Zyrtare, dëmi nga tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro (Raporti me shifrat dhe tabelat)

TIRANE-Rreth 985 milionë euro është fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa rindërtimi kërkon edhe rreth 90 milionë euro më shumë, që shkon në total rreth 1.08 miliard euro. Me këtë faturë qeveria shqiptare do të shkojë në 17 shkurt në Bruksel ku do të zhvillohet konferenca e donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la mijëra të pastrehë dhe 51 viktima. Në raport theksohet se shumica e humbjeve dhe dëmeve janë regjistruar në sektorin e banesave, që kap shifrën e rreth 696 milionë eurove, pasuar nga sektori prodhues rreth 150 mln euro dhe sektori arsimor me rreth 72 mln euro.

Për të adresuar efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, vlerësimi arriti në përfundimin se do të duheshin gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Sektorët që reflektojnë nevojat më të mëdha janë strehimi, që përfaqëson pothuajse 76% të të gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura. Sipas raportit mbi 95 mijë banesa u dëmtuan, mbi 11 mijë janë të pabanueshme, ndërsa janë prekur rreth 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit. Mes tyre, 17 mijë janë të zhvendosur ndërsa 913 të tjerë u plagosën.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se nevojat janë të mëdha, por ka besim te Konferenca e Donatorëve, ndërsa shuma do të menaxhohet nga qeveria shqiptare. Drejtoresha e Komanduar e Bankës Botërore në Shqipëri Evis Sulko u shpreh se efekti i tërmetit është sa 7.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa pasojat do të ndiqen edhe në uljen e parashikimit për rritjen ekonomike për këtë vit dhe atë që vjen, por shtoi se një mundësi e mirë është rindërtimi. Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Ëilliams kërkoi nga qeveria shqiptare dhe bashkitë që të jenë të përgatitura për rastet e fatkeqësive natyrore.

Fatura e dëmeve nga tërmeti 

( Kliko këtu ) për raportin e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Fatura e tërmetit/ Durrësi më i prekuri me 310 mln euro, më pas Tirana dhe Kruja


Nga tërmeti tragjik 6.3 ballë i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, u prekën 202291 dhe 17 mijë u zhvendosën. 86% e dëmeve janë në sektorin privat dhe vetëm 14% publike. E përllogaritur në shifra, qyteti më i prekur është Durrësi me kosto 310 mln euro dëme, më pas vjen Tirana me 303 mln euro dhe Kruja me 86 mln euro.

Njerëzit e prekur
202291 persona të prekur
51 viktima
17 mijë të zhvendosur
913 të plagosur
42263 persona të prekur direkt
155029 persona të prekur indirekt

Efektet sipas bashkive në miliona euro
Durrësi 310.2 milionë euro dëme
Tirana 303.5 milionë euro dëme
Kruja 86.2 mln euro dëme
Kavaja 69.2 mln euro dëme
Shijaku 65 mln euro dëme
Vora 49.8 mln euro dëme
Kurbini 39.8 mln euro dëme
Lezha 35.6 mln euro dëme
Kamza 18.2 mln euro dëme
Mirdita 6.7 mln euro dëme
Rrogozhina 1 mln euro dëme
86% e dëmeve në humbje janë private dhe 14% publike

Ora 13:06
Mbi 150 mln euro dëme në biznes, raporti për tërmetin: Për 2 vitet e ardhshme ulet numri i turistëve


Padyshim që sektori prodhues, biznesi, turizmi, trashëgimia dhe bujqësia  ishin ndër sektorët më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit me faturën që shkon mbi 150 mln euro. Në raport parashikohet që numri i turistëve në vitit 2020-2022 të ketë ulje. Durrësi është qyteti më i prekur.

Sektori Prodhues
Dëmi në total 150 mln euro

Biznesi
714 sipërmarrje të dëmtuara
438 të papunë në 56 fabrika
124 të papunë në tregti
1.93 mln euro humbje të ardhurash

Turizmi
18 struktura akomoduese të dëmtuara

42 struktura shërbimi
Parashikohet rënie e turistëve në vitet 2020-22

Trashëgimia
111 monumente të prekura
2 muze kombëtrar dhe 3 lokal të pasigurt, janë mbyllur

Bujqësia
Dëmtime minore në makineri dhe lëndë të parë
Dëmtime argjinaturash dhe sistemi kullimi në Durrës

Dy kolonat e fundit per demet ne biznese dhe strukura akomoduese
Ora 12:58
Tërmeti, 22 mln euro dëme për 57 objekte të ministrisë së Mbrojtjes, zjarrfikëse dhe rezervat


Tërmeti i 26 nëntorit nuk kurseu as objektet e mbrojtjes civile, zjarrfikëse, stacione monitorimi të vetë IGJEUM-it, por edhe rezervat shtetërore. Dëmi shkon në 22 mln euro.

Mbrojtja Civile
57 ndërtesa nga ministria e Mbrojtjes të dëmtuara
1 stacion zjarrfikës
2 ndërtesa të studimeve gjeologjike të dëmtuara
8 stacione monitorimi nga IGJEUM
7 ndërtesa të rezervës shtetërore të pariparueshme
22 milionë euro humbjet dhe dëmet

Ora 12:45
95 mijë banesa të dëmtuara, mbi 11 mijë të pabanueshme, fatura e tërmetit 696 mln euro


Nga tërmeti i 26 nëntorit janë bërë plotësisht të pabanueshme 11490 njësi banimi, ndërkohë që 83745 njësi janë të prishura pjesërisht ose lehtë për t'u riparuar dhe përshtatur. Pikërisht këtu është edhe kostoja më e madhe që shkon në 696.3 mln euro, por që përfshin edhe kostot e strehimit të përkohshëm. Gjithsej janë dëmtuar 95235 banesa dhe vendin e parë si qyteti më i goditur është Durrësi, më pas vjen Vora, Shijaku, Kruja, Kurbini dhe Tirana.

Banesat e dëmtuara
11490 njësi banimi të prishura ose të plotësisht për t'u shkatërruar
83745 njësi ndërtimi të prishura pjesërisht ose lehtë për t'u riparuar dhe përshtatur
696.3 mln euro është dëmi financiar (Kryesisht nga dëmtimet dhe kostot e strehimit të përkohshëm, cadra, hotele, bonus qiraje dhe largim inertesh)

Qytetet më të prekura nga shembja e banesave
Durrësi 37179 banesa
Shijaku 3054
Kruja 5147
Lezha 2463
Kurbini 877
Kurbini 2367
Tirana 35085
Kamza 2546
Vora 2657
Kavaja 3859
Gjithsej banesa të dëmtuara 95235 banesa të dëmtuara

Kolona e pare banesat e demtuara ne secilin qytet
Ora 12:40
Bashki, burgje dhe argjinatura, mbi 33 mln euro dëme nga tërmeti në infrastrukturë


33.42 mln euro janë shkaktuar dëme nga tërmeti në sektorin e infrastrukturës, nga të cilat 1/3 në Durrës, që është qyteti më i prekur nga lëkundjet e 26 nëntorit dhe 2/3 në qytetet e tjera.

Infrastruktura
Dëmi financiar 33.42 mln euro (1/3 në Durrës dhe 2/3 në qytetet e tjera)
44 ndërtesa të administratës lokale janë dëmtuar
2 argjinatura lumenjsh
50 rrjeta mbrojtëse rrugore
1 digë
1 burg
33 ndërtesa zyra administrata
 

Ora 12:32
Shkolla e kopshte, u shembën 32% e objekteve, tërmeti shkaktoi mbi 72 mln euro dëme në arsim


Mbi 72 mln euro është dëmi në sistemin arsimor nga tërmeti në 11 bashki, pasi janë dëmtuar 32% e ndërtimeve arsimore në vend, kryeson Tirana dhe më pas vjen Durrësi në nivel qarku.

Sektori arsimor
321 institucione arsimore të dëmtuara (32% e ndërtimeve arsimore në vend)
21% në Durrës
55% në Tiranë
24% në Lezhë
Dëmi financiar 72.35 mln euro

Tabela me demet, kolona e dyte per sistemin arsimor ne cdo qytet
Ora 12:28
36 qendra shëndetësore dhe spitale, 10 mln euro dëmet nga tërmeti në shëndetësi


Sistemi shëndetësor nga tërmeti i 26 nëntorit ka pësuar një dëm që llogaritet në rreth 10 mln euro  (9.94 mln euro). Nga lëkundjet e forta janë dëmtuar 36 qendra shëndetësore në total dhe spitale, por në kosto përfshihen edhe trajntimet me ilaçe falas.  Dëmet më të shumta janë shkaktuar në Tiranë dhe në Durrës.

Sistemi shëndetësor
36 qendra shëndetësore të dëmtuara
22 qendra shëndetësore primare
3 spitale rajonale
9 spitale universitare
2 spitale qytetesh
10 qendra shëndetësor
 9.94 mln euro dëmet

Dëmet në qytete (Ndërtesat shëndetësore)
9 në Durrës
3 në Shijak
3 në Krujë
1 në Lezhë
6 në Kurbin
13 në Tiranë
1 në Vlorë

Ora 10:51
Rimëkëmbja kërkon 5 vite, Çuçi: Nga Konferenca e Donatorëve do të marrim maksimumin (VIDEO)

Ministri Çuçi u shpreh se nga konferenca e donatorëve do të marrin maksimumin në një proces që do të kërkojë kohë deri në rindërtimin përfundimtar. "Në do të ndërtojmë shtëpitë për të gjitha ata që u është prishur duke miratuar edhe tipet e banesave që do të ndërtohen. Ka një sërë veprimesh që janë ndërmarrë nga qeveria. Brenda 2020 të prekurit të jenë të strehuar në shtëpitë e reja. Kemi edhe një plan afatgjatë për lagjet e reja.

Fondet janë bërë publike, ne kemi angazhuar rreth 200 mln dollarë nga qeveria në dispozicion vetëm për këtë proces, kemi një kontribut nga BE-ja 13 mln euro dhe janë edhe shoqatat që janë të ulura në një tryezë më qeverinë që të vijojnë që të mbledhin fonde dhe fatura përfundimtare që do të dalë do të administrohet në mënyrë të përbashkët. Për pritshmëritë, sigurisht, ne po bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të sensibilizuar miqtë tanë ndërkombëtarë.

Do ia lëmë Konferencës për të parë kontributin e të gjithëve. Kjo që paraqitëm sot është një dokument shumë i rëndësishëm për suksesin e konferencës në 17 shkurt në Bruksel. Konferenca është një nga momentet më të rëndësishme. Ne kemi pritshmëritë tona dhe jemi të bindur se do të jetë angazhim përtej normale" tha ai.

Ora 10:50
Ambasadori i BE-së: Donacionet për rindërtimin do të menaxhohen nga qeveria (VIDEO)

Ambasadori Soreca deklaroi se donacionet nga konferenca e 17 shkurtit në Bruksel do të menaxhohen nga qeveria. "Afati për listën e pjesëmarrësve ka qenë mbrëmë, por ajo që mund të them është se takimi do të jetë i një niveli të lartë, pjesëmarrje ministrash, kryeministrash dhe presidentësh dhe qëllimi është që të ketë një përgjigje të nivelit të lartë. Është i vështirë për t'u organizuar, por po punojmë shumë. Përsa i përket afateve për kontributet është të hënën që vjen në datë 10 shkurt. Për momentin mezi po presim që të realizohet aktiviteti. Menaxhimi i donacioneve i takon qeverisë. Është në duart e qeverisë së Shqipërisë për zbatimin e planit të rindërtimit".

Ora 10:26
Dëmet dhe humbjet nga tërmeti dhe nevojat e rimëkëmbjes (Raporti me shifrat dhe tabelat)

Report Tv ka siguruar raportin e plotë të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit që la edhe 51 viktima. (Kliko këtu) për raportin e plotë

Raporti i plotë
Tiranë, 5 shkurt 2020 - Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofës (VNPK) pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019 u publikua sot për të shërbyer si bazë për mobilizimin e komunitetit të donatorëve për fazën e rimëkëmbjes. Vlerësimi, i përgatitur bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, zbulon se efektet totale të katastrofës në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura arrijnë në mbi 980 milionë Euro.

Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e banesave, pasuar nga sektori prodhues (si biznesi dhe turizmi, bujqësia dhe trashëgimia kulturore) dhe sektori arsimor. Për të adresuar efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, vlerësimi arriti në përfundimin se do të duheshin gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Sektorët që reflektojnë nevojat më të mëdha janë strehimi, që përfaqëson pothuajse 76% të të gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura.

Komisioni Evropian do të organizojë një konferencë të donatorëve më 17 shkurt, në Bruksel, për t'i ofruar komunitetit ndërkombëtar mundësinë për të shpallur mbështetjen e tij, për t’i ndihmuar institucionet shqiptare të menaxhojnë ndikimin e këtij tërmeti, si dhe për të krijuar rezistencë ndaj katastrofave të ardhshme natyrore. Përcaktimi i kontributeve mund të bëhet ose sipas sektorëve ose sipas mbulimit gjeografik. Kontributet mund të bëhen për secilin prej sektorëve të identifikuar në Vlerësim dhe mund të jenë në nivel kombëtar ose vendor.

Më 6 dhjetor, Qeveria e Shqipërisë kërkoi mbështetje nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore për të ndërmarrë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës për të identifikuar dëmet, humbjet dhe nevojat e rimëkëmbjes që vijnë nga tërmeti. Të tre partnerët mobilizuan me shpejtësi mbështetjen financiare dhe teknike për të rritur burimet e qeverisë për vlerësimin. Ai filloi më 16 dhjetor dhe u përfundua deri më 30 janar, me mbështetjen e mbi 60 ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Qeveria e Shqipërisë ka shprehur angazhimin për të udhëhequr përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit. Ajo krijoi një “Akt mbi Lehtësimin e Dëmit nga Fatkeqësitë Natyrore", si dhe një Fond Rindërtimi për të shpërndarë dhe paguar burime për aktivitetet pas katastrofës në mënyrë efikase dhe transparente në të gjitha nivelet e qeverisë.

Një tërmet me madhësi 6.3 goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, duke shkaktuar 51 viktima, duke lënë 17.000 njerëz të zhvendosur, si dhe duke prekur përfundimisht më shumë se 200.000 njerëz në 11 bashki. Qeveria e Shqipërisë mori masa të menjëhershme për një reagim gjithëpërfshirës të emergjencës ndaj tërmetit, përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, ndihmë humanitare, sigurimin e strehimit të përkohshëm dhe një vlerësim paraprak të dëmeve të ndërtesave në të gjitha zonat e prekura. Ajo aktivizoi Mekanizmin Evropian për Mbrojtjen Civile dhe mori mbështetje nga 21 vende, përfshirë Shtetet Anëtare të BE-së, Bankën Botërore, Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare. Ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së u dislokuan menjëherë në Shqipëri për të ndihmuar për koordinimin e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, ekipet e vlerësimit të dëmeve dhe mbërritjen e ndihmës.

Ora 10:18
Çuçi: Për rindërtimin kemi nevojë për 90 mln euro më shumë se fatura e dëmeve (VIDEO)

Ministri Bledi Çuçi deklaroi sot se dëmet nga tërmeti janë 985 milionë euro, por nevojat për rindërtimin janë rreth 1.08 miliardë. Pra nevojat për procesin e rindërtimit janë rreth 90 mln euro më shumë sesa dëmet. "Nevojat do të jenë më të larta sesa dëmet. Kryeministri tha mbi një miliard, ka qenë i informuar nga ekspertët. Besoj se nuk ishte thjeshtë një dëshirë e kryeministrit, por informacion nga ekspertët për të dhënë pak a shumë një shifër të përafërt. Por asnjëherë askush nuk ka dhënë shifra dhe nuk kanë spekulluar" tha ai.

Ora 10:13
Fatura e tërmetit/ Dëmet më të mëdha në strehim, 663 milionë euro (VIDEO)

Në raportin për faturën e tërmetit dëmet më të madha janë shkaktuar në sektorin e strehimit, më pas infrastruktura dhe arsimi. 663 milionë euro janë dëmet në sektorin e strehimit.  Efektet më të mëdha kanë qenë në banesat private. Nga tërmeti janë dëmtuar edhe 111 monumente.

Ora 10:00
Përfaqësuesja e BB: Efekti i tërmetit, 7.5% e PBB! Ulet parashikimi për rritjen ekonomike (VIDEO)

Drejtoresha e Komanduar e Bankës Botërore në Shqipëri Evis Sulko u shpreh se efekti i tërmetit është sa 7.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.  "Efekt i tërmetit të 26 nëntorit 7.5% të PBB. Ritmi i rritjes ekonomike në fund të vitit të kaluar është ulur, kjo trajektore është parashikuar edhe për këtë vit, rritja 3.2% nga 3.5% që ishte parashikimi. Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi janë goditur më shumë. Procesi i rindërtimit pritet të sjellë rritje më të shpejtë të sektorit të ndërtimit" tha ajo.

Ora 09:56
Koordinatori i OKB në Shqipëri: Duhet të jeni të përgatitur për fatkeqësitë natyrore (VIDEO)

Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams kërkoi nga qeveria shqiptare dhe bashkitë që të jenë të përgatitura për rastet e fatkeqësive natyrore. "Është e rëndësishme që të ndërtohet më mirë, të shikohet se cilat janë objektivat që kur të bëhet rindërtimi të jetë mobilizimi i duhur. Të merren parasysh edhe cështjet mjedisore, por edhe që cështjet gjinore. Mos harrojmë që në qendër të jenë njerëzit komunitetet. Agjencitë dhe aktet nënligjore duhet të jenë ekzistuese. Ulja e rrezikut nga fatkeqësitë kërkon që të gjitha agjencitë të bashkëpunojnë, ministritë e linjës, që të mendojnë një rezervë, të jenë të përgatitur. Por edhe zyrat e qeverisjes vendore duhet të kenë burimet e tyre" tha ai.

Ora 09:55
Fatura e tërmetit, ambasadori i BE-së: Nevojat janë mjaft të mëdha (VIDEO)

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh se fatura e dëmeve nga tërmeti është e madhe, por u shpreh besimplotë te Konferenca e Donatorëve në 17 Shkurt në Bruksel. "Mekanizimi i mbrojtjes civile, arritëm që të jepnim ndihmën tonë, mbështetjen tonë. Kjo patjetër që na bën krenarë si Bashkim Europian për atë që arritëm që të vinim në ndihmë shqiptarëve. U bë një vlerësim i plotë i nevojave. Tani është faza e tretë rindërtimi. Ky dokument do të ndahet me ndërkombëtarët, që mezi po e prisnin për të kuptuar se cfarë fondesh do të ishin. Nevojat janë mjaft të mëdha, deri në shifrën 1 miliard Euro. Konferenca e donatorëve do të bëjë bashkë përfaqësues nga më shumë se 100 vende" tha Soreca.

Ora 09:40
Zyrtare, qeveria: Dëmi nga tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro (VIDEO)

985 milionë euro është dëmi që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Fatura zyrtare u zbulua nga ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi ditën e sotme, që theksoi se nga tërmeti u prekën 202 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore. Çuçi theksoi se në raport është verifikimi i mbi 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe 100% të të gjitha ndërtesat me rrezikshmëri të lartë.

"Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985,074,906 Euro. Megjithatë kur vjen fjala tek vlerat financiare të cilat do ti shpjegojë më mirë ekspertja, vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit. Unë gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ekipin e ekspertëve që kanë punuar për këtë raport pa të cilin ne nuk mund të shkonim në konferencën e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel" tha ai.

Fjala e plotë e ministrit Çuçi
26 nëntori i vitit 2019 do të mbahet mend si një ditë e rëndë për ne shqiptarët. Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz. Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore.

Përkundër kësaj situate të rëndë e të pazakontë për vendin tonë, Qeveria shqiptare ndërmori masa të menjëhershme për operacionin e kërkim-shpëtimit në rrënoja dhe gjithashtu për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur. Një kontribut i madh dhe solidaritet i jashtëzakonshëm erdhi nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, pa të cilët s’do ta kishim të lehtë përballimin e gjendjes së krijuar në qarqet Durrës, Lezhë e Tiranë.

Një javë pas katastrofës Qeveria shqiptare kërkoi mbështetjen e Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore për të nisur së bashku një proces tjetër tejet të rëndësishëm; vlerësimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të nevojave pas katastrofës, për të identifikuar në këtë mënyrë dëmet, humbjet dhe nevojat e rikuperimit që vijnë nga tërmeti.

Rreth 90 persona, mes tyre 60 ekspertë të huaj dhe vendas, si dhe zyrtarë të institucioneve shqiptare, arritën që në kohërekord, si asnjëherë më parë, ta përfundonin raportin e vlerësimit më 30 janar 2020. Është punuar me ritëm të lartë për 45 ditë, pa pushim, në mënyrë që ky dokument i domosdoshëm dhe çertifikuar ndërkombëtarisht të ishte gati.

Raporti PDNA është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe UNDP dhe me të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë. Raporti është furnizuar me të dhëna përmes sistemit të akt-verifikimit dhe raportimit on-line të dëmeve. Krahas ngritjes së këtij sistemi në kohë rekord, po në kohë rekord u bë verifikimi i mbi 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u verifikuan 100% të gjitha ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Gjithashtu, një ndihmë të pakursyer dhanë edhe krye bashkiakët, dhe Paralelisht me këtë proces janë zhvilluar dhe 4 anketa në të 3 qarqet për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve.Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985,074,906 Euro.

Megjithatë kur vjen fjala tek vlerat financiare të cilat do ti shpjegojë më mirë ekspertja, vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit. Unë gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ekipin e ekspertëve që kanë punuar për këtë raport pa të cilin ne nuk mund të shkonim në konferencën e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.

Sot kemi një dokument të plotë, që adreson të gjitha nevojat që ka Shqipëria për rimëkëmbjen pas katastrofës natyrore të 26 nëntorit. Qeveria shqiptare do të udhëheqë dhe zbatojëprogramin e madh të rindërtimit, i cili sigurisht kërkon bashkëpunimin dhe një qasje aktive të qytetarëve.

Deri më tani kemi miratuar një fond për këtë program, si dhe 18 zona të reja ndërtimore nëqarqet e prekura nga tërmeti. Ky program është njësipërmarrje e madhe.

Për të përmbushur të gjitha nevojat dhe për të adresuar çdo problematikë, si dhe rreziqet e katastrofave natyrore në të ardhmen, kërkohet një mobilizim i përbashkët i burimeve financiare. Unë besoj se kjo do të ndodhë në konferencën e donatorëve. Në emër të qeverisë shqiptare ju falenderoj për mbështetjen tuaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syri: 05/02/2020 14:16

    Patjeter zoti Soreca, nga qeveria me e korruptuar ne ballkan e me gjere do menaxhohen fondet. Si sju vjen turp dilni e flisni tju degjoje populli.

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/02/2020 10:48

    985 miljon euro per karakatinat bajga të fshatareve?

    Përgjigju
    • Ehhh: 05/02/2020 11:46

      Ca pret erdhen nga malet, zune tokat e te tjereve e tani do marrin leket. Te vjen keq per ata qe humben jeten e familjet. Ku i ben ato llogari 980 million euro keta. Po keta urojne ti marrin nga evropa e ti vjedhin

  • Karadakliu: 05/02/2020 10:18

    Rralle ndodh,rastet si ne Sqhiperi,qe fatekqesia natyrore,perkunder nivelit ekonomi9k jo te desh iruar, arrihet te dal perball popullit dhe hapesirave te demtuara sic ndodhi me 26Nentor 2019 ne Shqiperi.Tash perfundimisht dihet kost oja e demeve nga termeti, tash eshte nje sanim afer normalitetit edhe me te demtuarit,Plani I Nderitimeve, eshte I gatshem,me te siguruar gjitha finjancat kekrohet vetem nje trasparence pune e mjetesh financiare, qe populli te sheh mrekulline e fatit te vete edhe ne rrethana te fatkeqesise natyrore,sic eshte rasti konkret me Termetin apo serine e termeteve nga 26 nentori 2019.

    Përgjigju
  • Mono: 05/02/2020 09:57

    Nga keto 900 do I vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot