Sot u kryen 1028 vaksina, Rama poston foto e të moshuarve mbi 80 vjeç, të cilët u vaksinuan

Sot u kryen 1028 vaksina, Rama poston foto e të moshuarve mbi 80 vjeç, të cilët u vaksinuan

Vaksinimi i popullsisë në vendin tonë kundër COVID-19 është një proces që vijon çdo ditë. Procesi i vaksinimit ka filluar në shumë qytete të vendit ku përveç bluzave të bardha, vaksinohen dhe personat mbi 80 vjeç të cilët janë në qendra sociale si dhe stafet kujdestare të tyre. Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të moshuarave mbi 80 vjeç, të cilët janë vaksinuar.

Gjatë ditës së sotme në të gjitha qendrat e vaksinimit në vend janë kryer 1028 vaksina antiCOVID, ndërsa nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.  

Ndërkohë që ditën e nesërme do të mbërrijnë 15 mijë vaksina nga Pfizer. Kryeministri Rama tha sot se në javët e para të muajit mars, në vendin tonë pritet të mbërrijnë 14 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti i COVAX dhe se me ardhjen e tyre, do fillojë dhe vaksinimi i personave nën 65 vjeç.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 28/02/2021 23:24

    Ky është bër më i zi se vuqiqi, si nuk ka turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot