Kreshnik Spahiu mendon se protesta kundër investimit në Zvërnec po përdoret nga mediat e huaja duke u përkthyer si protestë kundër Donald Trump. Sipas argumentit të juristit të cilin e parashtron në “Repolitix” në Report Tv, këto janë pasojat që Europa po ushtron mbi Shqipërinë pas anëtarësimit të saj në Bordin e Paqes që themeloi Donald Trump.
Kreshnik Spahiu: Në gjithë BE kjo protestë përkthehet në protestë anti-Trump. Asnjë nuk po thotë që po votohet për demokraci ose sistem politik. Të gjithë thonë Shqipëria kundër Trump. Edi Rama s’ka të drejtë të reagojë kështu sepse duhet t’i kishte marrë parasysh reagimet ditën kur firmosi Bordin e Paqes me Trump kur Europa e kundërshtoi. E kam thënë që nga dita e parë, do të ketë pasoja. E kam thënë që BE do të hakmerret ndaj Edi Ramës.
-Është ky rast?
Kreshnik Spahiu: Si s’qenka ky rast? E dëgjove deklaratën e Komisionit Europian? Kusht për Shqipërinë janë zogjtë. Fajin nuk na e ka BE. Unë e kam me shtetin tim. Edi Rama, në momentin që i ka bërë ofertën familjes Trump, duhet të kishte marrë parasysh pasojat me të gjithë kundërshtarët e Trump. Një nga kundërshtarët më të fortë është BE që Trump është deklaruar për shpërbërjen.
Lajmi kryesor:
Spahiu propozon: Referendum për projektin e Trump në Zvërnec! Populli të votojë ‘po’ ose ‘jo’










