Juristi Kreshnik Spahiu, tha në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, se protestat e Sali Berishës që dështojnë, forcojnë më shumë pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

 ‘Kjo përbën një nga dështimet më të mëdha dhe i ka bërë shërbimin më të madh Ramës. Kjo i shërben konsolidimit të pushtetit të Ramës, dhe tregonë se ajo është partia më e fuqishme në Shqipëri. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer Ramës, është që për një kauzë kaq gjigande Berisha provon që edhe sikur gjithë PS të arrestohet sërish PD nuk sjell dot rotacion politikë’, tha ai.

Spahiu theksoi se qëndrimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, pengon rotacionin politik në Shqipëri.

‘Sa më shumë ai qëndron në parti aq më shumë zgjatet qeverisja e Ramës, Berisha pengon rotacionin. Një nga motivet dhe arsyet pse mbështeti kandidatët e pavarur ishte për mos i hapur krahun kandidatëve të Arlind Qorit dhe të Argon Shehajt. Ai po bënë çdo gjë që të mbajë monopolin opozitar., Po nëse nesër Berisha nuk do të jetë më në parti, do të kemi partinë e Flamurit, të Gazit, Albanës. Këta do katandisen në 60 shoqata. Berisha thotë na vodhën votat në 11 maj. Nga 11 maj jemi fund nëntori, 6 ose 7 muaj pse nuk protestoi për vjedhjen e zgjedhjeve, ku është ai popull për kauzën e mbrojtjes së lirë, dhe kur i vjen një thirrje nga SPAK bënë këtë floktoren se kjo nuk është foltore’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Protesta e PD më e vogla dhe më e dështuara në historinë e Shqipërisë