Sot luhet supersfida Gjermani- Itali, një përballje e cila është konsideruar si finalja e këtij evropiani. Dy gjigandët e futbollit përplasen sot në çerekfinalen e tretë.
Për gjermanët ky është një shans për të përmbysur historinë dhe për të mposhtur për herë të parë pas 50 vitesh Italinë . Panzerat nuk kanë mposhtur kurrë axurrët në një kompeticion europian ose botëror duke numëruar gjithsej 4 barazime dhe 4 humbje në 8 përballje në turne. Por pavarësisht se historia nuk është në anën e kampionëve të botës, trajneri i gjermanisë Joakim Lëv është i bindur për atë që do ndodh sot.
“Nuk kemi aspak frikë sepse unë besoj tek kapacitet që kanë futbollistët e mi. Humbjet e fundit përballë tyre në evenimentet madhore nuk i marr në konsideratë, pasi nuk ishim ende një skuadër e konsoliduar, por tani gjërat kanë ndryshuar. Të gjithë gabojmë, ashtu siç edhe ne gabuam kundër tyre.Por, tashme gjërat kanë ndryshuar”, është shprehur Lëv.
Sipas tij Italia është një skuadër që i duhej pasur frika dhe se nga kjo përballje do të dal dhe favoriti kryesor për të fituar në Euro 2016.
Nga ana tjetër trajneri Conte është shprehur se sfida Gjermani- Itali është nga ato ndeshje ku lojtarët duhet të japin 120% të tyre.
“Këto janë ndeshje ku duhet të luash në 120%, janë ndeshje shumë fizike. Duhet që të jesh jo pothuajse mirë, por shumë mirë. Unë kam besim te i gjithë grupi, Përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, në këtë moment më i mirë se Spanja, janë kampionë të botës. Kanë gjithçka për një skuadër të fortë, teknikë, talent, forcë fizike. Kanë organizim, besoj se janë skuadra më e kompletuar në botë”.
Përsa i përket formacionit të dy skuadrave, Lëv i ka të gjithë futbollistët e gatshëm e nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit me Sllovakinë.
Në formacionin italian De Rosi mund të mos luaj dhe në vend të tij pritet të jetë Sturaro. Skuadra vijon të jetë e ngarkuar me kartona ku janë plot 11 futbollistë që nëse do të ndëshkohen në ndeshjen e sotme me Italinë, nuk do të luajnë në gjysmëfinalen e mundshme.
Supersfida Gjermani- Itali do të luhet në orën 21:00 në Stade de Bordeaux nën gjykimin e hungarezit Viktor Kasai.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com