Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, më 18 tetor pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan është komentuar nga juristi Kreshnik Spahiu.
Në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report TV Spahiu tha se avokati nuk kreu asnjë vepër penale, por shkelje etike.
Ai shprehu shqetësime lidhur me sjelljen e avokatëve gjatë procesit.
‘Ishte kapërcim i detyrës së oficerit të policisë gjyqësore, nuk ishte arrestim por ndalim. Është konsideruar retorika e avokatit si një kanosje ndaj prokurorit të seancës. Është precedentë negative që mbartë dy rreziqe nga të dyja krahët. Një nga problemet që mbratë sot niveli juridik i përfaqësimit të avokatëve lë shumë për të dëshiruar. Ajo retorikë, përbënë shkelje të etikës në seancë, por nuk mendoj se është bërë me motove kërcënimi, por nga niveli mediokdër i disa avokatëve që në disa raste rrëshqasin me retorikën që përdorin. Në këtë rast ne nuk kemi të bëjmë me një vepër penale dhe duhet që të jemi në krah të avotatit’, tha ai.
Spahiu tha se duhet që të ketë një forcim të etikës së avokatëve gjatë seancave gjyqësore.
‘Duhet që të ketë një forcim të etikës. Kjo është një praktikë negative që do një trajtim të kujdesshëm. Tani ndoshta sasia, mosha, nuk dua që të paragjykoj, se ka edhe avokatë që kanë studiuar jashtë dhe në Shqipëri dhe kanë një eksperiencë të gjatë. Por sasia, sjell dhe uljen e cilësisë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut që u mbajtën më 19 tetor. Ai tha se këto zgjedhje fundosën shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe thelluan vasalitetin.
‘Problemi më i madh është se shqiptarët nuk po munden të realizojnë atë që po bëjnë maqedonisë që gjejnë si mekën e tyre Beogradin dhe shqiptarët nuk kanë mekën e tyre Tiranën. Pushteti lokal ndryshe nga Shqipëria, Serbia, Mal i Zi nuk e kanë decentralizuar dhe komunat atje janë shumë të varfra dhe pushteti maqedonas në veri nuk i ka afruar shqiptarët dhe t'i bëjë pjesë e pushteti qendror por i ushqen ata me kockat e bajrakut dhe kështu i kanë lënë të prapambetur dhe sot jemi në një realitet të diferencës. Ata kanë forcuar shqiptarët që i kanë në kontroll’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar edhe kërkesën e PD për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj, pasi sipas PD presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda.
Spahiu tha se, presidenti nuk mbanë përgjegjësi për aktet gjatë ushtrimit të detyrës së tij si president.
‘Kjo ka dy aspekte, politikë dhe juridik, unë ndjej keqardhje që parlamenti përballet me një praktikë negative si tendenca për të shkarkuar presidentët e vendit. PS kërkoi shkarkimin e Ilir Metës kur ishtë president dhe tani PD të Begajt. Po PD nëse do të ishte në pushtet do të bënte të njëjtën gjë dhe po ti kishte numrat do të realizonte shkarkimin. Kushtetuta e Shqipërisë e thotë në mënyrë taksative presidenti nuk mbanë përgjegjësi për aktet e veta gjatë ushtrimit të detyrës. Kushtetuta i ka dhënë disa garanci për ta mbrojtur nga represioni politikë nga mazhoranca dhe opozita. Kushtetuta i ka dhënë garanci që nëse PD arrin të sigurojë 93 votash të shkoj në kushtetuese dhe ajo ta vlerësoj. A ka shkelje nga presidenti ka, a ka shkelje të rënda që i parashikon Kushtetuta vështirë që ta parashikojë këtë', tha ai.
Komente











