Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh me te vjetrat, votën e diasporës dhe arrestimet e SPAK

 

Në studion e Repolitix, në Report tv juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja kanë avantazh atmosferën e krijuar nga arrestimet e fundit të SPAK dhe votat e diasporës.

"Rama e Berisha kanë shumë kohë që e dinë rezultatin e zgjedhjeve çfarë do të ndodhë. Dhe modifikimet e Kodit I kanë bërë në funksion të asaj prognoze që kanë parashikuar, duke hartuar dhe listat.

Ata që pretendojnë se do të marrin pushtetin kanë luksin të vendosin në lista persona që mund të punojnë dhe sjellin një maune me vota por të mos marrin mandat. Se pushteti ka mundësi cfarë të të jep që nëse nuk fiton mandatin të jep diçka tjetër. Ndërsa histori tjetër është për partinë që e di shumë mirë që nuk do të fitojë dhe mbyllet në listën e mbyllur që të ketë jetë a vdekje mandatin e deputetit, se po nuk hyre në parlament në opozitë je I vdekur politikisht. Tjetër strategji ka parti e re që ka të gjithë establishmentin kundër, sepse sot Rama e Berisha për hir të vërtetës në të gjithë modifikimet që kanë bërë në këto 35 vite, ky modifikimi i fundit ka qëllim asgjësimin e lëvizjeve të tjera politike.

Sepse listat pjesërisht të mbyllura shkatërrojnë partitë e reja politike. Po të shikoni listën e Tiranës, 11 kryetarët kandidojnë në kryeqytet e mekanizmi që ka bërë Rama e Berisha I pengon këta 9 të tjera të bashkohen se divergjenca e parë do të ishte: Kush do të ishte i pari në listë? Agron Shehaj, Kreshnik Osmani, Elena Kocaci, Adriatiku apo Endri. E me një të rënë të lapsit çanë mundësinë e krijimit të polit të tretë.

Rama ka hedhur ministrat në listë të hapur që kanë gjithë infrastrukturën për të marrë votat. E të rrisë thesin për votat e tij do të marrë mëshumë.

Lufta është e ashpër dhe tek opozita, e partitë e reja që sipas sondazheve kanë një hapësirë të jashtëzakonshme, atmosferën politike e favorizojnë arrestimet e SPAK që kanë ndodhur në 2024 e 2025. Kjo nuk ka ndodhur 35 vite. Arrestimet që kanë diskretituar pushtetin dhe vota e diasporës. Kemi 250 mijë votues." 


Lajmi kryesor:

Spahiu tallet keq me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kush e ha propagandën! Si Saliu si Rama e dinë që tani rezultatin e 11 majit


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti! Denoncon Alesia Balliu: Pazare Boçi- Noka në Shkodër, 700 mijë euro për listën e mbyllur

Juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti! Denoncon Alesia Balliu: Pazare Boçi- Noka në Shkodër, 700 mijë euro për listën e mbyllur