Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodh, për shkak të politikës

Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodh, për shkak të politikës

Berisha, Rama e Meta

Politikat e gabuara dhe babëzia e madhe për të vjedhur gjithçka, e kanë  shndërruar  Shqipërinë në një vend ku shteti shihet si bagëti që mund të milet, ligji si i bërë enkas për t’u shkelur dhe ndershmëria si turp që duhet fshehur.

Ëndrra për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa rezultoi një shajni vezulluese që nuk u përmbush asnjëherë.

Që ky vend të kishte probleme me votën e lirë, me shtetin ligjor apo të mos zgjidhte problemin e pronës për të vajtur tek i zoti, askush nuk e ka çuar ndër mend teksa ka parë rrokullimën e bustit të Diktatorit në sheshin e kryeqytetit.

Askush nuk e ka menduar se pas 32 vitesh në Shqipëri do të sundonte e njëjta klasë politike, e cila riciklon vetveten me akuza dhe kundërakuza, ku i akuzuari herë shndërrohet në akuzonjës dhe e kundërta, ku i pari është më i dytë se i dyti dhe i dyti pretendon se është më i parë se gjithë të parër.

Dështimi më i madh i politikës në Shqipëri është se nuk diti asnjëherë të sakrifikojë pushtetin për të ndërtuar shtetin, nuk ndërtoi asnjëherë një administratë profesionale të pavarur nga militantizmi, një gjyqësor të drejtë për të gjithë dhe jo vetëm për një pjesë.

Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodh.

Janë 3 dekada dështim pas dështimi, zhgënjim pas zhgënjimi.

Ëndrrat dhe idealet e fillimit u tradhëtuan duke i lënë ëndërronjësit dhe idealistët djerë.

Sot nuk bën asgjë habi, nuk çuditet kush, nuk reagon askush, nuk shqetësohet kurrkush.

Sot, në vend që të mbushnin sheshet, njerëzit mbushin autobusët.

Ata nuk shpresojnë tek pushteti dhe fatkeqësisht nuk shohin dritë tek opozita.

Kemi bërë përpara përsa i përket makutërisë dhe epshit tonë për të vjedhur dhe për ta parë pushtetin si mënyrë të lehtë pasurimi, por kemi bërë prapa përsa i përket vlerave dhe moralit.

Jemi shoqëri që kemi nevojë për një shkundje të madhe, duke u futur në shinat e vlerave dhe të besimit në disa parime.

Përndryshe, e keqja do të thellohet përditë e më shumë, njëkohësisht me largimin e njerëzve përditë e më të madh.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës