Sot shënohet 'Dita e Evropës', çfarë domethënie ka data 9 maj! Hohmann: Ndihuni krenarë! Shqipëria bërë përparime! Dhuka: Europa është këtu

Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Europës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Sot Dita e Evropës, Xhaçka: Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar

1683632537_3455866561800603749858203091273731977273020n.jpg

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë një mesazh në Ditën e Evropës. Xhaçka thotë se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të kësaj ëndrre të popullit shqiptar.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta.

Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar. 

Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së.”- tha Xhaçka.

Ora 12:02
Dita e Europës/ Rama: Gëzuar

9 maji shënon Ditën e Europës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Evropës.

“Gëzuar Ditën e Europës”- shkruan Rama, krahas një fotoje që tregon se edhe Shqipëria është Evropë..

 

Ora 11:24
Dita e Europës, Begaj: Shikojmë drejt së ardhmes, e qartë se Shqipëria i përket BE-së

1681378009_Screenshot3.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Ditën e Evropës duke dhënë mesazhin se duhet të shikojmë drejt së ardhmes që Shqipëria të jetë pjesë e BE.

“Le të festojmë sot në Ditën e Evropës unitetin dhe paqen, vlera që Shqipëria i ndan me të gjitha vendet evropiane.

Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se Shqipëria i përket BE-së për shkak të lidhjeve të saj kulturore, historike dhe politike me Evropën”, shkroi Begaj.

Ora 11:01
‘9 maji’/ Kryenegociatorja për integrimin në BE: Europa është këtu

 

Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka është shprehur se Shqipëria i gëzon të gjitha vlerat si një vend Europian, ku theksuar se fokusi janë të rinjtë.

“Europa është këtu! Viti 2022 ishte një vit shumë i rëndësishëm dhe historik për Shqipërinë. Hapëm negociatat për t’u bërë anëtarë të BE. Që prej korrikut të vitit të shkuar kemi punuar intensivisht në procesin e negociatave. Të gjitha institucionet e angazhuara me profesionalizëm në kalimin e fazës së parë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE. Sot dita e Europës, dita e solidaritetit, sundimit të ligjit, demokracisë, diversistetit kulturor. Ne ndajmë të njëjtat vlera me BE. Identiteti ynë thellësisht europianë. Perspektiva e të qenit vend anëtarë e afërt. BE në raste të ndryshme ka dhënë mesazhe të forta, që integrimi është i vërtetë dhe pranë.  

Sot në fakt dua të ndalem tek të rinjtë. Shqipëria është një vend i ri, një nga vlerat më të mëdha që Shqipëria do të sjell në familjen europiane. Të rinjtë janë burimi energjisë. Shqipëria ka shumë cilësi, gatimin, artizanatin, artin, të aftësive sipërmarrësve, inovacionit...etj. Shqipëria po punon për të ndërtuar më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e aftësive. Unë do përmend disa prej tyre, garancia rinore, një nisëm nën modelin e BE, që po e zhvillojmë përpara se të jemi anëtarë të Be. Nisma mbështetje e madhe për të rinjtë, duke zhvilluar aftësitë. Kjo veçanërisht për ata të rinj që s’janë pjesë e tregut të punës, për t’i dhënë këtyre mundësi punësimi. Një tjetër mundësi është hapja e 10 qendrave të inovacionit rinor, për t’i dhënë të rinjve inovator për të transformuar ekonominë shqiptare drejt integrimit në BE. Ardhja e kolegjit të Europës është një mundësi për t’u aftësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen europiane në vendin tonë. Dua t’ju uroj gëzuar ditën e Europës”, tha Majlinda Dhuka.

Ora 10:54
‘9 maj’/ Hohmann: Shqipëria ka bërë shumë përpara këtë vit! Këtë ditë duhet ta festojmë të gjithë

 

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë përpara. Ajo tha se Shqipëria do duhet të ndihet shumë krenare për të gjitha arritjet, duke theksuar se kjo ditë e Europës.

“Përpara 1 viti nuk ishin çelur negociatat me Shqipërinë, sot jemi në muajin maj dhe në korrik vjet ishte konferenca e parë ndërqeveritare. Shqiptarët duhet të jenë shumë krenar, keni ecur goxha në këto 10-12 muaj. Ka ende shumë për t’u bërë që Shqipëria të jetë shtet anëtarë me të drejta të plota. Shqipëria është Europë, s’mund ta theksoj më shumë se kaq këtë gjë. Dita e Europës duhet të festohet me të gjithë. S’ka vend më të mirë se ky vend që jemi sot në Malin e Dajtit për të festuar rininë e Shqipërisë. Kemi malin e Dajtit që duket gjithandej nga Tirana. Me aftësitë e duhura do ecni përpara më shpejt. S’bëhet fjalë për një profesion, po të shikoni rrjetin social të delegacionit ka shumë aftësi në përbërje të ekipit tonë. Pse mos të vendosni aftësinë tuaj në një video dhe të rrëfeni ju se si përfitoni ju nga këto aftësi. Kjo është sfida jonë kryesore në Shqipëri. Na duhen përpjekjet e përbashkëta. Edhe pse jemi në mal, ndonjëherë ia vlen të bësh një hap pas e të reflektosh për ato gjëra që janë bërë”, tha Hohman, ambasadore e BE në Tiranë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 09/05/2023 09:31

    FEUDALIZMI EU...: TE JEP I ÇIK LEK PER TI LEPIRE BUZET PER TE TI NGRENE KALAMAJT....FEUDALIZMIT MERJA LEKUN DHE IK SA S'ESHTE BERE VON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë