8 maji shënoi protestën më të vakët dhe me pjesëmarrjen më të ulët të tetë tubimeve të thirrura nga Sali Berisha. ‘Kilometrit të fundit’ duket se nuk po i bashkohen më as militantët e tij, të cilët sa vijnë e rrudhen nga protesta në protestë.
I ftuar në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera se "nëse do të ndodhë marrëveshja PD-PS, e cila do të çojë pragun 4-5% dhe do të ketë parlament me 2100 deputetë, të vijë Donald Trump në Shqipëri të krijojë parti të re, do të jetë e pamundur të çajë dyshen Rama-Berisha, apo trashëgimtarët e tyre. Me marrëveshjen që ata bëjnë është e pamundur".
Lajmi kryesor:
Spahiu: Demokratët e braktisën sot Berishën, më pak protestues se policë











