Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë

TIRANË - Bilanci i vitit 2024 u diskutua në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ me juristin Kreshnik Spahiu. Me anë të lidhjes Skype nga Gjermania, Spahiu renditi për Babaramon disa nga ngjarjet më të rëndësishme për 2024.

'Për çdo person halli personal nuk i ngjan hallit publik. Dy ngjarje konsideroj me përmasa kombëtare, kualifikimi në Evropian dhe impakti që kanë tifozët kuqezi në miliona sytë evropianë. Ngjarja e dytë Shqipëria turistike, mbushja e aeroportit me 10 milionë turistë. Për herë të parë në 2024, Shqipëria gjendjet në çdo revistë, gazetë apo mjet informativ të çdo shteti. Përtej politikës na njohin si njerëz që vijmë nga një vendi i mrekullueshëm, me klimë të mrekullueshme  apo me tradita. Ngjarja negative me përmasa përtej kufijve, është ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë. Këto janë 3 ngjarje që do evidentoja.'

Sipas tij, ngjarja më e keqe në politikë ishte marrëveshja mes Ramës dhe Berishës për kodin zgjedhor, ndërsa për Shqipërinë si ngjarje e keqe ishte dhe vdekja e Ismail Kadaresë.

'Si ngjarje politike është një fatkeqësi që kishim sërish një marrëveshje Rama-Berisha, për të thelluar establishmentin politike dhe për të krijuar imunitet të dy këta liderë. Nuk e mendoja që do ktheheshim 15 vjet më parë. SPAK është i fundit që është ngritur në Shqipëri. Prokuroritë Speciale i kanë mbështetur SHBA në disa vende të Ballkanit. Një nga qëllimet se janë ngritur se në disa shtete liderët politikë nuk largohen dot me votën e qytetarëve dhe kanë menduar të kenë një plan b, eliminimi me anë të bankës së akuzuarve.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet me Babaramon' edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të quajtur si të ligjshme dhe si prova të vlefshme në hetim përgjimet e Sky Ecc që po çojnë drejt akuzës shumë individë të lidhur me bandat.

Spahiu thotë se ky është një lajm i mirë, që mbështetet edhe nga praktikat ndërkombëtare.

'Ka qenë i paragjykuar si proces. Nuk mendoj se ka pasur mendim juridik se përgjimet e Encro Chat dhe Sky Ecc të konsideroheshin të paligjshme edhe për shkak të praktikave ndërkombëtare. Duke qenë se janë shprehur disa gjykata evropiane, ishte konsoliduar opinioni juridik nuk mund të ndryshohej opinioni juridik. Gjykatat belge i kanë konsideruar platforma kriminale. Nuk janë komunikime të ligjshme. Gjithë platforma është shpallur kriminale. Për këto arsye BE ka standarde. Mendoj se ka patur konsulta institucionale, por nuk mendoj se ka patur presion të faktorit ndërkombëtar.'

Ora 22:06
Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

 

Kreshnik Spahiu thekson në '5 Pyetjet me Babaramon' se kryebashkiaku Veliaj do të hetohet në gjendje të lirë nga SPAK, ashtu si ka pasur raste edhe të tjera si me Berishën. Por hetime në gjendje të lirë ka pasur edhe për kryebashkiakë të ndryshëm në botë, si ai i Nju Jorkut.

'Opozita mban 2 standarde, për Fredi Belerin që ishte dhe në arrest me burg, nuk jepte dorëheqje por bënte thirrje të bënte betimin. Kjo nuk më duket normale. Nuk e kam votuar kurrë Erion Veliajn, por duhet të vendosim standard. Korrupsioni pasiv nuk matet me kile, kush gjykon se 18 kulla janë më të lehta se fshehja e pasurisë që ka bërë Veliaj.

E dyta ka standarde nga Amerika në Europë janë në detyrë kryebashkiakët në Nju Jork. Pse kur kemi praktika ndërkombëtare nuk i referohemi. Erion Veliaj mund të iki për 100 arsye, por nëse vendosim standarde. Për sa kohë Berisha nuk është fajtor nuk ka arsye të deklarojë dorëheqje.'

Ora 22:03
Spahiu: Veliaj s’do jap dorëheqjen, sepse edhe Berisha nuk largohet ndonëse akuzohet nga SPAK

 

Kreshnik Spahiu thotë në '5 Pyetje me Babaramon' se Erion Veliaj nuk do japë dorëheqjen si kryebashkiak i Tiranës, pasi edhe Berisha nuk dha dorëheqje si lideri i PD-së, madje pretendon të jetë kryeministër megjithëse më parë kishte masën arrest shtëpie. 

'Për dijeni të publikut Veliaj u pyet 3 herë për 3 çështje të ndryshme penale, për dy të parat u mor si person në dijeni dhe në të tretën. Për 2 dosjet e para nuk është marrë i pandehur që janë në përmasa më të mëdha se e treta. Dosjet kanë kaluar si gjykim pa subjekt Veliajn, inceneratorë dhe 5D.

Nuk ka një akt procedurial ku Erion Veliaj të merret si i pandehur, deri më sot si në dijeni. Kur të jetë i pandehur nuk ka detyrim ligjor të japë dorëheqjen. Kemi 2 standarde juridike dhe politike që nuk do jap dorëheqje. Për veprën penale të korrupsionit pasiv, gjykata ka një precedent penale Berishën që gjykohet me detyrim paraqitje, nuk jep dorëheqje pretendon të jetë dhe kryeministër.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e nesërme

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e nesërme