak për Kosovën por merren me deklarata politike duke përdorur kryeministrin Rama.

‘Nga inati i politikës së ditës po rreken ta përdorin situatën si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. U pa sot edhe në shumicën e folësve, njëri që kishte 10 minuta harxhoi 9 minuta duke folur për kryeministrin. A thua se këtyre u djeg barku për Kosovën dhe vatanin. A thua se s'ka këtu ndonjë që patriotizmin e përdor si maskë për të fshehur tradhtinë që u duket nga këtu deri në fund të sallës. Shqipëria është dhe ka qenë gjithnjë krah popullit të Kosovës. Këtë e kemi detyrim kombëtar e politik. Sa më lart të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më i madh do jetë mbështetja jonë për Kosovën.’- tha Balla.

Ora 13:46
Açka: Fjalimi i Ramës skandaloz, mu duk si ftesë për Vuçiçin që të niste spastrimin në Kosovë

 

Deputetja Flutura Açka e ka cilësuar skandaloz fjalimin e kryeministrit Rama për çështjen e Kosovës.

‘As frymëzonte as kishte asgjë të re. Justifikime dhe ankesa pa fund ndaj sharjeve që i janë bërë. A thua se është Tom Akuçi dhe duhet të frymëzohet nga Facebook. Fjalimi skandaloz e përshëndet me poezinë e një autori Facebook-u. Për ta sharë Rusinë i thoshe 3 vargje: Rusi, Rusi ke qenë superfuqi tani s’je më. Kështu më bëri përshtypje edhe kryeministri sot me fjalimin e tij.

Pas takimit të Nanos me Millosheviçin ku pinë konjak, nisi gjenocidi serb ndaj Kosovës. Ndjej keqardhje për atë fjalim por do ndalem te 3 çështje.

1-      KFOR në veri

2-      Paralelizmi i Kosovës me atë të Izraelit që s’kanë sot asnjë gjë të përbashkët përveçse i paska rënë në gojë Bill Clintonit.

3-      Fjala e fundit e korregjuar e Nolenmen, fjala është thënë dhe është premtuar. Gazetari e kuptoi që do duhej bërë një qokë, Fjalimi i tij i sotëm mu duk një ftesë për Vuçiçin për të filluar spastrimin në Kosovë.’- tha Açka.

Ora 13:37
Ironizon Spiropali: As Berisha s’është tradhtar, por do më shumë partinë se atdheun, Nokën para flamurit

 

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit deklaroi se qeveria ka ngritur gjithmonë çështjen e Kosovës ndwrsa ironizoi Sali Berishwn.

“Pak ditë më parë, një mendje e mbrapsht, një psikikë e sëmurë llahtarisi opinionin publik. Dikush kishte balsamosur një shqiponjë. Simboli shqiptar ishte lënë të thahej në diell, me shpresë për t’u treguar nesër si tërheqje turistike ku shitje mish me tym duhani. Kështu do të desh armiku të ishim, do të thoshin dikur Rilindasit tanë.

Kështu do të na desh armiku, të mbërthyer në tela. Mbase do të thoshte secili, nga ata etër të kombit që flisnin për bashkim apo errësirë, edhe kur nxitonim që t’i kthenim fytyrën territ. Ne shpesh iu kemi dhënë shërbesë edhe armiqve. Tashmë po vjen një ditë, fiks disa që ka ardhur sot. Selam Sali se dhe për ty e kam. Kurrë ndonjëherë tjetër nuk ka qenë më e madhe, shqiptaria e dy anëve të Drinit. Si kurrë më parë, vërtetë me një mijë siklete, Shqiptaria është me duart të zgjidhura sot. Sot Shqipëria ulet me dinjitet, aty ku më parë do të ishte e pamendueshme të afroheshim. Java e fundit e shtatorit ishte agresion që frymëzohej nga fashizmi i ethshëm i Millosheviçit.

 Një polic i Republikës, u vra. Brenda pak orësh policia e Kosovës dha përgjigjen e duhur. Kusuri u largua matanë kufirit. Duke dënuar me forcë agresionin që në ditën e parë, dhe jo siç thonë ça që marrin peng banaqet e mediave. Të ngrihemi mbi retorikën që shihet nga data e zgjedhjeve. Në këtë sallë është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Këtu është derdhur më shumë helm se sa ka ujë Drini në pranverë.

Nuk besoj se në botën e sotme ka heronj të gjallë, pasi të gjallët kanë kohë të gabojnë. Nuk besoj se në vend ka tradhtar. Për mua, Saliu që është delenxhiu më i madh, s’është tradhtar, por ka dashur më shumë pushtetin e tij. Ai zgjidhet partinë para atdheun dhe Nokën para Flamurit, meqë e pash këtu.”, tha Spiropali.

Ora 13:34
Mediu: Kosova duhet të na bëjë bashkë, Kuvendi s’është sofra e kryeministrit që të flasë 2 orë

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se çështja e Kosovës do duhet të bënte bashkë Parlamentin. Mediu thotë se do duhet që mes Kosovës dhe Serbisë të rikthehet dialogu ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po përdor Kuvendin si sofër ku mund të flasë pa pushim.

‘Kosova nuk duhet të na ndajë por duhet të na bashkojë. Shqiptarët, kroatët edhe sllovenët janë viktima të gjenocidit të Serbisë sepse ata kanë menduar dhe mendojnë se janë pronarë të Ballkanit. Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës mund të krijojë një problem të vogël mes atë që ndodhi dhe mund të ndodh në veriun e Kosovës. Të rikthehet dialogu por duhet të përfshihet pa asnjë diskutim njohja  e Kosovës. Prandaj le të kemi ne një funksionim parlamentar logjik. Parlamenti nuk është sofra e kryeministrit s’mund të dëgjojë kryeministrin 2 orë.’- tha Mediu.

Ora 13:16
Berisha: Ramës ja bën fjalimet Vuçiçi, e nxori Albin Kurtin si djall me zile! I vemi qëllim i tij është ndarja e Kosovës për oreks të Serbisë

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ja shkruan fjalimet zyra e Aleksandër Vuçiçit.

‘Ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji e norme nga Parlamenti nga arbitrariteti i padronit tënd, si skllave e tij. Sot jam për të akuzuar atë që quajnë vëllanë e Vuçiçit ndërsa ne e kemi quajtur argat të Vuçiçit dhe Beogradit,. Në një kohë kur u arrit një konsensus për ti dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, sot kreu i juaj kishte ndërruar fjalim shkruesin. Fjalimi që lexoi sot para jush, është i shkruar në zyrat e Vuçiçit. Ky fjalim kishte në plan që në prag të samitit, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte, padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiçin. A e shihni si u përdor sot kjo platforme. Garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiçit çdo ditë, javë e muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm 1, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb.

Ju këtu, çfarë t’iu them? Ju jeni zero pas një numri. Ne ramë dakord pas një rezolute, kurse kreu i juaj pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit këtu lë një fjalim si të Gadafit, një orë e gjysmë. Bëri gjithçka për të vazhduar, përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës, sulmoi egërisisht kryeministrin e Kosovës.’- tha Berisha.

Ora 13:03
Bledi Çuçi i kthehet Tabakut: Lëre lojën politike, fjalimi yt ishte një ‘luftë’ kundër Ramës dhe Kuvendit

 

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka komentuar fjalimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku në Kuvend. Çuçi tha se duhej ta kishte lënë lojën politike, pasi fjalimi i saj ishte një luftë ndaj qeverisë dhe Kuvendit.

“Jorida duhej ta kishe lënë lojën politike, 90% e fjalës tuaj ishte luftë e pastër politike kundër qeverisë Ramës dhe parlamentit. Sulmi terrorist ndaj Kosovës i bërë më 24 shtator në veri ishte një grusht i rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovës, por gjithë Ballkanin. Kemi mbajtur qëndrim të prerë që  e mishëruam edhe në draftin që presim ta miratojmë sot, të shkruar nga ne, ku padisuktim pika e parë është shprehja e solidaritetit dhe përkrahjes së plotë të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, i kërkojmë institucioneve ndërkombëtare, institucioneve tona të ushtrojnë presion, që të hetohet organizmi i këtij akti terrorist dhe të vendosen masa për të gjitha institucionet që mund të kenë luajtur rol në përgatitjen e këtij sulmi”, tha Çuçi.

Ora 12:56
Tabaku sulmon kryeministrin: Mbështetja e Kosovës tregohet me vepra jo me fjalime të gjata! Këtu bëhet garë kush pëlqehet më shumë Rama apo Kurti

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka shprehur kritikën e saj për qasjen e Ramës dhe qeverisë ndaj çështjes së Kosovës. Tabaku u shpreh se qëndrimi ka qenë i ulët, aq sa sipas saj Rama po përdorte për të dalë më suprem se Albin Kurti.

‘Sulmi i 24 shtatorit, terrorist i një grupi të armatosur nga Serbia sigurisht që kishte qëllim primar destabilizmin me armën dhe cenueshmërinë e institucioneve të Kosovës dhe shtetit të saj. Fuqitë e barutit që përpiqen të rindezin konfliktet në rajon e jo rikthimin e fantazmave të së shkuarës.

Njeriu është ajo çfarë bën dhe ajo çfarë thotë por ne kemi dështuar sot në politikë dhe ministri ka dështuar i cili tha se çështja e Kosovës i takon politikës së jashtme. Kemi qenë të zënë se kush e do më shumë, a thua se matet atdhedashuria nga fjalimet e gjata dhe elokuenca. Përtej elokuencës, kanë rëndësi veprimet. Ky është shqetësimi i opozitës, a janë qëndrimet zyrtare të Shqipërisë jo vetëm para 24 shtatorit në favor të saj e të sigurisë së rajonit. Ne nuk kemi parë ende një qëndrim të qartë e të prerë në të drejtën e Kosovës në publikimin e provave e fakteve.

Kemi një garë të pakuptimtë se kush është më i pëlqyer kryeministri i Shqipërisë apo i Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet, sepse kjo seancë që ishte për të dënuar sulmet e Serbisë, pak është debatuar sot.”- tha Tabaku

Ora 12:56
'Hashim Thaçi, shqiponjë që pengon shumë koka politike', Rama: Arsyeja pse u braktis në Hagë

1697107579_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama foli dhe për ish-presidentin Hashim Thaçi i cili sipas tij është “një shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës”.

Në seancën në Kuvend të dedikuar çështjes së Kosovës, Rama ritheksoi se rruga e vetme për të normalizuar situatën mes Kosovës e Serbisë është dialogu dhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

"Hashim Thaçi natyrisht është një shqiponjë që edhe në kafazin e Hagës i pengon jo pak koka politike apo të politizuara shqiptarësh të mendojnë të lirë se si duhet ta fitojnë luftën diplomatike me Serbinë që u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike prej thuajse çerek shekulli nga Hashim Thaçi me shokë.  Që ngritën botën në këmbë me ato pushkët e tyre, shumëkush andej e disa këtej janë gati të djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jo thjesht jorganin e sigurisë së Kosovës bashkë me jorganin e sigurisë së Shqipërisë, por të djegin dhe procesin e formësimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. I cili kalon vetëm e vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut, normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë krah për krah me aleatët tanë, SHBA dhe BE. Asnjë shteg tjetër!

Për t’ja dalë këtij kryeqëllimi ekzistencial. Me këto plotëformimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk arrihet kurrë, përkundrazi shtyhet pafundësisht! Po të paktën është mirë që teoricienët dhe praktikantët e patriotizmit elektoral ta dëgjojnë këtu sot se për mua nuk ka nder më të madh se të jem i bashkëakuzuar me Hashim Thaçin si tradhtar në raport me Kosovën dhe nuk ka provë më të madhe se kjo për dritëshkurtësinë dhe papërgjegjshmërinë historike të përpiluesve të saj.  Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e UÇK-së, se lufta fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës pa të cilët nuk do ta kishte fituar kurrë luftën e nuk do ishte njohur kurrë si shtet e fatkeqësisht kujtojnë se lufta diplomatike ndaj Kosovës fitohet duke nxitur armiqësi ndaj qeverisë së Shqipërisë e pastaj ndaj meje personalisht”, tha Rama.

Ora 12:40
Çollaku: PS dhe Rithemelimi alenacë në heshtje për sulmin në veri! Përse nuk e kanë dënuar përfshirjen e Vuçiç në rezolutë

 

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha për mediat, pas fjalës së Ramës se ka një tentativë mes PS dhe Rithemelimit që të kalojën në heshtje sulmin në Kosovë. Sipas Çollakut, rezoluta e përbashkët ku nuk dënojnë përfshirjen e Vuçiç në sulm.

"Në bazë të procedurës duhet të kisha patur mundësinë për të bërë replikë. Mjerisht në sallë po ndodh një aleancë. Nikolla refuzon të më japë fjalën, fjala shkon te deputetë opozitarë dhe jo grup të PD. Duket se ka aleancë për të heshtur parlamenti Shqipërisë mbi Kosovën dhe situatën. Një draft rezolutë, shumë e varfër, minimaliste, ku edhe tek ky tekst, i referohet sulmit me datë 24 si njësi terroristësh serbë. Është ajo që thotë Vuçiç, nuk e ka mohuar se kanë qenë serbë të Kosovës, por mohon implikimin e Beogradit. E papranueshme që të pohohet ajo se çfarë thotë Vuçiç. Ky tekst është i papranueshëm. Kam kërkuar futjen e 3 amendamenteve, nuk e di se si do reagojë Nikolla dhe shumica, se ka një rakordim mes PS dhe Rithemelimit për ta heshtur këtë debat për të shkuar të kjo rezolutë e pakuptimtë", tha Çollaku. 

Ora 12:31
Ina Zhupa: Të kthehen kolegët e përjashtuar për procesin e votimit

 

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka kërkuar që të kthehen në seancë deputetët e përjashtuar të opozitës për të votuar rezolutën e përbashkët për Kosovën.

“Që në fillim të seancës kam kërkuar fjalën për procedurë. Dhe nuk kenii ju asnjë tagër sipas gjatësisë dhe gjinisë njerëzit që do marrin fjalën për procedurë. Në frymën e kësaj seance që ne kemi dalë me një rezolutë të përbashkët, unë do u thosha që të ktheheshin deputetët e përjashtuarve politike te mazhorancës. Mund ta konsideroni si një shenjë për të mos u ndarë me shumë përpjekje. Duhet të jenë prezent këtu ata deputetë. Ju i latë kohën kryeministrit të Serbisë 90 minuta të flasë ndonëse thatë se ishte koha e grupit. Ju çdo herë shpikni praktika të reja.”- tha Zhupa.

Ora 12:22
Rama: Asociacioni i komunave nuk është kali i rilindur i Trojës, por litar në këmbët e Serbisë

1697105435_ramanekuvend.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se Kurti ka mbajtur një qasje të gabuar në procesin e dialogut dhe nuk po pranon asociacionin e komunave serbe që do të thoshte stabilitet të Kosovës.

Asociacioni mistifikohet përditë si kali i rilindur i Trojës që aleatët strategjikë po duan ta fusin me hile në Prishtinë do të kthehet menjëherë një litar në këmbët e Beogradit.
Nëse asociacioni bëhet si duhet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë Serbia nuk do të lëvizë aq lirshëm sa ka lëvizur mes Brukselit dhe SHBA duke shfrytëzuar qasjen e gabur të Prishtinës në procesin e dialogut dhe duke nënvizuar në çdo rast si viktimë refuzimin me një çmim komplet të paarsyeshëm të një asociacioni komunash i cili i kyçur Brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të ishte i zhveshur nga çdo potencial për destabilizim të Kosovës. Këtë e kupton edhe bufi"

Ora 12:18
I përjashtuar nga Kuvendi, Bardhi: Rama nuk tha asnjë fjalë kundër Serbisë, vetëm mllef ndaj opozitës dhe Kosovës

1696942029_bardhi.jpg

Gamzent Bardhi, i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën. Bardhi thotë se Rama nuk tha asnjë fjalë kundër Kosovës, por tregoi vetëm mllefin që ka ndaj opozitës dhe Kosovës.

"E paimagjinueshme! Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë, asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të tij kundër interesit kombëtar, por vetëm mllef ndaj opozitës, Kosovës, institucioneve legjitime të Kosovës dhe tentativë për të nxitur përçarje irracionale të faktorit politik në Kosovë.

Fatmirësisht, Kuvendi i Shqipërisë nuk ra në kurthin e tij të përçarjes për çështjet me interes kombëtar, por ka gjetur dakordësinë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe për t’u distancuar nga qëndrimi personal i Edi Ramës kundër Kosovës, siç opozita kërkonte prej 2 javëve. Pas përpëlitjes 2 javore PS u tërhoq dhe Kuvendi i Shqipërisë është unifikuar me të gjithë faktorin politik në Kosovë, duke bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të.

Kjo shpjegon mllefin ndaj opozitës në Shqipëri, por nuk justifikon dot mungesën e reflektimit që edhe qeveria e Shqipërisë të unifikohet në qëndrime me qeverinë e Kosovës. Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj", shkruan Bardhi. 

Ora 12:13
Rama rrëfen çfarë i tha Clinton kokë më kokë: Thuaju atyre në Prishtinë, do ndodhë si me Arafatin dhe palestinezët

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Kosovës që të mos e humbasë shansin historik për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman.

Rama thotë se Kosova duhet të formojë asociacionin, që sipas tij është kthyer në një litar që po i shtrëngon fort këmbët e Republikës së Kosovës.

“E kam thënë së samitin e NATO, mbi domosdoshmërinë marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR. Fokusimi tek suksesi dhe jo dështimi i plantit franko gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk duhet mbajtur një litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe veç e largon objektin për tu bërë pjesë e OKB, NATO, BE.

Ai litar duhet këputur një orë e më parë. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë të ftohtë, për të kuptuar se ai as duke mos u bërë është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Të mos e shohësh këtë do të thuash që mos të duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër.

Kosova po rrezikon të humbasë shansin historik, të planit franko-gjerman për të bërë një progres në dialogun me Serbinë. Nëse bëhet si duhet në bashkëpunim me aleatët, Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur tërë këtë kohë mes Brukselit dhe Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në dialog”, tha Rama.

Rama solli në vëmendje edhe fjalët e Clinton për Kosovën. Duke paralelizuar situatën në Kosovë, me konfliktin ne Izrael-Palestinë, Rama tha se ajo çka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik.

“Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot.

Kosova shtoi Clinton jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. Ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi”, tha Rama.

Ora 12:07
Rezoluta për Kosovën/ Rama në Kuvend: Shqipëria nuk e ka luksin të mendojë e të luajë me dy porta, Kurrë

Kryeministri Edi Rama kujtoi amanetin kombëtar për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ndërsa nënvizoi se nuk ka luksin të mendojë të luajë me dy porta.

Kryeministri Edi Rama kujtoi amanetin kombëtar për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ndërsa nënvizoi se nuk ka luksin të mendojë të luajë me dy porta.

 

“Ne nuk e bëjmë as për tu dukur bukur në sytë e ndërkombëtarëve as për ti bërë favor Serbisë apo kujtdo tjetër në rajon por e bëjmë për veten tonë, Shqipërinë.

Ai fill na kërkon të bëhemi përfundimisht perëndimorët e Ballkanit jo ballkanasit e radhës që duan edhe të integrohen në perëndimit demokratik edhe ti gafurren njëri tjetrin si në Ballkanin antik. Në asnjë mënyrë Shqipëria nuk e ka luksin të mendojë e të luajë me dy porta. Kurrë.

Për qametin e madh të mëndjeve që tash 10 vjet çfarë nuk lëshojnë nga goja në këtë drejtim është si të mos lihet rast për të masakruar mua dhe PS me lloj lloj fantazish, shpifjesh, deformimesh dhe akuzash.  Ja pse në Prishtinë e në Tiranë nga profile publike apo mediatike, portale u nxit menjëherë pas ngjarjes së Banjskë, kundër meje personalisht si vëllai i Vuçiçit, doli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime në një prej trushplarjeve më të mëdha propagandistike,"tha Rama.

Ora 12:06
Rama i prerë: Do miratojmë rezolutën tonë, ato tuajat votojini në 7 partitë tuaja! Edhe mos më kërkoni kaq shumë, kur më merr malli vij vetë

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë se do të votohet rezoluta e propozuar nga PS dhe jo ajo e Rithemelimit. Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se rezolutën e tyre mund ta votojnë në 7 partitë e tyre, ndërsa edhe i ironizoi për bllokimin e foltoreve.

“Më keni kërkuar gjatë dhe u keni rënë shumë daulleve. Të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vij vetë, po s’më mori shkoni kapeni qeverinë kapni karrigen. Se e vetmja mënyrë për të marrë pushtetin është të merrni karriget kur PS është pushim. Ju fitoni ne qeverisim. Votoni rezolutën tonë pastaj ato rezolutat tuaja votojini në 7 partitë e tua. Ne do miratojmë këtë, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me qeverinë e Kosovës dhe do vijojmë sesi do të vazhdojmë më tutje për sigurinë e padiskutueshme që duam për Shqipërinë e këtej e andej bjeshkëve.”- tha Rama.

Ora 11:59
Rama: Neveri të cilësohet Ramush Haradinaj tradhtar i kombit! Me atë kam pasur konflikt personal, jo si me Albinin që e kam mik

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në seancën e posaçme për Kosovë në Kuvend i cilësoi të neveritshme sulmet ndaj Ramush Haradinajt në rrjetet sociale, pas publikimit të një video ku ai shihet duke trokitur gotat me përfaqësuesit e Listës serbe.

Rama u shpreh se vetëm në sajë të Haradinajt dhe komandantëve të tjerë të UÇK që kanë bërë luftën e vërtetë me Serbinë fashiste, ata që e etiketojnë sot tradhtar të kombit kanë këtë liri që po gëzojë duke shpifur në rrjetet sociale, e cila është siç tha edhe e tepërt.

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër.  Ndërsa me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar. 

Gjithashtu, fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe.  E dini si është puna, Ramush Haradinaj si çdo komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë fashiste, dhe si çdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambient privat dhe prapë të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze duke u futur në rreth si tradhtar i kombit.  Turpi i mbuloftë ata që sot e harrojnë se pa qindra mijëra Ramushët e UÇK s’do gëzonin lirinë  e shprehjes deri në abuzim që kanë sot”, tha Rama.

Ora 11:57
Rama: Presidentin serb do e takoj gjithnjë, sepse kjo është në interesin tonë! Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç e ka takuar dhe do ta vazhdojë ta takojë sepse është në interesin e Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë të angazhuar për paqen. Ai u shpreh se roli i Shqipërisë është si pjesë e Evropës në Ballkan.

“Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po ti drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj saher ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës dhe Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB. Këto po bën asgjë po bën, kush se kupton dot do e kuptojë për nesër. ”- tha Rama.

Ora 11:56
'Kosova, tokë e askujt', Rama: Financial Times bëri një lapsus, u përdor nga sazhexhinjtë e Tiranës dhe Prishtinës

 

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën në Financial Times se “Kosova ishte tokë e askujt”, duke u shprehur se ishte një lapsus në zbardhje i gazetarit britanik. Rama tha se kjo u keqshfrytëzua qëllimisht nga persona të caktuar në Prishtinë dhe Tiranë.

“Nuk kam shpresë se do të ma lehtësojë akuzën për tradhtar përderisa edhe një lapsus Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës time të dhënë në telefon, kishte harruar fjalën ‘veri’ përpara fjalës “Kosovë”, e cila u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘non man’s land’. Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontrol dhe asnjë mundësi të parashikosh se cfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, no man’s land. Shumë e thjeshtë. U nxjerr nga një kontekst, u keqshfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazexhinjtë dokmatikë, nga kalenxhinjtë e Prishtinës dhe Tiranës, përfshirë dhe të planetit non grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës të shërbimit tim ndaj Beogradit.

Dihet shumë mirë, atyre që propagandojnë akt akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as përgjigja ime, as debati i shëndetsëhm demokratik por vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve në krizës në veri të Kosovës. ato thonj juve ju interesojnë dhe kjo është sot tragjedia e Kosovës. E vërteta më e hidhur është që kjo tollovi germash shqip në lumenjtë e marrëzive të thëna dhe të shkruara nga të dyja anët, gjaku i dëshmorëve të Kosovës, nga ai i komandantit legjendar tek ai i efektivit të policisë, përzihet me vrerin e inateve politike provinciale dhe shpërndahet në rrjete sociale me video të porositura për të diskretituar Thaçin, Veselin, Haradinajn, Isa Mustafën…nuk më bën dëm mua. Kjo është e vërteta më e hidhur. Na bën dëm ne, i bën dëm dinjitetit të Kosovës, marrëdhënies së Kosovës. I bën dëm procesit të shtet njohjes përfundimtare të Kosovës.”, u shpreh Rama.

Ora 11:54
Rama i ashpër me Kosovën: Pyes veten sa herë rrotullohet në varr Ibrahim Rrugova kur ju i bëni karshillëk komunitetit euroatlantik

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me Kosovën. Në Kuvend ai tha se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik.

“E mendoj shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik. Ndërkohë që ai kom përmes Francës dhe Gjermanisë u ka vënë në tryezë një plan, por nuk arrin ti mbajë dot ulur në tavolinë deri kur të dorëzohet Serbia diplomatikisht në tavolinë. Kush ka interes të ikë nga tavolina, Serbia apo Kosova. Kush ka interes që atë tavolinë ta kapë dhe mos ta lëshojë më Kosova apo Serbia, them me vete shyqyr që iku pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij, pa u kryqëzuar si axha i Vuçiç”, tha Rama.

Ora 11:49
Rama: Vendimi i gjykatës së Hagës është vendimtar për Kosovën, por qorrbelaja politike e ka mendjen të urrejë Hashim Thaçin

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën e cila sipas tij nuk po shfaqet e shqetësuar sa duhet për Kosovën sepse nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë për gjyqin e Hagës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. Rama thotë se mbështetja reale e Kosovës duhej treguar këtu, gjë që politika shqiptare jo vetëm që nuk e bën por e përdor për qëllime politike.

‘Po pse se keni nxjerrë njëherë një fjalë gojë, qoftë edhe ta lani për atë dramë që nuk luhet vetëm për Thaçin e luftëtarët e UÇK-së, por mbi pastërtinë e flamurit të Kosovës por edhe për figurën e Kosovës në sytë e botës. A ka mundësi vërtetë të mos e kuptoni se ata të Kosovës e kuptojnë, se nesër Kosova mund ti ketë shigjeta në fytyrë jo vetëm nga Gjykata e Hagës por nga palë nga shtete, jo njëjtë me tonat, të cilët do thonë se Gjykata provoi se ai shtet ka lindur nga krimet kundër njerëzimit. O Zot, vetëm mendimi se mund të dalë Gjykata e Hagës për t’u kthyer në argument për ta ndalur progresin e Kosovës duhet të na lërë pa gjumë. Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptareve në historinë e tyre është një tjetër sa banale aq edhe koherente. Me gjithë thelbin e qorrbelasë politike që na përndjek, urrejtja e Hashim Thaçin si fitimtar i luftës dhe të fitonte paqen.’- tha Rama.

Ora 11:42
Rama- opozitës: Ju që sollët rezolutën, pse nuk keni përgatitur një draft për procesin gjyqësor ndaj Thaçit! Kuvendi nuk është bahçja e 7 partive tuaja

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar rezolutën që opozita ka propozuar për të dënuar sulmin ndaj Kosovës. Rama tha se përse nuk kanë sjellë asnjëherë rezoluta për ti bërë thirrje botës demokratike të hulumtojë burimin nga rrjedh procesi gjyqësor për Thaçin dhe tre komandantët e tjerë.

"Ata që e sollën draft rezolutën, që sjellin rregullisht drafte të tilla deri për ta çuar në këmbë nga varri armatën e viktimave të komunizmit. A na e thonë dot pse nuk e kanë sjell deri më sot ndonjë draft rezolutë për ti bërë thirrje botës demokratike të hulumtojë burimin nga rrjedh procesi gjyqësor për Thaçin dhe tre komandantët e tjerë dhe të monitorojë se si po respektohet atë proces parimi shenjtë demokratik i prezumimit të pafajësisë. Unë di ta them pse nuk e ka sjellë dhe s’ka për ta sjellë, ja pse. Ky është kuvendi i një shteti, nuk është bahçja e 7 partive tuaja, i një shteti që ka mjetet në dispozicion për ta ngritur ndërkombëtarisht këtë shqetësim dhe do ta bëjë kurdoherë përballë kujtdo që duhet ta dëgjojë të vërtetën rrëqethëse mbi rrjedhën e këtij procesi", tha Rama. 

Ora 11:39
Rama thumbon Kurtin: Ka në Tiranë e Prishtinë nga ata që nuk duan të kuptojnë që Shqipëria është zë i fortë në SHBA e BE! Kjo, nuk ndodhi se unë vesh atlete nëpër samite

Kryeministri Rama i kujton Albin Kurtit por dhe opozitës në Kuvend se Shqipëria sot është një faktor aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe një zë i fortë në arenën ndërkombëtare.

 

Puna është se në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë që Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja në arenën ndërkombëtare. Nëse sot ne respektohemi si absolutisht të barabartë në çdo instancë dhe rrethanë. Vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë që tregojmë me fjalë e me vepra. Pyetemi nga të gjithë aktorët kryesorë të komunitetit Euroatlantik që na konsultojnë rregullisht për problematikat rajonale.

Çmohemi si vend serioz që i besohet rol me rëndësi në tryezat ndërkombëtare, më e fundit zgjedhja e Shqipërisë në këshillin e të drejtave të njeriut të OKB-së, apo na kërkohen mikpritje samitesh të rëndësishme të këtij komuniteti këtu në Shqipëri.

Gjëra të paimagjinueshme deri disa vite më parë. Kjo nuk ndodh se unë vesh atlete nëpër samite dhe as se ata që na besojnë nuk dinë çfarë bëjnë apo nuk kanë se ku të mblidhen. Kjo ndodh vetëm se ne e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri dhe politikën tonë të jashtme në një stad të ri dhe pozicionin e shtetit tonë në rajon në një majë të re. Shembullit të kahershëm si faktor paqeje e stabilitetit rajonal I kemi thënë një rrezatim të ri prej një anëtari të denjë e të përgjegjshëm të komunitetit euroatlantik aktiv në mbrojtjen e interesit strategjik të paqes stabilitetit dhe progresit në rajon" tha Rama.

Ora 11:33
Ironizon Rama: Shani Ramoviçin më shumë se Vuçiçin, bëni luftë civile në Facebook pastaj thoni ju vodhëm votat! Fitorja në zgjedhjet e ardhshme do jetë edhe më e madhe

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe lidhjet që i bëjnë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Rama thotë se kjo ‘arenë lufte’ dhe përdorjes së personalitetit politik me fyerje dhe jo me argumente i ka shndërruar deklaratat politike në luftë civile dixhitale. Rama më pas përmendi fitoren në Kukës nga ku ironizoi edhe arsyen e përdorur nga opozita për humbje ndërsa garantoi se PS do jetë fituese edhe në 2025.

“Kush nuk ka mizë nën kësulë, dhe kush nuk ka gurë për të hedhur pa e fshehur dorën bën luttën civile kur është për të bërë luftën, dhe bën paqen astehrrë kur duhet të bëjnë paqen. Ata që harrojnë se pa Ramushat e të tjerët s’do kishin lirinë e fjalës, ku sot shahen shqiptarë me shqiptarë që ka degraduar si luftë civile që e merr fryëzimin këtu.

Tjetri sulmohet për t’i rrëzuar personalitetin dhe jo argumentin. Rroftë sebepi i Serbisë se tradhtarët s’janë dosido, Edvin Radoviçi, bjerini tastjerës për të luftuar me Ramoviçin, më shumë madje sesa me Vuçiçin. Këtu në Tiranë kështu fitohen me imagjinatën e së shkuarës ata që mendojnë se do jenë në të ardhmen. Siç ndodhi në Kukës, se natyrisht vota u vodh nga dora e Vuçiçit. Por megjithatë fitorja ishte më e fortë dhe do jetë edhe më e fortë në zgjedhjet e ardhshme, do ta shikoni.

Procesi i Berlinit, gëzon mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe për here të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Shqipëria ëhstë shtet me një pozicionim gjithnjë e më të konsoliduar.”- tha Rama.

Ora 11:26
Rama: KFOR nuk është ushtri pushtuese në Kosovë, ku e kemi garancinë që s’do përsëritet sërish ai sulm

 

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur në Kuvend thirrjen që KFOR të marrë kontrollin e plotë në veri. Kreu i qeverisë tha se ku ka garanci që mos të ndodhë sërish e njëjta situatë si vrasja e policit në veri, apo madje edhe më keq. Sipas Ramës, Kosova duhet të arrijë paqen me Serbinë, armikun dhe jo me vëllanë.

“Mua kjo mënyrë e qasjes ndaj një problemi serioz më duket si alibi për ta mbajtur gjallë burimin e konfliktit. KFOR nuk është ushtri pushtuese në Kosovë, është njësia çlirimtare e ndërkombëtare të Kosovës. Apo nuk e mbani mend gjithë, kjo kalon dhe kur tjetri ta ruan shpinën pas shumë vitesh, pasi ta ka shpëtuar dhe kokën ekziston dhe mundësia që fillon gënjen mendjen se rreziku nuk ekziston më, të duket edhe sikur që ai të ruan po spiunon për llogari të atij që të shpëtoi kokën. KFOR do vazhdojë të rrijë në Kosovë derisa dialogu të jetë kryetar me sukës dhe Kosova të jetë njohur si shtet nga të gjithë. Kush e sheh sovranitetin e kërcënuar nga kërkesa ime duhet tu shpjegojë shqiptarëve pse rrejta e veriut është carë nga katër anët. Si futen armatimet, çafër garancish ka që vrasja e efektivi s’do përsëritet. Cila është rruga e përparimit drejt qëllimit strategjik të njohjes përfundimtare të Kosovës përmes dialogut nga aleatët i cili kërkon vetvetiu qetësi atje. Dhe ai mund të garantohet qetësi atje në mënyrë përfundimtare nëse nuk garantohet paqja zyrtare. Dhe jo me mua po me Shqipërinë, me Serbinë. Se paqja bëhet me armikun, nuk bëhet me vëllain. Mbi të gjitha për cilën arsye në botë më tregoni këtë se kam kuptuar nga kjo histori është se nuk jam aq i mençur sa të gjithë këta që e shikojnë ndryshe këtë histori, pse duhet harxhuar kaq shumë kohë në një rrugë kaq zhgënjyese”, tha Rama.

Ora 11:16
KFOR të marrë kontrollin në veri të Kosovës? Rama: Duhet, sepse s’ka forca të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën! Kritikët janë të njëjtët enveristë që quajnë Evropën ‘kuçkë’

 

Kryeministri Rama ka folur edhe për deklaratën e tij pak ditë më parë lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe në fund të njohjes përfundimtare të shtetit të Kosovës. Rama tha se ndonëse e cilësojnë si tradhtar sa herë që thotë diçka e bind se ka të drejtë, sepse Kosovën sipas tij e përdorin politikisht.

‘Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat si vëllau  i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.

E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur. ‘

Ora 11:08
Rama: Kosova po humb shansin historik të planit franko-gjerman! Të formojë asociacionin, litar që ia ka lidhur këmbët

 

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Kosovës që të mos e humbasë shansin historik për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman. Rama thotë se Kosova duhet të formojë asociacionin, që sipas tij është kthyer në një litar që po i shtrëngon fort këmbët e Republikës së Kosovës.

“E kam thënë së samitin e NATO, mbi domosdoshmërinë marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR. Fokusimi tek suksesi dhe jo dështimi i plantit franko gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk duhet mbajtur një litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe veç e largon objektin për tu bërë pjesë e OKB, NATO, BE. Ai litar duhet këputur një orë e më parë. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë të ftohtë, për të kuptuar se ai as duke mos u bërë është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Të mos e shohësh këtë do të thuash që mos të duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova po rrezikon të humbasë shansin historik, të planit franko-gjerman për të bërë një progres në dialogun me Serbinë. Nëse bëhet si duhet në bashkëpunim me aleatët, Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur tërë këtë kohë mes Brukselit dhe Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në dialog”, tha Rama.

Ora 11:08
Dialogu Kosovë - Serbi, Rama akuzon Kurtin: Dobësoi diplomatikisht Kosovën në sy të BE-së e SHBA- së! Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës

 

Rama e konsideroi sulmin në veri të Kosovës si ngjarja më e rëndë Kosovë – Serbi pas vitit 1999.

Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se qëndrimi që po mban në lidhje me dialogun me Serbinë është për konsum të brendshëm politik ndërsa Shqipëria është zë i fortë në Bruksel dhe SHBA për Kosovën. Madje Rama shkoi më tej duke thënë se Kurti po 'sulmon' qeverinë e Shqipërisë pikërisht për politikën e tij elektorale.

Të mos harrojë askush kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i të cilit është më i dëgjuar dhe më i respektuar kur flitet për rajonin e sidomos për marrëdhëniet Kosovë – Serbin ë Bruksel apo në Ëashington kjo që bëmë ishte më shumë sesa një deklarim i papritur i Shqipërisë. Ishte një manifestim pakënaqësie e mosdakordësie konstruktive për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e rëndë të asaj ngjarjeje në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta në normalizim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal

Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral sic janë prej kohësëh tani më dhe e them me keqardhje një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë dhe qeverisë sonë përmes zërva të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Bruksel për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo vetëm me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes por dhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë dhe lidhur me çfarë vjen çfarë mund të vijë dhe nesër’\

Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së si dhe vetëviktimimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë.

Ora 11:02
Kritikat për qëndrimin ndaj Kosovës, Rama: Trushplarje propagandistike, përdorni vrasjen e policit për qëllime elektorale! Marifete politike për të nxitur armiqësi

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për kritikat që opozita shqiptare por edhe një sërë personalitetesh në Kosovë kanë bërë ndaj tij dhe PS-së për qëndrimet e mbajtura nga Shqipëria për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë. Rama tha se është shumë e ulët të përdoret vrasja e një polici për qëllime elektorale dhe për shpifje të kësaj natyre. Sipas tij, këto deklarata janë marifete politike për të luajtur me opinionin publik të popullatës si dhe për të nxitur armiqësinë përmes trushplarjes propagandistike.

‘Beogradi zyrtar mban një përgjegjësi të madhe përderisa nuk e dënoi por e mbuloi me flamurin kombëtar të zisë.

Kështu e lexuam, kështu e gjykuam dhe e trajtuam ne sulmin e Banjskës. Puna është se politika në Shqipëri nuk e kupton se Shqipëria e djeshme nuk është njëjtë si dikur në Rajon.

Ne vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë me vepra, pyetemi nga çdo aktor i jashtëm, kryesojmë konferenca shumë të rëndësishme. Bëhemi vendi ku mirëpresim samite. Kjo ndodh vetëm e vetëm sepse ne e kemi ngritur nivelin e Shqipërisë në një vend të ri dhe në një maj të re. Shqipërisë i kemi dhënë një rrezatim të ri si një anëtar i përgjegjshëm i një vendi proeuroatlantik. Saherë e kemi dëgjuar ta thonë të gjithë me krenari se Shqipëria është faktor paqeje dhe stabiliteti, por ndryshimi është se ka qenë pasiv, ndërsa sot është një ndër më aktivët. Kjo shihet gjithnjë e më me respekt nga bashkësia ndërkombëtare. Por ne e bëjmë për veten tonë në radhë të parë, për Shqipërinë dhe për të gjithë kombin shqiptar.

Interesi ynë strategjik i një paqeje, përfundimtare ne funksion të sigurisë, prosperitetit ekonomik dhe social është në përputhje të plotë qoftë në interesin tonë kombëtar qoftë strategjik. Qasja jonë kërkon ndërtimin e urave, mes tyre edhe me Serbinë. Dhe ku është problemi për qëndrimin tonë për Basnjkën, për qametin që prej 10 vjetësh cca nuk nxirret nga goja për këta. Si nuk lini rast pa sulmuar mua dhe PS? Ja pse në Prishtinë dhe në Tiranë nga profile publike apo mediatike, portale u nxit menjëherë pas ngjarjes së Basnjës, kundër meje personalisht si vëllai i Vuçiçit. Kur i doli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime në një prej trushplarjeve më të mëdha propagandistike. Ishte keqardhje shfrytëzimi i policit të vrarë për qëllime elektorale. Me ushqimin e ndjenjave armiqësore për mua, por duke harruar efektet përçarëve të këtyre marifeteve politike të etur për sherr. Për të ardhur keq, keqpërdoruresit të cilët fryjnë njerëzit në armiqësi.’- tha Rama.

Ora 10:54
Moslinjëzimi i Shqipërisë me deklaratën e BE për Kosovën, Rama zbulon për herë të parë komunikimet me unionin: Ja pse e morëm vendimin

 

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend ka zbuluar për herë të parë komunikimin me Bashkimin Europian për moslinjëzimin e Shqipërisë për herë të parë me deklaratën e BE-së në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023. Rama thotë se kishin kërkuar një deklaratë të dytë për dënimin e organizatorëve të sulmit kriminal në veri, si edhe dënimin e zisë kombëtare, mirëpo kreu i qeverisë theksoi se BE u kishte shpjeguar se sipas procedurave nuk mund të dilnin me një deklaratë tjetër aq shpejt. Për këtë arsye Rama tha se vendosën që mos të linjëzoheshin me deklaratën e BE.

“Ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë serbi qysh pas vitit 1999. Ende më keq, ngjarja kriminale ishte pasur nga një kat i papranueshëm zyrtar. Shpallje zie në Beograd. Prandaj ua bëmë të qartë miqve se për tu linjëzuar me atë deklaratë që ishte krejt normale nëse agresioni s’do kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE, ku do dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit kriminal, qoftë organizatorët e zisë kombëtare në Beograd dhe të kërkohej fillimi i menjëhershëm i një hetimi ndërkombëtar. Na shpjeguan që kohën dhe procedurat e BE nuk e mundësonin dot një deklaratë të dytë, sipas nesh e domosdoshme në të njëjtën kohë me të parën. Dua ta bëj të qartë se moslinjëzim ne politikën e jashtme të be nuk është fjalë goje për një vend kandidat që synon anëtarësimin në be dhe që përgatite të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet pikërisht me politiken e jashtme. Nuk është as një akt heroizmi, por ia mbetet një akt politike, kundërshtie në dokumentet tona me Brukselin”, tha Rama.

Ora 10:46
Rama: Ai agresion nxori thonjtë e krizës dhe ja nguli mu në fyt dialogut dhe njohjes së Kosovës! Shfaqje e shëmtuar nga Serbia, ndezi llambën e vjetër të konfliktit të dy vendeve

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës ku ka dënuar sulmin nga terroristët serbë.

‘Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë edhe sot sipas rregullores së kuvendit që na imponon këtë debat ndonëse dihet se nga kush dhe pse kërkohet ky debat.

Megjithatë unë do them të vërtetat e mia. Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.

Ngujimi i kriminalëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb. Ndërsa shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita.

Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë gërmë për Shqipërinë.’- tha Rama.

Ora 10:39
Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Rama në Kuvend: Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kujt ja drejton?! Propagandë ‘kinse patriotike’

 

Kryeministri Edi Rama në kuvend ka komentuar rezolutën e përbashkët për Kosovën. Ndërsa PS është tërhequr nga drafti i saj dhe është pranuar rezoluta e PS, Rama ka shfaqur hapur kritikat për draftin e rezolutës, duke thënë se kjo është një rezolutë që është shfaqur si propagandë e opozitës kundër qeverisë. Rama tha “Cilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës”.

"Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kosovës pas ngjarje strategjike ku u vra Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri të Kosovës. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre që u drejtohen për mbështetje politike fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë. Po kuvendi i Shqipërisë pjesë e NATO, vend kandidat për BE, vend që ka ulësen, rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, ambasadorët në të gjithë organizmat, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës. Cili është qëllimi. Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Rezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e programacionit kundër qeverisë, herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore, herë me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21", tha Rama. 

 

Ora 10:32
Rezoluta e përbashkët për Kosovën, kritika e Çollakut: Janë thjesht 3 fjali që mbështesin Vuçiçin! Edhe opozita serbe ka më shumë kurajë se ne, mua ky tekst më fyen

 

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka kritikuar rezolutën e propozuar nga Rithemelimi dhe mazhoranca për Kosovën. Çollaku thotë se në rezolutë janë thjesht 3 fjali që nuk tregon mbështetjen e Shqipërisë siç duhet për Kosovën. Sipas tij, ajo rezolutë s’ka mundur dot të bëjë as atë që ka bërë opozita e Serbisë karshi Vuçiçit.

‘Do ndalesha dhe te rezoluta e përbashkët për Kosovën, kam qenë gjithnjë në favor. Por zonja kryetare e kuvendit referuar asaj që vendosi konferenca e kryetarëve do duhej që për këtë të ishte mbledhur Komisioni i Politikës së Jashtme, unë ndihem i fyer, sepse s’është mbledhur asnjë orë.

Dhe unë sot, shoh që keni mbërritur me një tekst, me një rezolutë me vetëm 3 fjali për Kosovën, sigurisht fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, po dhe këtë pa e cituar. A jeni në vete? Po ky është detyrim kushtetues. Kjo është arritja e madhe? Kaq është zëri i Shqipërisë. Ju e dini që Kosova është në situatë të brishtë ndërkombëtare, ka gjëra që i thotë dhe nuk i thotë. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës.

Akt kriminal i një njësie terroristësh serbe, thoni në preambulë. Kaq? Po këtë e thotë edhe Vuçiç. Po aq sa opozita serbe s’kemi ne kurajë të themi që Vuçiç është përgjegjës. Ky tekst më fyen.’- tha Çollaku.

Ora 10:31
Tensione në Kuvend, Salianji i zë vendin Ramës në foltore, kryeministri e pret në këmbë

 

Deputeti Ervin Salianji nuk lëshon foltoren e Kuvendit. Ai kërkon fjalën për procedurë, mirëpo kryetarja e kuvendit ia ka dhënë kryeministrit Edi Rama i cili po zhvillon një interpelancë me Kreshnik Çollakun për Kosovën.

Salinaji: S’mund ta marrësh peng seancën.

Nikolla: jemi në mes të interpelancës. S’mund ta merrni ju peng interpelancën. Ju lutem uluni.

Ora 10:25
Çollaku interpelancë me Ramën për Kosovën: Deklarata jote që KFOR ta marrë në kontroll, do ishte një hap drejt ndarjes së veriut

 

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku po zhvillon një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për veriun e Kosovës. Çollaku i kërkon Ramës të sqarojë deklaratat e tij që veriu KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

“Më datën 19 qershor, në një status në tëitter, duke iu shtuar atyre që e kishin vënë në presion Kurtin për të tërhequr forcat speciale nga veri, keni deklaruar se albin dil nga vetizolimi deeskalo situatën, tërhiq forcat speciale, ose në të kundërt rezulton të keni një republika të KFOR në veri dhe at lamtumirë sovranitetit të Kosovës. Më 24 qershor e dini se ca ndodhi, një komande e armatosur serbësh tentuan me një agresion të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës.. po të mos kishte qenë reagimi i policisë së Kosovës, që iu i bënit presion, kufirit rrezikonte të ishte në Ibë.

Pas ngjarjes, ju me disa raste dhe në media të huaja keni kërkuar nga KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Do ishte një shpallje e padeklaruar, do ishte një hap drejt ndarjes së veriut. Në një intervistë diku, si nëpër radhë, shpresoj nga keqkuptimi, keni deklaruar se veriu është një tokë pa zot. Rama nëse do më thoni të gjitha këtij janë lapsuse apo gafa politike, do tërhiqesha në vend dhe do thoja njerëz ndjesë kryeministri është gabuar.

Ka shumë diplomatë të huaj që janë të familjarizuar me tezën se ndarja e Kosovës mund të jetë zgjidhja permanente e zgjidhjes së krizës. Po ju kryeministër e besoni këtë? Një zgjidhje e qëndrueshme? A besoni se mund të hapej loja e ndarjes së territoreve në Ballkan? A mund t’ia deklaroni këtë shqiptarëve? Apo duhet të sqaroni publikun shqiptar që këto ide do të jenë të papranueshme, për ju Kosovën dhe popullin”, tha Çollaku.

Ora 10:17
Kuvend/ Lufta në Izrael, nis me një minutë heshtje seanca plenare! I pranishëm në Parlament edhe Rama

  

Ka nisur me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare për shkak të luftës në Izrael. I pranishëm në këtë seancë është edhe kryeministri Rama. Ditën e sotme pritet të miratohet rezoluta e përbashkët e mazhorancës dhe opozitës për Kosovën.

Ora 10:07
Dakordësia për rezolutë të përbashkët për Kosovën, Berisha: Arritje e madhe kombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komnetuar para nisjes së Kuvendit dakordësinë mes opozitës dhe maxhorancës për të miratuar një rezolutë të përbashkët që dënon sulmin në veri të Kosovës. Berisha dha se kjo është arritje e madhe kombëtare dhe që është e rëndësishme se sot deputetët do të votojnë mbështetjen e plotë për rezolutën e Parlamentit të Kosovës.

"Për interesat e kombit shqiptar, që nga viti 2013 gjer më sot, ne kemi qenë në pozita të kundërta në qëndrimin ndaj Kosovës me PS-në dhe Edi Ramën dhe kjo është shumë e njohur. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, mendoj unë se duhet të ndërtohen së pari në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Sado që jemi vëllezër, nuk jemi një shtet dual, jemi dy shtete të pavarura.  Dhe në këtë kontekst, respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy shtetet, është kusht themelor se është respektim i sovranitetit.

Kjo nuk ka ndodhur në këto 10 vite, të mos hyj këtu për të listuar të gjitha aktet. Mendoj se konsensusi shënon një arritje të madhe kombëtare. Se u ra dakord të mbështetej plotësisht rezoluta e Kosovës. Këtë prisnin shqiptarët e Kosovës nga parlamenti i Shqipërisë, priste çdo shqiptar që e do këtë vend. Plus dy rekomandime të tjera. Tani mund të thoni ju se çfarë ndodhi? Aq sa mund ta merrni vesh se çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, me promotorin e tij, mund të merret vesh. Po për ne, rëndësi ka që deputetët sot do të votojnë mbështetjen e plotë për rezolutën e Parlamentit të Kosovës dhe ky është një akt shumë i rëndësishëm në një moment shumë të rëndësishëm", tha Berisha.

Draft rezoluta për Kosovën
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramovici: 13/10/2023 12:11

    Ik or pall ti saliovici bashovici metovici te duket vetja erdogani ty rrot jeni nje tuf qelbesirash ae talleni me nje popull te gnith te pacip po hajde se do jepni llogari ne mos ne kete bot ne tjtren u erdhi ora yua ruash albinit se te pakten eshte njeri jo si ju plera te pangopura

    Përgjigju
  • edi: 13/10/2023 08:39

    Sipas Rames qenka perdorur polici i vrareper qellime elektorale dhe ndoshta per kete ka te drejte sepse e ka nga praktika kur e ngriti popullinkunder qeverise Berisha (dhe vete u rehatua ne bar) dhe perfitoi nga 4"deshmoret e tij" per te ardhur ne pushtet (por perfitoi dhe nga matrapazi Meta qe shet ç'do gje) dhe asnjehere nuk beri nje akuze nda Berishes perveçse ndonje komenti ne gazeta.

    Përgjigju
  • Nardi: 12/10/2023 17:42

    Prandaj ka ecur Shqiperia me Sali qenin ne krye!jeni ju te drejtorise se llte qe e shkaterruat Shqiperine mene krye komandantin tuaj legjendar Sekretari Partise shokun Berisha.

    Përgjigju
  • Linda: 12/10/2023 17:04

    Sot ne parlament duhet te hapej videoja e zhvillimit te mbledhjes se perbashket te Kuvendit te Shqiperis me Kuvendin e Kosoves qe u zhvillua ne Tirane e ta kujtojm te gjithe kush eshte Sali Berisha dhe " besniket "e tij te kujtojm se si kucedrat u larguan si tradhetare nga kuvendi dhe sot kerkojn te besojm se po ju digjet zemra per Kosoven!Jasht politikes shqiptare Sali Berisha ,Jorida Tabaku,Gazmend Bardhi,Flutra Acka,Ilir Meta qe te marri frume thelle politika shqiptare!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/10/2023 15:50

    Ah more SALIHSALUHKBITISHA I VIÇIDOLIT ti ke qene,je dhe do te mbetesh qeni me besnik i Beogradit nga tere paraardhesit dhe bashkepolitikanet e tu-liken e mones dhe kryerilindasin rama. Rrace e poshter komunisti,hajduti,krimineli dhe korruptuesi.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/10/2023 14:20

    ALBIN KURTI I KOSOVES ËSHTË I PAKORRUPTUAR NE OPIONIN SUPERMASIV MBARSHQIPTAR NE RAJONIN E BALLKANIT. ALBINI KA QENE DHE MBETET FAKTOR PERKRAHES E ZBATUES NR.1 NE BALLKAN PER PLANIN FRANKO-GJERMAN TE BE. KETE AI E ÇIMENTOJ DUKE QENE KUNDER TEORISE DHE PRAKTIKES SE BALLKANIT TE SHQYER TE NISMETAREVE VUÇIÇ BEOGRADI-RAMA TIRANËS. LLOGJET E KRYERILINDASIT RAMA JANE ARTIKULIME TE KOMPLEKSIT TE FAJIT.

    Përgjigju
  • Liria: 12/10/2023 13:52

    Mjaftë më me teatrër me zëra fëmijësh dhe krijime të riturish.Mallëngjini është hiprokizi në kub.Lërini fjalimet patetike dhe HIPOKRITE MOJ ZONJ dhe shiko drejtë dhe me obbektivitet.Z(sh) Shkrimtare por përpara se ta mbyllë po të kujtoj një shkrim të një BURRI të madh si SHEFQET MUSARAJ me EPOOEN E BALIIT KOMBËTAR(nqs nuk e ke haruar)atë të patkonjve.

    Përgjigju
  • Maks: 12/10/2023 13:01

    Nuk kish si ndodhte ndryshe. Trashegimtari i Enverizmit, Rama, nuk mund te enverizoje rehat dhe i qete pa asgjesuar cdo rrezik qe i cenon vijen e "partise. Kercenimi ndaj tij dhe te ngjashmit regjim ne Serbi eshte pikerisht Albin Kurti dhe levizja e tij politike e votuar lirisht nga populli i Kosoves, perkunder te korruptuarve sipas modelit ramo-berishian te Shqiperise, ose si vetnjihen "ata te luftes". Cirret si patriot i mekur per planin 'frank-gjerman'por nga ana tjeter godet gjykimin ndaj te korruptuarve me ne balle Thacin ne Hage. Sikur nuk qe pjese e planit BE-SHBA. Fundja ndaj dhe paguhet ne kolateral ende nga ca kolltukofage amerikane deri ne kancerizim total te vendit.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/10/2023 12:54

    Qendrimi i sotem i kryerilindasit per rezoluten per Kosoven eshte QENDRIM TIPIK I FAJTORIT NDAJ KOMPLEKSIT TE FAJIT dhe kjo ishte e do te jete e priteshme per mbi 80% e shqiptarëve kendej e andej kufirit. Edhe zhurma e opozites ne kuvend eshte ne te njejten hulli,ne ate te KOMPLEKSIT TË FAJIT. Etja per pushtet e pasuri ka bere e ben punen e saj kunder interesave madhore jo vetëm kombetare por edhe atyre humane.

    Përgjigju
  • Maks: 12/10/2023 12:25

    Ky fjalim i rames me pelqeu shum Por me shum ajo pergjigje per patriotet e FB Kur ishte koha luftes ja mbathen si lepuj Dhe kur ua dhurun lirin shaj clieimtaret Hajde trima te FB dilni ne balle tani dhe mbroni kosoven nga Serbia e europa

    Përgjigju
  • Adi: 12/10/2023 12:14

    Rama është rrugaç, ka qenë dhe do mbetet i tillë! Kosova nuk formon asociacione o gomar! Asociacionin e formon bashkësia e kooperativave, muzikantëve, blegtorët, por jo shteti o fyell......

    Përgjigju
  • e drejta: 12/10/2023 11:45

    FORCA STRATEG...SHPELLARET LE TE LLAPIN SE ATE PUNE KANE (NUK KUPTOJNE ASGJE)

    Përgjigju
    • Drejtoria II: 12/10/2023 12:40

      Shpellaret jane pjese integrale e ketij kembepalari qe eshte ne sherbim te haleve te kombit

  • Jona: 12/10/2023 11:27

    Nje ceshtje qe ka prekur te gjithe rajonin dhe duhet te zgjidhet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Lola: 12/10/2023 11:22

    gjithmone do te jemi prane kosoves ne momentet e tyre me te veshtira

    Përgjigju
  • indrit: 12/10/2023 11:05

    gjithmone ne mbrojtje te kosoves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg