Southampton fiton 1-0 me Leeds, 'Shenjtorët' rikthehen në Premier League

Southampton fiton 1-0 me Leeds, 'Shenjtorët' rikthehen në Premier League

Adam Armstrong feston golin

Southampton iu bashkua Leicester Cityt dhe Ipswich Town duke qenë tre skuadrat që sezonin e ri do jenë pjesë e Premier League në Angli. Nëse Leicester dhe Ipswich e kishin siguruar ngjitjen në elitën e futbollit anglez javë më parë, Southampton mori biletën e vetme të mbetur pasditen e së dielës.

Në "Wembley" Southampton fitoi 1-0 kundër Leeds në finalen play-off për të merituar pas një sezoni rikthimin mes më të mirëve të futbollit në Angli. Një gol i Adam Armstrong në minutën e 24-t bëri që "Shenjtorët" e trajnerit Russell Martin të fitonin promovimin.

Kjo fitore bëri të mundur që Southampton të sigurojë edhe një çek të rëndësishëm për të investuar në merkato, pasi falë ndarjes së të drejtave televizive në Premier League, do të sigurojë 150 milionë euro.

Kujtojmë se Luton, Burnley dhe Sheffield u rrëzuan nga Premier League, duke u zëvendësuar nga tre ekipet më sipër dhe kështu elita angleze kompletohet për sezonin 2024-25.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat