Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën e PD që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në një lidhje skype për emisonin ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se PD nuk protestoi për zgjedhje për të cilat pretendoi se u vodhën, por proteston tani kur SPAK do të marrë në pyetje  Berishën për 21 janarin.

‘Që nga 11 maji janë bërë shumë thirrje për protesta dhe këtë herë nuk e dimë nëse do të mbahet. Pse nuk ndodhi pas zgjedhjeve kur u tha se kishte vjedhje votash. Pse i gjithë popull që u manipulua nuk doli që të mbrojë voton. Pse ndodh të hënën? A ka një ngjarje më të rëndësishme se humbja e zgjedhjeve, e vetmja ngjarje këtë javë është thirrja e Berishës në SPAK. A është rastësi apo jo? Eksperienca ka treguar sa herë ka një thirrje nga SPAK ose një çështje që hapet populli thirret në protestë. Demokratët u mbajtën 300 ditë pranë banesë së Berishës për të protestuar. Kur nuk janë të suksesshme djegin kauzat dhe konsumojnë elektoratin dhe protestuesit. Ajo që vihet re vitet e fundit është rrudhja e marrjes pjesë në protestë’, tha ai.

Spahiu tha se në këtë protestë duhet që të shihet se sa do të jetë pjesëmarrja. 

‘Unë them se do të bëhet para Kuvendit, sepse vetëm para Kuvendit nuk numërohen dot protestuesit. Nëse e bëjnë në Bulevard në rastin më të mirë mund të nxjerrin 5 mijë protestues. Një parti që ka një vit që nuk bënë një protestë është e drejta e çdo kujt që ta gjykojë nga masiviteti, protestë për sensibilizim nuk ka, ato i bëjnë shoqatat. Berisha kë një faj që mbanë në pushtet Edi Ramën. Të gjithë duhet që të shohim numrin e protestuesve sepse ka që nga maji që përgatitet për protestën’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Spahiu: PD u pagoi 7 mln euro për lobim amerikanëve, por la komisionerët pa ujë në 11 maj

 

Juristi Kreshnik Spahiu, u ndal edhe tek zgjedhjet e 11 majit, ku tha se PD pagoi 7 milion euro për lobim amerikanëve. Ai theksoi se sa herë Berisha nuk fiton në zgjedhje, më shumë e thellon humbjen.

‘Një grevë urie mund të sjell ndryshim por kur e bënë populli dhe jo i zoti i punës. Unë them se nuk do të shkojnë drejt grevës. Berisha është një politikan i mençur dhe i zgjuar. Ai ka aftësi të larta në politikë, por ne e gjykojmë si lider dhe jo si politikan. Këtu ndryshon analiza sepse nuk mjafton që të jesh një politikane e mençur. Historia njeh politikan të mençur, një nga dështimet më të mëdha që ka pasur Berisha është se nuk po arrinë që të bëhet dot lider i opozitës. Berisha është duke e thelluar humbjen. Berisha nuk është 30 vjeç që ka luksin që të lërë beteja bosh, çdo betejë që kalon është humbje për Berishën dhe jo Ramën. Berisha është duke u munduar që të krijoi një opozitë të paqenë. PD paguan lekë për të marrë një konsulent nga jashtë dhe la komisionerët pa ujë në 11 maj’, tha ai.