Juristi Kreshnik Spahiu, u ndal edhe tek zgjedhjet e 11 majit, ku tha se PD pagoi 7 milion euro për lobim amerikanëve. Ai theksoi se sa herë Berisha nuk fiton në zgjedhje, më shumë e thellon humbjen.
‘Një grevë urie mund të sjell ndryshim por kur e bënë populli dhe jo i zoti i punës. Unë them se nuk do të shkojnë drejt grevës. Berisha është një politikan i mençur dhe i zgjuar. Ai ka aftësi të larta në politikë, por ne e gjykojmë si lider dhe jo si politikan. Këtu ndryshon analiza sepse nuk mjafton që të jesh një politikane e mençur. Historia njeh politikan të mençur, një nga dështimet më të mëdha që ka pasur Berisha është se nuk po arrinë që të bëhet dot lider i opozitës. Berisha është duke e thelluar humbjen. Berisha nuk është 30 vjeç që ka luksin që të lërë beteja bosh, çdo betejë që kalon është humbje për Berishën dhe jo Ramën. Berisha është duke u munduar që të krijoi një opozitë të paqenë. PD paguan lekë për të marrë një konsulent nga jashtë dhe la komisionerët pa ujë në 11 maj’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: PD nuk protestoi në këto 6 muaj për zgjedhjet, por u kujtua kur SPAK mori Berishën për 21 janarin












