Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për socialistët, sepse janë të tronditur nga bashkëpunimi tyre me Berishën

 

Kreshnik Spahiu mendon se mesazhi i sotëm i SHBA kundër non gratës së Berishës është edhe një mesazh ndaj socialistët. Për Marsela Karapançon në 'Frontline Interview' Spahiu thekson se amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën që është non grata dhe kundër interesave amerikane. 

'Ka një qëllim të dytë të SHBA bënë shpalljen e kësaj deklarate. Është një mesazh edhe për socialistët, më shumë se për demokratët. Bari i pret për sa kohë do kenë Berishën. Mesazhi për socialistët sepse SHBA janë të tronditur që ndonëse Berisha i izoluar në gjithë perëndimin, i vetmi subjekt që bashkëpunon me Berishën dhe bën marrëveshje dhe po e lehtëson është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë të tronditur nga ky bashkëpunim. Për sa kohë amerikanët konsiderojnë partner socialistët e kanë të papranueshme të luajnë me dy porta, hiqen si amerikanë dhe bashkëpunojnë me Berishën. Ditën që u rritet rroga nuk djegin karriget. Amerikanët e kanë të lexueshëm teatrin dhe lojën me Berishën. Po përdoret për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet.'


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj