Partizani është kampioni i Superligës për sezonin 2022-23. Djemtë e Colellës zbresin nga froni Tiranën, duke i "marrë kurorën" bardhebluve. Gjithçka u vendos në javën e fundit të kampionatit, me Partizanin që fitoi 2-0 me Teutën në "Arenën e Demave" dhe siguron titullin numër 17 në histori. Epilogu i sezonit ka qenë i zjarrtë, me Partizanin dhe Tiranën që kryesonin me pikë të barabarta para kësaj jave. Në fund të 90 minutave, të kuqtë janë treguar më të saktë duke siguruar trofeun në kompleksin e tyre, të inauguruar po këtë sezon.
Titulli kampion këtë edicion u vendos në javën e fundit, me "Demat" e Colellës që e mbyllën me pikë të barabarta kampionatin (67) me Tiranën. Për shkak të ndeshjeve direkte, Partizani është kampion i Shqipërisë duke i marrë "fronin" pikërisht Tiranës. Kështu, Colella bëhet italiani i parë që fiton në stol një titull kampion. Sa i takon Evropës, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do luajnë në Conference League. Kastrioti dhe Bylisi sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Erzeni do përballet me Korabin në "play-off" për një biletë me vlerë Superlige sezonin e ri.
Sa i takon ndeshjeve të javës së fundit, Partizani iu fal golave të Rrapaj dhe Carës. Në Rrogozhinë, Egnatia humbi 0-1 me Kukësin, me miqtë që iu falën golit të Shqiprim Taipit. Në Ballsh, Bylis humbi 1-2 me Vllazninë. Ballshiotët u përmbysën nga shkodranët, me Lajthinë që kaloi në avantazh vendasit. Nga ana tjetër, Jonuzi dhe Latifi dërguan Vllazninë në Evropë.
Në "Niko Dovana", Tirana fitoi 1-2 me Erzenin, por për shkak të ndeshjeve direkte titulli kampion shkoi për Partizanin, paçka se dy skuadrat e mbyllën me pikë të barabarta, 67. Haxhiu dhe Abazaj shënuan te Tirana, ndërsa Ademi te shijakasit. Laçi fitoi 3-0 me Kastriotin falë dopietës së Ujkës, teksa nuk mundet të shkojë në Evropë.
Me fërshëllimën e arbitrit në Tiranë, Partizani vijoi me festën, teksa tifozët pushtuan fushën duke ndarë gëzimin me protagonistët e sezonit. Pas ngritjes së podiumit dhe dhënies së medaljeve, kapiteni i ekipit, Telushi së bashku me Alban Hoxhën dhe presidentin Gaz Demi ngritën në ajër trofeun.
Për mediet folën edhe protagonistët e sezonit. Trajneri Giovanni Colella duket se do rinovojë me klubin, duke projektuar ekipin e Champions League. Do jenë të kuqtë që do përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e këtij kompeticioni.
"Në këtë moment nuk e kam një ide të saktë se si ndihem, por sigurisht shumë i lumtur. Mendoj se ka qenë një kampionat shumë i luftuar dhe të gjitha ekipet kanë qenë në lojë. Një kampionat i tillë me këtë lojë të fortë besoj se është shumë i mirë. Skuadra mendoj se ka pasur momente të mira dhe jo të mira, trajneri duhet të jetë ai që i menaxhon këto situata. Shumë nuk besonin se kjo skuadër do ta fitonte titullin kampion, me lojën time të fjalëve për titullin doja të mbroja më shumë lojtarët.
Kam thënë shpesh që në ecurinë time më kanë ndihmuar shumë si drejtori Marini. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe ka qenë e lehtë për t’u ambientuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri mendoj se më ka ndihmuar shumë. Kjo dëshmon edhe punën e mirë që ka bërë dhe klubi. Mund të ketë dhe ndonjë transferim të ri, por lojtarët tanë janë mirë. Do të udhëtoj në Itali nesër sepse kam 2 vite pa e takuar vëllain tim. Vetëm për këtë fakt do të largohem nga Shqipëria. Na duhen dhe pak ditë pushime dhe menjëherë do të grumbullohemi për kualifikueset e Champions League", tha Colella.
Për drejtorin Olsi Rama, ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm.
"Është një fitore e bukur, jam i gëzuar kur shoh lojtarët që shpërblehen për punën e tyre. Ka qenë një kampionat i jashtëzakonshëm nga rivaliteti tani në fund. I them stafit që duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Jam shumë falenderues për tifozët dhe presidentit që tashmë e ka bërë Partizanin me shtëpinë e vet. Në radhë të parë tashmë duhet të pushojmë. Të fitosh titullin është shumë bukur dhe ta mbrosh atë është një detyrë është shumë e vështirë. Titullin e parë e kemi shijuar shumë, gjithashtu dhe këtë që kemi fituar sot.
Ekipet që kanë ndërtuar stadiume kanë pasur vështirësi, por ne e thyemë këtë tabu. Dy tituj në pesë vite nuk janë pak, por të mos harrojë se është Partizani një klub i madh. Ne gjithmonë kur një ekip bën zgjedhjet teknike shpresojmë për më të mirën, dhe ja ku na doli më e mira me Colellan", tha Rama.
Kapiteni i parë i ekipit, Alban Hoxha edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta, duket se do vijojë të jetë pjesë e klubit.
"E kam shijuar titullin kampion më herët. Jeta ime është e lidhur me Partizanin, nuk ka rëndësi nëse dal kampion në fushë apo në stol, me rëndësi është që Partizani të dali kampion. Është një ditë shumë e veçantë, më pas do të shohim të ardhmen. Nuk besoj se ky do të jetë trofeu im i fundit. Kam dhe disa vite për të luajtur dhe shpresoj të luaj akoma më shumë ndeshje. Janë shumë vite që unë i kam shijuar te Partizani. Roli që do të doja te Partizani është president", tha Hoxha.
Armand Duka, kreu i FSHF-së i dorëzoi titullin kampion Partizanit për këtë sezon në Superligë. Pas ndeshjes, për Oversport, Duka tha se ky ka qenë një sezon i luftuar. Sa i takon Kombëtares, kreu i FSHF-së u shpreh se kuqezinjtë duhet të marrin gjashtë pikë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor (datat 17 dhe 20).
"Kampionati ka qenë shumë i luftuar nga dita e parë deri te e fundit. Deri pak minuta më parë nuk dihej se kush do të ishte kampion, apo kush skuadër do të binde nga kategoria. Dikush është i mërzitur, dikush feston, por të gjithë duhet të jenë të kënaqur për kontributin e dhënë këtë sezon.
Falënderoj tifozët dhe ju si media, që keni pasqyruar të gjitha ndeshjet e kampionatit. Shpresoj që klubet të bëjnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e europës. Pritshmëritë për ndeshjet e radhës së kombëtares? Kombëtarja e ka për detyrë të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, nuk duhet të kemi mendjemadhësi, por duhet që të vlerësojmë në maksimum kundërshtarët e radhës", tha Duka.
Rezultatet / Superliga, java 36-të:
Egnatia 0-1 Kukësi (Sh. Taipi 55')
Erzeni 1-2 Tirana (Ademi 39'/ Haxhiu 36', Abazaj 90')
Bylis 1-2 Vllaznia (Lajthia 36' / Jonuzi 38', Latifi 66')
Laçi 3-0 Kastrioti (Ujka 28', 71', 90')
Partizani 2-0 Teuta (Rrapaj 39', Caa 90')
Renditja:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar ekipin e Partizanit për titullin kampion. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se shumë shpejt do të miratohet në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimi për kampionët.
“Super lajm që trofeu i kampionatit qëndron në Tiranë. Shumë urime ekipit dhe gjithë stafit të FK Partizani Albania për titullin kampion . Siç kemi bërë çdo vit, kur fitues ka qenë një ekip kryeqytetas, do të miratojmë në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimin për kampionët”, shprehet Veliaj.
Partizani fitoi titullin numër 17-të në Superligën shqiptare të futbollit. Fitorja 2-0 kundër Teutës bëri që "Demat" edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën (67), të ngrinin trofeun në "Arenën e Demave". Pas ndeshjes, për Report TV disa nga protagonistët e titullit treguan sezonin.
Andi Hadroj, mbrojtësi i kuq krahasoi këtë fundsezoni me Bundesligën: “Surpriza ka gjithmonë e patë edhe në Gjermani, por nuk besoj se do bënin hap fals aq më shumë në stadiumin tonë. Me këtë entuziazëm që kishim, ishin të gjithë të karikuar. Patëm dhe shumë raste e në këto rrethana nuk ke çfarë kërkon më shumë se kaq”, tregoi Hadroj.
Bekim Rexhepi, portier i Partizanit tha se titullin ia dedikon familjes: “Së pari dua të falenderoj Guerrilasët që më kanë mbështetur edhe në momente të vështira. Edhe ata që nuk më përkrahin i përshëndes sepse me kanë bërë më të fortë. Titullin ia dedikoi familjes”, tha gardiani.
Giovanni Colella, trajner i "Demave" tha se ky ishte një gëzim i madh: “Një gëzim shumë i madh ky titull jo vetëm për mua, por për klubin, për presidentin, drejtorët e tek të gjithë. Shumë veta kanë punuar për të arritur në këtë pikë”, tha Colella.
Drejtor i Partizanit, Olsi Rama ceku futbollistët që festuan titullin për herë të parë: “Një kënaqësi e jashtëzakonshme që të dalësh kampion. Më vjen mirë që këtë ndienjë disa prej futbollistëve po e përjetojnë për herë të parë. Kënaqësi t'i quaj kampion sepse e kanë merituar duke punuar përgjatë gjithë vitit”, tha Rama.
Kapiteni dhe gardiani i Partizanit, Alban Hoxha duket se do vijojë të jetë sërish pjesë e të kuqve. Pas ndeshjes për Oversport, gardiani tha se ky nuk është trofeu i fundit me "Demat", teksa shprehu mes batutash edhe ambicien për t'u bërë presidenti i klubit.
"E kam shijuar titullin kampion më herët. Jeta ime është e lidhur me Partizanin, nuk ka rëndësi nëse dal kampion në fushë apo në stol, me rëndësi është që Partizani të dali kampion. Është një ditë shumë e veçantë, më pas do të shohim të ardhmen. Nuk besoj se ky do të jetë trofeu im i fundit. Kam dhe disa vite për të luajtur dhe shpresoj të luaj akoma më shumë ndeshje. Janë shumë vite që unë i kam shijuar te Partizani. Roli që do të doja te Partizani është president", tha Hoxha.
Partizani ka ngritur edhe zyrtarisht titullin kampion në Superligë. Pas dhënies së medaljeve nga drejtuesit e FSHF-së, kapiteni Bruno Telushi dhe pjesa tjetër e ekipit kanë çuar trofeun drejt qiellit, me tifozët që nuk kanë munguar në fushë. Në festë nuk ka munguar as presidenti Gaz Demi.
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama foli për Oversport pasi skuadra e kuqe siguroi titullin e 17-të kampion në Superligë. Për të, ky ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm dhe me rivalitet.
"Është një fitore e bukur, jam i gëzuar kur shoh lojtarët që shpërblehen për punën e tyre. Ka qenë një kampionat i jashtëzakonshëm nga rivaliteti tani në fund. I them stafit që duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Jam shumë falenderues për tifozët dhe presidentit që tashmë e ka bërë Partizanin me shtëpinë e vet.
Në radhë të parë tashmë duhet të pushojmë. Të fitosh titullin është shumë bukur dhe ta mbrosh atë është një detyrë është shumë e vështirë. Titullin e parë e kemi shijuar shumë, gjithashtu dhe këtë që kemi fituar sot. Ekipet që kanë ndërtuar stadiume kanë pasur vështirësi, por ne e thyemë këtë tabu. Dy tituj në pesë vite nuk janë pak, por të mos harrojë se është Partizani një klub i madh. Ne gjithmonë kur një ekip bën zgjedhjet teknike shpresojmë për më të mirën, dhe ja ku na doli më e mira me Colellan", tha Rama.
Partizani u shpall kampion i Superligës për sezonin 2022-23, ku mundi Teutën në ‘Arenen e Demave’, ndërsa zbriten nga froni Tiranën
Megjithëse bardheblutë fituan 1 me 2 me Erzenin në transfertë dhe dolën me pikë të barabarta me Partizanin, Tirana nuk siguroi dot titullin kamion për shkak të ndeshjeve direkte me ‘të kuqtë’.
Pas humbjes, në një reagim zyrtar klubi i Tiranës, u është mirënjohës futbollistëve për të cilët shkruan se janë ‘Lavdia e qyteti e shpirt i pamposhtur’!.
Partizani fitoi 2-0 me Teutën dhe u shpall kampion i Superligës në javën e fundit të sezonit. Për herë të 17-të në histori, "Demat" janë kampionë. Pas ndeshjes trajneri Giovanni Colella është shprehur i lumtur, teksa lojtarët i kanë bërë një "dush" me shampanjë. Colella bëhet italiani i parë që fiton në stol një titull kampion në Shqipëri si trajner.
“Në këtë moment nuk e kam një ide të saktë se si ndihem, por sigurisht shumë i lumtur. Mendoj se ka qenë një kampionat shumë i luftuar dhe të gjitha ekipet kanë qenë në lojë. Një kampionat i tillë me këtë lojë të fortë besoj se është shumë i mirë. Skuadra mendoj se ka pasur momente të mira dhe jo të mira, trajneri duhet të jetë ai që i menaxhon këto situata.
Shumë nuk besonin se kjo skuadër do ta fitonte titullin kampion, me lojën time të fjalëve për titullin doja të mbroja më shumë lojtarët. Kam thënë shpesh që në ecurinë time më kanë ndihmuar shumë si drejtori Marini. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe ka qenë e lehtë për t’u ambientuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri mendoj se më ka ndihmuar shumë.
Kjo dëshmon edhe punën e mirë që ka bërë dhe klubi. Mund të ketë dhe ndonjë transferim të ri, por lojtarët tanë janë mirë. Do të udhëtoj në Itali nesër sepse kam 2 vite pa e takuar vëllain tim. Vetëm për këtë fakt do të largohem nga Shqipëria. Na duhen dhe pak ditë pushime dhe menjëherë do të grumbullohemi për kualifikueset e Champions League", tha Colella.
Nga fusha e "Arenës së Demave", Partizani e ka zhvendosur festën në dhomat e zhveshjes. Me Telushin në krye, futbollistët e kuq po i gëzohen titullit të 17 kampion në Superligës. Në zhveshtore edhe Eneo Bitri, që u largua nga "Demat" në janar drejt Çekisë.
Superliga mbylli edicionin 2022-23, me Partizanin që siguroi titullin kampion për herë të 17-të. Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do luajnë në Superligë, teksa Florent Hasani i Tiranës është golashënuesi i sezonit me 16 gola. Në vendin e dytë me 13 realizime Da Silva i Partizanit.
Hasani – 16 gola
Da Silva – 13 gola
Nonato – 12 gola
Duamena – 11 gola
Guindo – 11 gola
Partizani është kampion i Superligës për herë të 17-të në histori. Titulli kampion këtë edicion u vendos në javën e fundit, me "Demat" e Colellës që e mbyllën me pikë të barabarta kampionatin (67) me Tiranën. Për shkak të ndeshjeve direkte, Partizani është kampion i Shqipërisë duke i marrë "fronin" pikërisht Tiranës. Të kuqtë fituan 2-0 me Teutën në javën e fundit, teksa pas ndeshjes tifozët "pushtuan" fushën duke festuar me lojtarët.
Partizani kaloi në avantazh me Rrapaj në të 39 minutë, në sfidën kundër Teutës e vlefshme për javën e 36 dhe të fundit në Superligë. Me këtë gol, të kuqtë janë me një dorë te titulli i 17-të kampion, teksa tifozët kanë "pushtuar" fushën.
Erzeni dhe Tirana luajnë sot në 16:00 për javën e fundit të Superligës. Bardheblutë janë në garë për titullin kampion, teksa ndajnë vendin e parë me Partizanin (64). Tirana në duelin e "Niko Dovanës" vjen me mungesa të shumta, kjo pas dënimit nga Disiplina me disa pezullime. Kujtojmë se në ndeshjen e shkuar, barazuar 2-2 me Bylisin, tifozët e Tiranës u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat. Në Durrës, trajneri i Tiranës Shehi ka në stol disa të rinj. Kiri, Tafa, Ajazi, Bajraktari, Meta, Qehaja, Tola, Luta dhe Hasanas janë emrat që Tirana ka të gatshëm.
Koha qe partizani te konfirmohet ne Evrope pas shume zhgenjimesh nderkombetare. Demi dhe Olsi te mos kurseje leket por te nderhyje fuqishem ne merkato per Champions.
PërgjigjuVetem nga (((KUPA taksese))) e kupton sesa amator eshte futbolli ne shqiperi. O FSHF, bej nje (KUP) me te mire, se ajo qe keni eshte nga ato kupat qe u jepen ekipeve per moshat e 15 vjeç.
Përgjigju