A do dëshmojë Berisha në procesin Hajdari? Shtyhet më 23 tetor seanca për listën e 30 dëshmitarëve, shkak mungesa e avokatit të Haxhisë, Idajet Beqiri, dyshon se është me COVID

TIRANË - A do të dëshmojë ish kryeministri Sali Berisha në gjyqin e Izet Haxhisë të akuzuar për vrasjen e ish deputetit Azem Hadjari? Kjo është pyetja që po ngremë të gjithë por duket se duhet të presim sërish deri më datë 23 tetor për ta marrë vesh.

Gjykata ka shtyrë më datë 23 ora 12:00 seancën në lidhje me listën e 30 dëshmitareve, mes të cilëve është edhe Sali Berisha.

Seanca do të mbahet në orën 12:00, ndërsa kërkesa për dëshminë e Berishës është bërë edhe nga Prokuroria edhe nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri. Shkak i shtyrjes është bërë pikërisht mungesa e Idajet Beqiri i cili nuk është paraqitur në seancë pasi dyshon se është me COVID-19. Në seancë ka qenë i pranishëm Izet Haxhia.

Haxhia akuzohet se mori pjesë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Hajdari në vitin 1998, ndërsa procesi ndaj tij u rihap pas më shumë se dy dekadave.

Pamjet e filmuara në spitalin ushtarak teksa Zenel Nezaj dëshmitari okuluar i vrasjes së deputetit Azem Hajdari merrte mjekim, u depozituan nga prokuroria si provë në proçesin e rigjykimit të Izet Haxhisë. Me këto pamje prokurori Dritan Nushi kërkoi të pyetet ish kryeministri Sali Berisha, si personi që mori dëshminë e të mbijetuarit okular Zenel Nezaj, mbetur gjallë nga vrasja e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998.

Në këtë intervistë sipas prokurorit Nushi dyshohet se është folur pikërisht për vrasjen e Hajdarit dhe kjo çmohet një provë e vlefshme për hetimin.

Veç Berishës prokurori Nushi kërkoi edhe deklarimet e vetë Zenel Nezajt që sot është azilant politik në Belgjikë si dhe shtetasve, Dem Dollapi, Marika Gaxulli, Kleo Murataj, Agim Logu, Petrit Çakri, Adem Hykaj, Kujtim Hyso, Vili Minarodhit, Ylli Rakipit dhe të pandehurit Izet Haxhisë.

Në këtë proces ku Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, e po rigjykohet pas ekstradimit nga Turqia, ai s‘është pyetur asnjëherë dhe pretendon se do flas vetëm përpara prokurorëve e gjyqtarëve me vetting të kaluar. Të njëjtën kërkesë për pyetjen e Berishës e pati edhe avokati mbrojtës i Haxhisë Idajet Beqiri, i cili kërkon që Berisha të tregojë edhe nëse mbesa e tij Shpresa Breçani e ka njoftuar për praninë e atetnatorëve mes tyre edhe Fatmir Hakljat para selisë së PD-s.

Sipas Beqirajt, Berisha pas këtij informacioni në vend të njoftonte policinë, Minsitrinë e Brendshme dhe Presidentin e Republikës, bëri të kundërtën duke urdhëruar Hajdarin të shkonte tek mjeti me targa Vlore VL0676. Po ashtu shtoi Idajet Beqiri, Berisha ka dëshmuar çdo detaj për këtë vrasje pranë agjentit të ambasadës amerikane deklarime të cilat ndodhen në fashikullin gjyqësorë në 4 faqe nga 707 deri në faqen 710.

Beqiri në seancën ku Haxhia s‘ishte i pranishëm, i kërkoi gjykatës të pyes edhe Zenel Neza,  Jaho Mulosmani si dëshmitar okular, Mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani, Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza, gazetarin Afrim Krasniqi pasi sipas Beqirajt ai kish shkruar një shkrim duke i cilësuar Haklajt si pjesë e UDB-s e më pas ka deklaruar se shkrimi ishte me emrin e tij por e kish shkruar Azem Hajdari.

Avokati i Haxhisë kërkoi që të dëshmojë gazetari Ylli Rakipi, si edhe  Shaban Meminë si personi që sipas Beqirait ka zhdukur telefonin e Azem Hajdarit. Po ashtu ai kërkoi edhe dëshminë e Dem Dollapit, Sali Lushës, Genc Hotit, Agim Logut e Mentor Dajës. Beqiri kërkoi edhe deklarimin e shtetasit Ismet Jovani, me të cilin sipas avokatit të Haxhisë Azem Hajdari ka folur për herë të fundit në telefon dhe e kishte të regjistruar me emrin Jovanoviçi dhe ishte personi që dinte gjithmonë lëvizjet e Fatmir Haklajt drejt Tiranës.

Gjykata pritet të shprehet më 9 tetor 2020 nëse do të pranojë apo jo këtë listë me 30 dëshmitarë mes të cilëve u kërkuan edhe dy motrat e fisit Haklaj, Aishe dhe Zylfie Haklaj me të cilat pas vrasjes së Azemit sipas Beqirit kanë folur Fatmiri e Haki Haklaj të cilët nuk jetojnë më.

Një tjetër dëshmitar i kërkuar për zbardhjen e vrasjes së shekullit është edhe ajo e ish truprojës së Azem Hajdarit Marjan Gryka i cili në media ka akuzuar Berishën si organizator të këtij krimi.

Azem Hajdari u vra në vitin 1998 para selisë së PD, krim në të cilën humbën jetën Besim Cera dhe Naim Çangu. Në një proces që zgjat prej 1998 më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani me 25 vite në mungesë Izet Haxhia i cili po rigjykohet dhe Ismet Haxhia vëllai i Izetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Shtyhet seanca për listën e dëshmitarëve në procesin Hajdari! Shkak mungesa e avokatit Idajet Beqiri, dyshon se është me COVID

Është shtyrë më datë 23 tetor në orën 12:00 seanca për të vendosur për listën e 30 dëshmitarëve në procesin Hajdari. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri i cili nuk është paraqitur në seancë pasi dyshon se është me COVID-19. Në seancë ka qenë i pranishëm Izet Haxhia.

1537556164_idajetbeqiri.jpg

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diktat: 09/10/2020 13:31

    Po pse o avokat dole pér "gjahê"dhe u plevitose?! Tani të "shéron" "doktori"!

    Përgjigju
  • Ti marresh vec e vec ça thote njeri nuk e thote tjetri: 09/10/2020 11:29

    Degjo. Ti do thus at qe te thom un ose i shkon pas Azemit. Dakord. Mir,mir vetem më ler gjall.

    Përgjigju
  • Bruno: 09/10/2020 10:31

    Nese thirret Berisha apo jo eshte nje detaj i paperfillshem. E verteta eshte se asgje nuk do te ndryshoje. Edhe sikur Berisha te deklaroje se ai vete e ka vrare Hajdarin, shteti yne nuk ka absolutishte fuqine per ta ndeshkuar. E gjitha kjo thjeshte nje vrime ne uje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar