Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa sot u betua si presidenti i 47-të i SHBA. Spahiu ndalet veçanërisht tek politika e Trump për emigrantët, duke thënë se dëbimet masive që ka paralajmëruar mund të prekin edhe emigrantët shqiptarë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu thotë se shumë shqiptarë mund të dëbohen dhe të ndahen nga fëmijët e tyre.

“Kur vjen çështja e qëndrimit dhe diskursit që ka në raport me emigrantët, të gjithë shqiptarët në SHBA 90% janë emigrantë. Janë mijëra shqiptarë që ende s’kanë marrë green card dhe rrezikojnë të dëbohen nga familjet e tyre. Askush nuk merr sot kurajon të thotë se kush do jetë fati i qindra shqiptarëve emigrantë që s’kanë green card dhe janë në proces pritjeje. Përballë një realiteti të një politike kaq drastike kundër të huajve, s’kam si të mos shqetësohem për shumë shqiptarë që mund të dëbohen dhe të ndahen sot nga fëmijët e tyre dhe të kthehen brenda 24 orësh në Shqipëri apo të çohen në Meksikë në kampe duke pritur”, tha Spahiu në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Spahiu: Trump nuk do ia lejojë vetes të dështojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi prej Vuçiç apo Kurtit

Sa i takon politikës së Donald Trump për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, juristi Kreshnik Spahiu thotë se presidenti amerikan nuk e ka luksin të mos e zgjidhë këtë çështje. Për Report Tv, Spahiu shprehet se Trump nuk do ia lejojë vetes të dështojë në këtë marrëveshje prej Vuçiç apo Kurtit.

Spahiu thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ku vetë Trump ka kërkuar njohje reciproke.

"Trump nuk e ka luksin që të mos e zgjidhë dot këtë konflikt. Ajo çfarë unë kam frikë nga gjithë ky proces është që presioni do jetë i jashtë, edhe për Vuçiç edhe për kryeministrin e ri të Kosovës, apo të ardhshëm. Duke qenë se janë zgjedhjet nuk dimë se kush do jetë. Një gjë është e qartë që Vuçiç dhe Serbia kanë investuar shumë për e marrëdhëniet me SHBA.

Amerika edhe kur kanë gabim diçka në të shkuarën, qoftë edhe sikur gabimi të jetë bërë nga opozitarët e tyre, psh nëse administrata e Trump ka bërë diçka gabim në Shqipëri, Kosovë e rajon. Për të mos ulur autoritetin e shtetit, në vende kaq periferike si Shqipëria, Kosova apo Ballkani, nuk e ulin autoritetin e administratës amerikane, dhe të DASH përballë një shteti s’di shqip apo për dy tre personazhe  e ngjarje, i qëndrojnë gabimeve që mund të kenë bërë.

Në vende të vogla kanë një lloj vazhdimësie, aq më tepër që një pjesë e këtyre projekteve ka nisur nga administrata e Trump. Marrëveshja mes Vuçiç dhe Kosovës është në shkruar në Shtëpi të Bardhë, ku Trump kërkoi njohje reciproke të dy vendeve. SPAK dhe reforma në drejtësi ka nis nga administrata e Trump", shprehet Spahiu. 

Ora 20:50
Ironia e Spahiut: Uroj që Elon Musk mos sillet dhe ndërhyjë në gjithë botën si Soros

 

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar betimin e presidentit të SHBA, Donald Trump, ndalet edhe tek Elon Musk, i cili do të jetë pjesë e kabinetit. Spahiu thotë se uron që Elon Musk të mos ndërhyjë në gjithë botën si George Soros.

“Ajo që Elon Musk po shfaq është një lloj arrogance, një lloj ndërhyrjeje. Unë do bëja një pyetje për teleshikuesit, nëse do dalë Musk e do thotë votoni këtë parti në Shqipëri apo në Kosovë, si do sillen votuesit shqiptarë apo në Kosovë. Të jeni të bindur që gjysma do jenë kundër Musk apo administratës amerikane se nuk duron njeri ndërhyje në punët e brendshme. Ju e keni parë që një kritikë bëhet ndaj Kurtit dhe gjithë Vetëvendosja bëhet kundër Amerikës. Një shpallje non grata bëhet në PD dhe gjithë demokratë nxijnë blogjet kundër administratës amerikane. Imagjinoni të ndërhyjnë në zgjedhjet e vendit tonë”, tha Spahiu.

Ora 20:41
Spahiu: Trump synon një rend të ri botëror, edhe mundet që Shqipëria mos të rezultojë fare në axhendën e tij

 

Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se presidenti i SHBA, Donald Trump synon një rend të ri botëror. Duke iu referuar fjalimit të Trump që nuk përmendi Ballkanin, Spahiu thotë se presidenti amerikan mund të mos e ketë fare në axhendë Shqipërinë. Por sipas tij, ai do të emërojë një ambasadore fuqiplotë si Yuri Kim.

"Nëse do i referohemi fjalimit, duhet të ulim pak pritshmëritë tona, se Trump jo vetëm që s’iu referua Shqipërisë e Ballkanit, por as Europës. Në fjalim nuk përmendi kurrë BE dhe u fokusua 100% në ringritjen dhe fuqizimin e SHBA. Nëse ne do t’i referohemi fjalës së Trump si një diskurs që do ndjekë në mandatin e dytë, mund të kuptojmë jo që do jemi periferik, por ndoshta mund të mos jemi kurrë në axhendën e Trump. Parashikoj që s’do e këtë Shqipërinë në asnjë moment në axhendë, do dërgojë një ambasadore si Kim me kompetenca fuqiplota. Në këtë kontekst do thoja të mos presim shumë, nuk ka ftesa fare nga Ballkani për ceremoninë e Trump. S’ka as nga Kosova, Mali i zi, pothuajse Ballkani është i papërfillshëm, siç ka qenë edhe Europa. Janë shmangur nga protokolli i Trump, ajo çfarë mund të themi me bindje është se Trum synon të vendosë një rend të ri botëror. Aty ku vendoset rendi i ri botëror, mund të jesh me fat të mirë dhe të keq", vijoi Spahiu. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt

Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt