Sot mbërrijnë 15 mijë vaksina të Pfizer, brenda 10 ditësh vijnë edhe 14,000 të AstraZenecas

Sot mbërrijnë 15 mijë vaksina të Pfizer, brenda 10 ditësh vijnë edhe 14,000 të AstraZenecas

Foto nga procesi i vaksinimit

15 mijë vaksina të Pfizer pritet të vijnë ditën e sotme në vendin tonë, për të vijuar procesin e vaksinimit anti COVID.

Ndërkaq në javët e para të muajit mars, në vendin tonë pritet të mbërrijnë 14 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti i COVAX. Me ardhjen e tyre, do fillojë dhe vaksinimi i personave nën 65 vjeç.

Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila së bashku me kryeministrin Edi Rama ishin dje në stadiumin 'Air Albania'. Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithashtu me mbërritjen e dozave nga AstraZeneca do fillojë vaksinimi dhe për mësuesit.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit ka filluar në shumë qytete të vendit ku përveç bluzave të bardha, vaksinohen dhe personat mbi 80 vjeç të cilët janë në qendra sociale si dhe stafet kujdestare të tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare