Juristi Kreshnik Spahiu, tha në emision ‘Studio Live’ në Report Tv se Sali Berisha nuk mbledh dot njerëz në Bulevard për të bërë protesta të mëdha.

Ai tha se duke mos realizuar dot këtë, Berisha zhvillon konferenca shtypi në Bulevard.

‘Unë kam dëgjuar që edhe 100 veta mund të jenë në protestë, po 100 ka atje ku bëhet protestë që mbrojnë mjedisin, bllokojnë rrugët, autostradat dhe ndërtojnë çadra dhe rrinë pa ngrënë dhe pa pirë. Po të dëgjosh një konferencë shtypi në natyrë. Foltorja është më ke dëgjuar në televizor dhe hajde më dëgjo në shesh. Protesta nuk nënkupton konferencë shtypi me një dimension më të madh’, tha ai.

Spahiu deklaroi se protesta që po bënë Berisha vjen pasi Berishës i erdhi fletëthirja nga SPAK për 21 janarin.

'Opozita humbi zgjedhjet 6 muaj më parë, për 6 muaj që ata thanë vjedhje madhështore, për 6 muaj nuk protestuan dhe filluan pasi erdhi fletëthirrja nga SPAK për 21 janarin. Askush sot s’ka dhënë shpjegime pse 6 muaj nuk kanë bërë asnjë protestë. Si ka mundësi që të përgatitesh për 6 muaj dhe të mblidhen një grusht mbështetësish’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: E vetmja opozitë në botë që proteston natën, pasi qeveria ka mbyllur zyrat dhe është në shtëpi