Më 3 mars, në Bruksel u zhvillua mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të dialogut institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit.
Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin përfaqësues të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë dhe të institucioneve të pavarura të tjera, si: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit.
“Frontline” ka arritur të zbardhë ekskluzivisht pyetjet që i janë drejtuar drejtuesve të institucioneve kyçe të Drejtësisë në Shqipëri.
Një prej pyetjeve ishte se "A mund të jepni një përditësim mbi përpjekjet për ndërhyrje dhe presion ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë publikë ose politikanë, si dhe mbi masat e parashikuara dhe të zbatuara për të trajtuar dhe parandaluar në mënyrë efektive ndikimin e padrejtë mbi gjyqësorin? Cili është progresi në monitorimin sistematik dhe hetimin efektiv të këtyre rasteve?"
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se fakti që influenca e Qeverisë mbi sistemin e drejtësisë është e dobët, vërtetohet nga humbjet e njëpasnjëshme të socialistëve në proceset e tyre gjyqësore, në të gjitha shkallët.
"Në të gjitha çështjet e tjera me subjekte politike – ministra, deputetë dhe drejtues të Partisë Socialiste – PS i ka humbur 100% të çështjeve në gjykata: në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.Pra, ose ne kemi gjykatën më të pavarur në planet, ose këta gjyqtarë nuk kanë asnjë presion konkret dhe ndihen të lirë në vendimet e tyre. Dhe ky është një lajm shumë i mirë: që qeveria i humbet çdo çështje penale përballë drejtësisë. Kjo ka treguar deri më sot se ka zero influencë. Çdo çështje e kanë humbur",- tha Spahiu.
Komente









Ne komplekset e ndertuara nga familja Berisha dhe Ilir Meta brenda dhe jasht Shqiperis kane punesuar si administratire femije te gjyqtareve dhe prokuroreve se jo rastesisht gjithe kriminelet e opozites nuk hetohen kurre!!
Përgjigju