SHBA - Këtë të premte duke nisur nga ora 18:00 me kohën shqiptare, në Washington, u mbajt me madhështi ceremonia e shortit për grupet e Kupës së Botës 2026. Për herë të parë Botërori do ketë 48 kombëtare të ndara në 12 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa po për herë të parë do mbahet në tre shtete dhe në 16 qytete.
Nëse kalon Poloninë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesen e çiftit Ukrainë - Suedi, kombëtarja shqiptare e futbollit do vendoset në Grupin F të finaleve të Kupës së Botës 2026. Rivalë për tanët do jenë (gjithmonë nëse kalon) emra si Holanda, Japonia dhe Tunizia.
Nga ana tjetër, Kosova, nëse kalon Sllovakinë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesin e çiftit Turqi - Rumani, do vendoset në Grupin D të Kupës së Botës, me rivalë si SHBA, Paraguai dhe Australia.
Italia, nëse kalon nga faza play-off do vendosej në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën. Grupi I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë duket i fortë, ndërsa edhe Grupi L me Anglinë, Kroacinë, Ganën dhe Panamanë premton spektakël.
Nga rezultatet e fazës së grupeve do kalojnë në fazën me eliminim dy skuadrat më të mira të çdo grupi (24), si dhe tetë ekipet e treta me më shumë pikë (8). Këto 32 ekipe do vijojnë garën në fazën me eliminim direkt.
Për herë të parë në këtë turne, katër kombëtaret e renditura si më të mirat në renditjen e FIFA-s (Argjentinë - Spanjë dhe Francë - Angli), nuk do përballen mes tyre deri në finale nëse ia dalin të kualifikohen si të parat e grupeve respektive.
Më 11 qershor, në 'Estadio Azteca', skuadra meksikane e drejtuar nga Javier Aguirre do të nisë turneun pikërisht kundër Afrikës së Jugut, duke rikthyer përballjen që hapi Kupën e Botës 2010, 15 vite më parë.
Në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA pati spektakël me këngë dhe performanca, ku nuk munguan figurat më në zë të skenës botërore. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u vlerësua me ‘Çmimin e Paqes’ për kontributin e zbutjes së konflikteve në botë.
Grupet e Kupës së Botës 2026:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Fituesi i Play-off D (Danimarka, Maqedonia e Veriut, Çekia ose Irlanda)
Grupi B: Kanada, fituesi i Play-off A (Italia, Uellsi, Irlanda e Veriut ose Bosnje Hercegovina), Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, fituesi i Play-off C (Kosova, Turqia, Sllovakia ose Rumania)
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, fituesi i Play-off B (Shqipëria, Polonia, Ukraina ose Suedia), Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, fituesi Play-off 2 (Irak vs Bolivi - Suriname), Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, fituesi Play-off 1 (Kongo/ Xhamajka-Kaledonia e Re), Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Ndeshjet play-off:
Faza play-off ndërkombëtare
Kaledonia e Re - Xhamajka vs Republika Demokratike e Kongos
Bolivia - Suriname vs Irak
Faza play-off, zona UEFA - Ndeshjet gjysmëfinale
Italia - Irlandë e Veriut
Ukrainë - Suedi
Turqi - Rumani
Danimarkë - Maqedoni e Veriut
Uells - Bosnjë Hercegovinë
Poloni - Shqipëri
Sllovaki - Kosovë
Çekia - Irlandë
Përballjet finale të fituesve
Uells - Bosnjë Hercegovinë vs Italia - Irlandë e Veriut
Ukrainë - Suedi vs Poloni - Shqipëri
Sllovaki - Kosovë vs Turqi - Rumani
Çeki - Irlandë vs Danimarkë - Maqedoni e Veriut

Grupet e Kupës së Botës 2026

Historia ka një mënyrë të veçantë për t’u përsëritur. 16 vjet pas përballjes të paharrueshme të 11 qershorit 2010 në Johannesburg, Meksika dhe Afrika e Jugut do të ndeshen përsëri në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.
Kjo rastësi e fatit na rikthen kujtimet e golit legjendar të Siphiwe Tshabalala dhe barazimit 1-1 që shënoi fillimin e Kupës së Botës të parë të zhvilluar në kontinentin afrikan.
Për këtë edicion të vitit 2026, atmosfera do të jetë krejtësisht ndryshe, këtë herë, dy ekipet do të përballen në Estadio Azteca në Ciudad de México, një stadium ikonë të futbollit latin dhe një skenë për disa nga momentet më të paharrueshme të këtij sporti.
Për Afrikën e Jugut, rikthimi në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës është një mundësi e rrallë, pothuajse historike, për të kujtuar botës se ata mund të garojnë me elitat e futbollit, pikërisht ashtu siç bënë në vitin 2010.
Ky turne do të shënojë fillimin e Kupës së Botës 2026, edicioni i parë me 48 ekipe, një turne i zgjeruar dhe i riformatuar.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ishte fituesi i "Çmimit të Paqes FIFA" për herë të parë, të cilin organizata e futbollit e dha gjatë shortit të Kupës së Botës 2026 në Washington.
“Kjo është medalja jote”, i tha Infantino presidentit amerikan.
“Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë. Kjo do të jetë një ngjarje e paprecedentë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë.
Gianni Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, keni vendosur një rekord të ri në shitjet e biletave. Është një imazh i mirë për ju dhe lojën e futbollit, siç e quajmë ne. Është përtej shifrave që mendonim. Bota është një vend më i sigurt tani”, tha Trump.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino beson se Kupa e Botës 2026 do t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.
Në hapjen e ceremonisë së shortit për Kupën e Botës, deklaroi se mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin eventin madhështor.
“Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori. Do të kemi shtatë milionë njerëz në stadiume. Gjashtë miliardë njerëz do ta shohin Kupën e Botës në shtëpi dhe përreth botës. Kjo është si të zhvillohen 104 Super Bouls brenda një muaji. Është gjigante. Sonte jemi këtu për të festuar”, deklaroi ai.
42 nga 48 skuadrat finaliste të Kupës së Botës 2026 janë mësuar tanimë, katër nga të cilat janë debutuese në turneun më të madh të futbollit botëror. Mes tyre janë Kepi i Gjelbër, Curacao, Jordania dhe Uzbekistan, të cilat do të përjetojnë emocionet e para në një Kupë Bote.
Kepi i Gjelbër, me rreth 600,000 banorë, u bë vendi i tretë më i vogël që kualifikohet për Botërorin pas Islandës në 2018, duke mposhtur Eswatin. Suksesi i tyre është rezultat i një zhvillimi të qëndrueshëm në futboll gjatë 40 viteve të fundit dhe i një strategjie për të gjetur lojtarë me lidhje me vendin në mbarë botën, duke përfshirë gjashtë lojtarë të lindur në Holandë dhe një irlandez, Roberto Lopes, i cili u ftua të luante për Cape Verde përmes LinkedIn.
Curacao, me vetëm 150,000 banorë, do të bëhet vendi më i vogël që do të marrë pjesë në Botëror. Ata siguruan kualifikimin pas një barazimi ndaj Xhamajkës dhe do të udhëhiqen nga Dick Advocaat, 78 vjeç, i cili do të bëhet trajneri më i moshuar në historinë e turneut. Curacao ka arritur një rritje të jashtëzakonshme, duke kaluar nga vendi i 150-të në renditjen botërore të FIFA-s në 82-të në vetëm dhjetë vite.
Nga Azia, Jordania dhe Uzbekistani bëjnë debutimin e tyre, me uzbekët që kanë lojtarë të shquar si mbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov, i pari nga Uzbekistani që luan në Premier League.
Sot në orën 18:00 në Washington do tërhiqen goglat dhe do mësohen 12 grupet me nga katër skuadrat për fazën finale të Kupës së Botës 2026. FIFA është kujdesur që ky event të jetë një shfaqje e mirëfilltë, ku nuk do mungojnë krerët e tre vendeve organizatore, SHBA, Meksikë dhe Kanada, si edhe figurat më të spikatura të artit dhe sportit botëror.
Programi do të prezantohet nga supermodelja gjermane Heidi Klum dhe ajo do të shoqërohet nga aktorët amerikanë Kevin Hart dhe Danny Ramirez.
Ceremonia e hedhjes së shortit do të drejtohet nga ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand, me ndihmën e prezantueses Samantha Johnson, ndërsa lojtari legjendar i futbollit amerikan Eli Manning do t'i mirëpresë të ftuarit në tapetin e kuq.
Goglat do të tërhiqen nga katër legjenda të sportit në Amerikë, por çuditërisht asnjëri prej tyre nuk është lojtar futbolli. Ata janë, ish-lojtari i futbollit amerikan Tom Brady, ish-lojtari i hokejit Wayne Gretzky, lojtari i bejsbollit Aaron Judge dhe ish-basketbollisti Shaquille O'Neal.
A legendary multi-sport line-up at the Final Draw for the FIFA World Cup 2026 ?
— FIFA (@FIFAcom) December 3, 2025
Read more about who will be conducting and assisting the draw on Friday, 5 December 2025?

Këtë të premte në orën 18:00 me atë shqiptare, në Washington, FIFA do organizojë shortin për grupet e Kupës së Botës 2026. Yjet e botës së sportit dhe jo vetëm, do jenë prezent në ceremoninë që do ketë sytë e botës.
Gjithashtu, kryeministri kanadez Mark Carney, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike, ku bota do të zbulojë përbërjen e 12 grupeve me nga katër skuadra për Kupën e parë të Botës me 48 ekipe.
Finalet e Botërorit 2026 do mbahen nga 11 qershori - 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Komente








Po kaloj Shqipëria tregon se kemi nje bum turistik
Përgjigju