Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK

TIRANË - Shpallja e Altin Dumanit si kampion i luftës ndaj antikorrupsionit u diskutua këtë mbrëmje në '5 Pyetjet me Babaramon'.  

Kreshnik Spahiu e cilësoi mbështetjen e SHBA-së ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani, si një përforcim të qartë të pozicionit amerikan ndaj institucionit.

Ai vlerësoi lavdërimin si një mesazh mbështetjeje, por shprehu skepticizëm mbi rolin e Ramës në promovimin e Dumanit, duke rikujtuar përplasjet e mëparshme mes Ramës dhe SHBA-së mbi emërimin e tij.

'Ndaj të njëjtin mendim se është fletë lavdërimi. Megjithatë ndahen në disa kategori. Varet kush ta jep. Jam skeptik në pjesën se kush janë iniciatorët dhe promovimit të fletës. Zoti Blinken, u përpoq për të argumentuar motivin dhe thelbi mendoj i motivimit apo argumentet është që nuk është thjesht një promovim amerikane, por i bazuar mbi popullaritetin që institucionit të Dumanit në Shqipëri. Ajo çka lexoj, ky është një përforcim i pozicionit amerikan ndaj SPAK. Jam kundërshtar i Ramës siç e kam kundërshtuar përplasjen e Ramës me amerikanët dhe Yuri Kim që insistonte për emërimin e Dumanit dhe Rama e kundërshtonte sepse nuk e donte si kryetar të SPAK. e shoh me kundërshtim që fleta e lavdërimit vjen nga Rama.'

Më tej Spahiu theksoi se modeli i SPAK është provuar në disa vende të tjera të Ballkanit më parë si Kroacia, Bosnja apo Kosova. Dhe Shqipëria është vetëm rasti i fundit. 

‘Amerikanët modelin e SPAK nuk po e implementojnë për herë të parë në Shqipëri. Në Shqipëri po e implementojmë të fundit, pasi e kanë implementuar në Kroaci, Bosnje, Kosovës. Instrument juridik për të shkatërruar establishmentin politik në disa vende ballkanike për shkak nivelit korruptiv.'

Sipas Spahiut, dyshja Rama-Berisha nuk çahen dot, as me votë. Prandaj është mekanizmi i drejtësisë, që me anë të saj të ç'montohet piramida e krimit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

 

Poli Hoxha theksoi në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se shumica e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me asnjërin nga palët kryesore dhe shqetësimi i PS-së dhe Ramës është rritja e numrit të votuesve gri, që nuk do të dalin të votojnë.

Ai theksoi se strategjia e shpëtimit të Ramës, mund të jetë vota e emigrantëve, por paralajmëroi se kjo mund të kthehet në një autogol të madh për opozitën, pasi pazari i madh i votave nuk ka marrë parasysh teknikalitetet e duhur.

'Ka një shumicë që nuk i duan të dy. Dhe shqetësimi që e ngriti, e ka thënë dhe sot është rritur marzhi i votuesit gri, i votuesit që nuk do dali. Shpëtimi, strategjia është vota e emigrantëve. Ka për të qenë një autogol i madh vota e emigrantëve për opozitën. Nga pazari i madh, nuk vendosën teknikalitet.'

Ora 22:21
'Dvorani dhe Dumani simbolet e kapjes së drejtësisë', Tedi Blushi: Asnjë habi nga fletëlavdërimi i radhës

 

Tedi Blushi  e cilësoi fletë-lavdërimi për Dumanin shpalljen nga DASH dhe Blinken si kampion i antikorrupsionit dhe si një tallje me popullin dhe raportet ndërkombëtare që rendisin Shqipërinë si të parën për korrupsion.

Blushi theksoi se emrat e liderëve si Rama dhe Veliaj nuk guxojnë të përmenden, ndërsa ngjashmëritë me regjime autoritare, si ai i Bashar al-Assad, i dukeshin të qarta.

