Spahiu: Fitorja Edi Ramës në 2025, më e lehtë se fitorja e Enver Hoxhës në vitin 1945

Juristi Kreshnik Spahiu teksa bëri një analizë në 'Studio Live' të dy kampeve politike në prag të zgjedhjeve të 2025, bëri një krahasim ironik për opozitën, pasi sipas tij fitorja e Ramës do të jetë më e kollajshme se fitorja e ish diktatorit Enver Hoxha në 1945.

Dhe kjo sipas tij pasi PD dhe opozita është konsumuar në luftën ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtësisë.

'Si qytetar jashtë PS dhe PD është qasje e gabuar, ata që e kanë këshilluar në përplasje kanë bërë zgjedhjen e duhur. SPAK nuk ka fituar asnjë betejë me opozitën. Juridikisht drejtësia shqiptare e ka bilancin 0 me opozitën. Nuk ka asnjë zyrtar të opozitës me vendim të formës së prerë, fajtor. Nuk ka humbur askush betejën. Janë në betejë por luftën nuk e kanë humbur. Politikisht kjo i ka sjellë dëm. Lexoj zgjedhjet e 2025 më të lehta se fitorja e Enver Hoxhës në 1945. Në 1945 vinte për herë të parë në garë elektorale. Zgjedhjet e 2025 janë krejtësisht të lexueshme po të shikosh betejën politike me ndërkombëtarët dhe drejtësinë. Kemi një garë me disavanatazhe për opozitën dhe me 90% avantazhe për mazhorancën.', tha Spahiu për Arbër Hitajn.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Spahiu për emigrantët: Vota me postë, jo e fshehtë / 80% votojnë qeverinë, 20% partitë e reja

 

Juristi Kreshnik Spahiu është i mendimit se vota e emigrantëve nuk do të vihet në zbatim as në këto zgjedhje. Por sipas tij, nëse implementohet 80% të votave do të shkojnë për mazhorancën.

'Fieri ka një elektorat kompakt, në të dy krahët. Është një pjesë e elektoratit të djathtë që nuk lëviz, janë stoik, janë pjesë në ditë të vështira, që kanë votuar edhe në 97. Nuk e tradhtojnë elektoratin e PD. Do varen shumë faktorë të tjerë. Realisht, socialistët kanë infrastrukturën me patronazhistët shtëpi më shtëpi se kush është votues i lëkundur. Puna është kush merr elektoratin gri apo votën e emigrantëve. Qarku Fier ka shumë elektorat në emigracion. Do ketë një autogol në fund, do deklarohet që KQZ nuk përgatiti infrastrukturën dhe nuk do ketë votë të emigrantëve. Edhe këtu opozita nuk është e përgatitur. Nuk e ka shumë të qartë, vota e diasporës me postë maminupl0ohet më thjesht se qytetarët që do votojnë në Fier. Kosova, u kontestua vota e diasporës.

Në Gjermani, Belgjikë, sipërmarrësi që kishte një firmë thërriste 300 punonjësit nga Kosova iu merrte kartat e identitetit. Ai që ka më shumë pushtet ekonomik dhe politik do manipulojë votën e diasporës. 80%  elektoratit votojnë qeverinë dhe 20% ndahet mes opozitës. Ka infrastrukturë të mbërrijë tek emigrantët. Parashikoj një % të vogël dhe aty do jenë jo për shkak të indiferencës por influencës së fortë ekonomike, mediatike. Po i funksionoi që emigrantët votojnë mazhorancën do e lejojnë. Por opozita është e papërgatitur. Sigurisht shqiptarët janë larguar për shkak të këtij pushteti. Por kjo nuk do thotë që janë larguar prej të majtës dhe do shkojnë në postë për të votuar kundër pushtetit.'

Ora 18:10
Spahiu: PS humbi elektoratin gri se u arrestuan shumica e 'burrave' që shtireshin si Rilindasit e kombit

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në 'Studio Live' se PS po shqetësohet për elektoratin gri pasi një pjesë e mirë e njerëzve janë zhgënjyer me këtë forcë politike që paraqiti shumë figura si rilindas të rinj por që tashmë janë të arrestuar dhe në hetim.

'Në sondazhet e fundit është e shqetësuar PS për humbjen e elektoratit gri. vjen për shkak të faktit që PS ka dështuar në luftën me drejtësinë dhe arrestimi i dhjetërave burra që u kanë prezantuar dhe shtiren si rilindas, ishte zhgënjimi më i madh për elektoratin gri. kryesisht ajo pjesa intelektuale ndihen të zhgënjyer nga PS dhe humbja e betejës me drejtësinë. Hyj tek ata që mendojnë se drejtësia i ka dhënë më shumë goditje të majtës dhe ka humbur më shumë politikisht sesa e djathta. E djathta nuk e ka luftën me drejtësinë, luftën më të madhe e ka me ndërkombëtarët. Ngërçi më i madhe futja në konfrontim dhe mosmenaxhimi i ngrirjes së marrëdhënieve me Londrën dhe SHBA. Pavarësisht se në retorikën e demokratëve për të goditur SPAK, kur nuk i bie dot derës i bie penxherës. Shumë nga prokurorët marrin konsulencë nga këshilltarët e huaj. Kjo ndikon në ecurinë e zgjedhjeve në 2025.'

Ora 18:05
Spahiu: PD harxhon energji të marrë pafajësi Berisha, PS shpenzon energji të marrë 100 deputetë

 

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në 'Studio Live' se opozita po harxhon shumë energji duke u marrë me çështjen Berisha dhe duke bërë betejë me drejtësinë, saqë po konsumohet në betejën me qeverinë për zgjedhjet e 2025.

'Të bësh protesta të përditshme për pafajësinë e liderit të partisë janë energji. Sakrificë e madhe, njerëz që duhet të lënë punën, familjen dhe të dalin në protestë. Ndërkohë duhet të ishte energji për të ndërtuar struktura, propagandën e opozitës. Këto energji shkojnë për betejë për SPAK dhe Altin Dumanin. Janë 6 muaj para zgjedhjeve. Lufta me drejtësinë, këta kanë zgjedhur taktikë perfektë por i jep kosto politike. Ka një inkoherencë të betejave politike me ato juridike. Po dëmtohet kështu dhe është në pamundësi organizimi. PS është shumë komod, kanë pushtet, para, media, patronazhist. Kanë rënë vetëm një herë nga pushteti. Kur u përçanë, kur Ilir Meta ia mori gjysmën e partisë. Sot nuk ka një çarje. Opozita do i afrohet pushtetit kur një grup socialistësh do i dalin kundër Ramës', tha Spahiu për Arbër Hitajn.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pitbull I know you want: 20/09/2024 20:15

    Fiks Spahiu me shoke arriten ta rishikojne futen me 97% fitore partia e zemres ! Fala te vetshpallurve analist (deshtar serial) fale ketyre analizave kemi nje shpeefytyrim te jetes politike me fitore mbi 97% , ec aty bravo ja arrite dites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol