Spahiu për Report Tv: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta gjatë arrestimit dhe në gjykatë

Tirane - Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Metës ndaj prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Altin Dumanit dje gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në Gjykatën e Posaçme. 

Në emisionin 'Frontline' në Report Tv Spahiu thekson se as mafia italiane nuk e ka kërcënuar në gjykatë prokurorin ashtu si Meta me Dumanin dhe Krajën.

'E papërshtatshme kanosjet e presidentit të republikës kreu të SPAK para procesit. Gjatë arrestimit dhe gjatë seancës. Ashtu siç nuk kemi parë as mafioz të arrestohen kështu. Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë, kam parë reagimet e tyre. Kam qenë edhe tek salla e gjykimit si është bërë. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali që të kërcënojnë në sallë prokurorët' tha Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço.

Dje në 5 orë seancë mes debateve e kërcënimeve ndaj drejtësisë, gjykata e posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën, dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Të dy, sulmuan ashpër drejtësinë për një proces pa prova me urdhër politik. Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar  “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Spahiu: Gjykata të garantoj një proces publik me kamera, ligjor dhe jo politik për shtetasin Ilir Meta

Kreshnik Spahiu thekson në Frontline se duhet siguruar një proces transparent ndaj Ilir Metës që gjithë publiku të njihet me faktet dhe pse dënohet Meta.

Nga ana tjetër ai kërkon një proces publik me kamera, cilësor dhe jo si procesi ndaj Nexhmije Hoxhës që u dënua për kafet.

'E gjithë do jetë spekulim nëse shpallet apo nuk shpallet nga amerikanët. Mua do më pëlqente që gjithë faktori ndërkombëtar ti jepet mundësia për një proces të rregullt ligjor. Fakti që ka akuza nuk duhet ta bëjë të njëanshëm. Fakti që gjykohet ish presidenti, paçka mëkateve që dyshohet, kur shkohet në gjykatë duhen prova. Do dëshirojë që me drejtësinë të mos ndodh ajo situata e ’45-ës që punohet me normë dhe sasia ul cilësinë.

Një proces i dështuar kthehet si ndaj Nexhmijes, për kafet. Që të bindesh publikun që Meta duhet të shkojë në burg duhet proces i rregullt ligjor dhe moral, një proces i rregullt edhe serial killerave i sigurohet. Gjykimi duhet të jetë i plotë. Nëse do jetë i paanshëm dhe i pavarur, më e rëndësishme është një vendim gjyqësor i bazuar në prova.'

Ora 22:07
Spahiu: Çdo qytetar i thjeshtë, nëse do kërcënonte Altin Dumanin si Meta, do i rëndohej akuza

 

Kreshnik Spahiu theksoi në 'Frontline', Report Tv se nëse dikush tjetër do kërcënonte Dumanin siç bëri Meta në gjykatë do i rëndohej akuza. Por ngaqë është një personazh si Meta në politikë, prandaj tolerohet.

'Do kishte dhe akuzë për kanosje ndaj autoritetit shtetëror. E ka bërë Ilir Meta dhe e tolerojnë. A shkoi në burg zv. ministrja për një arkë peshku. A shkoi Alda Klosi për para në oxhak, por nuk janë provuar të kujt janë. E arrestuan. Bashkëshorten e Metës është detyrim për paraqitje, nuk shoh tendencë. Kush do ishte rruga për ta mbrojur presidentin, nuk do ishte duke i thënë hajt ti bëjmë presion prokurorit.

Tani nuk ka gjyqtarë ti ndërrojnë masën e sigurimit pasi u ekstremizuan palët duke sharë njëri tjetrin. Gjyqtarët do e kenë të vështirë që mbrojtja ligjore ti jepej një masë më e lehtë. A do arratisje Meta? Mendoj se nuk do arratisej, nuk i ka dalë narkoza e pushtetit. Ende ëndërron.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 25/10/2024 12:58

    Ky pafillo injorant, që shiste trasferime gjyqtarësh në Tiranë me nga 200 mijë euro, të kujtojë që mafja nuk i shante por vetëm i vriste....je bërë si kukull barbi travestit a derzi...

    Përgjigju
  • V.V.Vinci: 25/10/2024 12:06

    KY HAJDUTI DUKET SI SILLET ME PROKURORËT NË SALLË TË GJYJIGJIT KE E DI FARE MIRË QË GJITHSHKA REGJISTROHET.... IMAGJINO ÇA I KA THONË POLICAVE QË I DETYROI TA KAPNIN PREJ LEKCASH E TA NXIRNIN NGA MAKINA PËR MOS BINDJE.... DHE KTA HANALISTAT THONË POLICIA ËSHTË SJELL NË MËNYRË TË GABUAR.... JO SI POLICI EUROPIANE.... KJO ËSHTË POLICIA QË DUAM.

    Përgjigju
  • Thoma: 24/10/2024 22:52

    Pershendetje! Mir mendon zoti Spahiu , por Mos harro se ne shqiperi Kan vjedhur te gjithe E ai ndoshta ? Me shum nga te tjeter ,por per aq shum pozicione qe mori ne pushtet E mendon vetem super gangster

    Përgjigju
  • Suela: 24/10/2024 22:27

    Ne nje vend europian, kete qe beri ai ne gjyq do ishte perkthyer direkte ne veper e denohej maksimalisht vetem per kete pami hyre fare pislliqeve qe ka bere meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!