'Dvorani dhe Dumani simbolet e kapjes së drejtësisë. Asnjë habi nga kjo fletëlavdërimi i radhës. Ndryshimi i pushteteve në SHBA ka qenë domosdoshmëri globale dhe procesi i desorosizmit, kur pashë pamjet e Al Assad mendova imagjinoni çka brenda bunkerit të Ramës. Ajo mu kujtua. Edhe ai e ka avionin personal. Nuk besoj se do shkoj në Beograd. Nuk besoj se do arrij të përdor Air Albania. Kush është Dumani e dinë të gjithë? Ta cilësosh si kampion të antikorrupsionit është të tallesh me këtë popull. Ta tallesh me raportet ndërkombëtare që e nxjerrin të parën Shqipëri për korrupsion. Belbëzon dhe nuk guxon të përdor emrin e Ramës, Veliajt. Pas lirimit të akuzave të djalit të Biden kjo është lajmi më qesharak.'

Ora 22:15
Spahiu: Amerika krijoi SPAK në gjithë Ballkanin për të prangosur liderët që nuk largoheshin me votë

 

Kreshnik Spahiu deklaroi në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se modeli i SPAK është një instrument juridik i testuar më parë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë për të çmontuar establishmentin politik të korruptuar.

Sipas tij, ndërkombëtarët përdorin këtë metodë në Shqipëri, por procesi është gradual dhe fokusohet kryesisht te ish-zyrtarët, jo kryeministrat në detyrë.

‘Amerikanët modelin e SPAK nuk po e implementojnë për herë të parë në Shqipëri. Në Shqipëri po e implementojmë të fundit, pasi e kanë implementuar në Kroaci, Bosnje, Kosovës. Instrument juridik për të shkatërruar establishmentin politik në disa vende ballkanike për shkak nivelit korruptiv.

Në të gjitha vendet ballkanike nuk janë arrestuar kryeministrat në detyrë. Kështu kanë bërë në Maqedoni, Bullgari, Sllovaki, Kroaci. Janë marrë me ish-ët. I kanë çmontuar gradualisht. Kjo metodë dhe në Shqipëri. A është e drejtë apo jo. Mbetet për tu diskutuar. Në Shqipëri me vete establishmenti i vështirë të ndryshohet. Ndërkombëtarët janë të bindur, dyshja Rama-Berisha nuk çahen. Me gjithë fletët e lavdërimit do i bëjnë pengesë SPAK. Dumani vështirë se do i zgjatet mandati. Këto dosje do kalojnë në disa nivele gjykatash. Do zbehen apo do hasen pengesa. Jam skeptik për një sukses. Këto fletë lavdërimi janë për të inkurajuar jo për të dhënë diplomën e suksesit të madh.’

Ora 21:54
'E shoh SPAK një aleat kryesor të opozitës', Endri Shabani: Po çmonton piramidën kriminale

 

Endri Shabani duke folur në '5 Pyetjet me Babaramon', e cilësoi SPAK si aleatin kryesor të opozitës, duke theksuar se veprimet e tij po legjitimojnë akuzat ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe lidhje me oligarkët.

Sipas tij, SPAK po ndihmon në çmontimin e një “piramide kriminale” të ndërtuar nga qeveria.

'Mendoj SPAK, është aleti kryesor i opozitës. Po legjitimon akuzat e opozitës. Na ka treguar që Çyrbja. Ka legjitimuar që këta vjedhin shqiptarët dhe që Rama qeveris me oligarkët. E shoh SPAK një aleat kryesor të opozitës. Se vjen me koston e politikanëve të caktuar tjetër gjë. Opozita që po i bën SPAK Ramës është vështirë t’ja bëjë kush tjetër. Rama qeveris se ka krijuar një piramidë kriminale, që po çmontohet.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 09/12/2024 22:34

    Ore shabe ( shaban ) ju ngeli ne goje cyrbja po te krahasosh pd dhe PS nga pd anonimo me shume peshorja , pyll pa derrate nuk ka PS parti qe ngriti institucionin e drejtesise .Ti je zgjatim i pd mos te te rej mendja se do te fitosh .je nje koker idioti .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Barcelona merr dritën jeshile, lejohet regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor! Afati i kufizuar

Barcelona merr dritën jeshile, lejohet regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor! Afati i kufizuar