Komiteti Teknik nuk ndryshon masat! Ora policore në 20:00, mësim online për gjimnaze në 10 bashki! Pezullim të fluturimeve me Britaninë (VIDEO)

TIRANË- Masat e dy javëve më parë kanë dhënë efekte, sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi nuk ka pasur një përkeqësim të situatës me COVID në vendin tonë! Për pasojë, ekspertët kanë marrë vendimin që këto masat që vijojnë të qëndrojnë në fuqi, pa një afat të caktuar.

Që do të thotë, që ora policore do të nisë në 20:00. Në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet të konsideruara si vatra kryesore të përhapjes së COVID, mësimi do të vijojë online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë, si edhe nuk do të ketë fluturime nga/në Britaninë e Madhe, ku dhe është shfaqur varianti i ri i koronavirusit. Ndalur këtu, zv.ministrja e Shëndetësisë, njëkohësish edhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se nuk është marrë ende një përgjigje nga laboratori i Londrës, për mostrat e dërguara nga Shqipëria nëse kanë mbërritur në Shqipëria variantet e reja të këtij virusi.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se në ndryshim nga muajt e parë të pandemisë, ka një rritje të moshave të reja të të prekurve, më konkretisht 75% e rasteve të reja në muajin shkurt janë të moshave 15-54 vjeç. Nga ana tjetër, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se ka pasur një rritje të të shtruarve në spitale, por hapja e spitaleve rajonale, ka ndikuar që të mos ketë kaos dhe që fluksi të jetë i përballueshëm.

Duke u ndalur te mënyra se si do të procedohet me të infektuarit me COVID në zgjedhjet e 25 prillit, Rakacolli tha po diskutohet, por nuk ka ende një vendim. Në 24 orët e fundit ka vijuar të shënohet një numër shumë i lartë i të vdekurve nga COVID në vendin tonë. 1021 persona kanë rezultuar të infektuar dhe 19 pacientë kanë humbur jetën.

Masat anti COVID në fuqi
1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Rakacolli: Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, zgjidhni orarin e përshtatshëm

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli është ndalur të flasë edhe për situatën e COVID në autobusëve, në një kohë kur ato janë të tejmbushur.

“Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale. Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes. Ndaj, duhet të drejtohemi tek bindja dhe tek ajo që nuk duhet t’i shkelim dhe të respektojmë distancën. Në spitalet e tjetra të vendit janë ata pacientë postcovid, apo ata që presin në triazhim. Të sëmurët me covid trajtohen vetëm në ato spitale që janë shpallur si të tillë.”, tha ajo.

Ora 11:25
Si do të votojnë të sëmurët me COVID? Përgjigjet Rakacolli

1614248451_rakacolli.jpg

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli e pyetur në lidhje me mënyrën sesi do të votojnë qytetarët e infektuar me COVID, tha se kjo gjë po shikohet më vëmendje dhe shumë shpejt do të kenë në vendim

Rakacolli: Për sa i përket pyetjes së dytë është një gjë që e kemi në vëmendje, shumë shpejt do të kemi një vendim.

Ora 11:24
A ka mbërritur varianti britanik i COVID në vendin tonë? Përgjigjet Fico: Kemi dyshime të arsyeshme (VIDEO)

Kemi dyshime të arsyeshme se varianti britanik i COVID, mund të ketë mbërritur në vendin tonë.

Kështu bëri me dije drejtoresha e ISHP-së Albana Fico e cila tha se duke parë dinamikën e rasteve të reja të COVID në vendin tonë dhe shtimin e menjëhershëm të rasteve, ka dyshime të arsyeshme se mund të ketë ardhur. Por sipas Ficos me variantin anglez ose jo ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të respektojmë masat.

Rakacolli: Është një vëmendje shumë e madhe e jona. Po i ndjekim dhe kemi komunikime të rëndësishme me ISHP, por fatkeqësisht akoma nuk na kanë sjellë një përgjigje për të cilët jemi tejet shumë të interesuar, pasi do të kemi më të qartë mënyrën e përballimit.

Fico: Ka një kohëzgjatje të caktuar analiza e mostrës, janë çuar në laboratorin numër një në botë dhe kontaktojmë me to. Ato kanë pyetjet e tyre për të marrë informacionet e tyre. Ajo gjë që askush nuk mund ta ndryshojë është se nuk ka prioritizim, me mutacion pa mutacion ne kemi shifrat, ku kemi një dyshim të arsyeshëm. Fakti që kemi një dinamikë moshore të re, një shtim të menjëhershëm të rasteve, janë të gjithë elementë. Me firmën e Anglisë dhe pa firmën e Anglisë kemi një dyshim të arsyeshëm. Ne duhet të marrim të mirëqenë faktin se virusi është këtu. E rëndësishme është përkujdesja e çdo kujt dhe zbatimi i masave. Biznese tregtare dhe qytetarë jemi në një moment ku akoma kemi mundësi reale për të kthyer këtë faqe të historisë aty ku duhet.

Ora 11:13
Brataj: Kemi rritje të shtrimeve në spitale, maksimumi u arrit më 15 shkurt (VIDEO)

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se kemi një rritje të shtrimeve në spitale. Maksimumi ai tha  se është arritur me 15 shkurt.

“Fakti pozitiv është te kontrolli i indiktarëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15. Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital.

Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119. Ska rritje proigrasive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë situate në kontroll. Sa i përket spitaleve rajonale ndihmojnë në menaxhim të situatës. Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Dibra vijojnë të jenë në listën me numrin më të lartë të të infektuarve”, tha ai.

Ora 11:12
Ora policore në 20:00, mësim online në gjimnaze e pezullim të fluturimeve me Britaninë! Mbeten në fuqi masat anti-COVID (VIDEO)

Mbeten në fuqi masat anti-COVID të dy javëve me parë. 

"Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbetet aty,duke i vlerësuar në kohëra më të shkurta. pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze", tha Rakacolli. 

Ora 11:09
Fico: 79% e rasteve pozitive me COVID janë të moshave 15-54 vjeç (VIDEO)

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë një përpmbledhje të situatës së COVID në Shqipëri. Ajo tha se 9% e rasteve pozitive me COVID janë të moshave 15-54 vjeç.

Mesatarja e javës së 7 ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm, incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim të komunitar të gjerë ka një tendencë ulje, moshat ka ndryshime dinamike, moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive. Ka një vlerë se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm, siç janë distancimi fizik. Apel për të qenë të qartë që ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë. Fillimi i vaksinimit është si për të gjithë botën është fillimi i rrugëtimit për të parë dritën në fund të tunelit, por kjo nuk mund të na vetëkënaq", tha Fico.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/02/2021 00:07

    Znj.Rakacolli,me mire t'ju kishe thene :<< LE TE HANE KEK! >>.Njerezit nuk marrin autobuzin per qejf,nga halli e kane.C'fare budallalleqesh thua :<< te zgjedhin orarin>>??!! Ja ta zeme se ata qe presin autobuzin e kane orarin 9.a.m-5.p.m,e u duhet te jene ne pune ne oren 9.00.Sipas logjikes tende prej <<eksperteje>>,duhet te vendosin me llotari, ose me mirebesim mes tyre, kush do t'a marre autobuzin i pari,te tjeret te shkojne me kembe,t'a zeme nga Kombinati ne Kinostudio,dhe rruges po i doli shpirti nga hundet ndonjerit, te beje nje << ndalese clodhese>> ne QSTU.Gjeja me e mire do ishte :shtoni autobuzet,shpeshtoni orarin e tyre dhe vendosni nga nje-dy police, ne prag pensioni,ne cdo autobuz qe t'i detyrojne me te mire ose me force udhetaret te mbajne maska e t'i mbajne ne menyre korekte.Kush s'ka maske,te mos lejohet te hyje ne autobuz,keshtu vepron bota perendimore.

    Përgjigju
  • Rama: 25/02/2021 21:27

    Si nuk i vret ndergjegja kto biba , ne vend qe te marrin masa qe te ulet numri i te semureve neper spitale e njerezit ta marrin sherbimin sic duhet, na bejne teorira kot.gjithe keto te vdekur dhe asnje s do tja dije.

    Përgjigju
  • goni: 25/02/2021 20:07

    ste detyron njeri thote kjo karja ,po se ne pune ikim kur te duam ne o odiote ,apo jemi me makine te bytha te gjithe dhe eshtevfaji yne...a je nevterezi cfare flet o debile do dalim dy ore perpara qe te ikim ne kembe ne pune o idiote.... per me teper mos jep mend kot se sje as mjeke infeksiiniste asgje orej gjeje ,je neurologe so shut the fuck up

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja