Spahiu: Pse Turqia dhe jo Amerika i bashkoi dje Bashën dhe Ramën?

Spahiu: Pse Turqia dhe jo Amerika i bashkoi dje Bashën dhe Ramën?

Dje në Tiranë në ceremoninë e memorialit të grushtit të shtetit kundër Erdogan u shfaqēn zyrtarisht PD dhe PS me një qëndrim të përbashkët.
Nuk kam asnjë koment për memorialin se atdheu im është mbushur me sheshe greke, serbe,  bullgare, amerikane, angleze apo varreza bosh.
S’kam ndërmend të merrem me të vdekurit turq por me të gjallët shqiptar! 
Ajo që më la pa fjalë është se çfarë ishte ajo forcë magjike që bashkoi dje PD dhe PS?
Aktrojnë sikur luftojnë disa muaj.
Refuzojnë dialogun,
Djegin mandate,
Bojkotojnë zgjedhjet,
Shkatrrojnë intergrimin në BE,
Destabilizojnë Shqipërinë,
Largojnë turistët,
Pështynë njëri tjetrin,
Akuzojnë çdo ambasador amerikan dhe Europian si të korruptuar.
Në fund i ul Turqia në tavolinë.
Thjesht sot jam PA KOMENT
Unë e kuptoj që Rama i bëri një qokë homologut, por opozita ç’punë kishte në krah të pozitës?
Basha mbajti dje 1 minut heshtje. Ishte heshtje varri, jo për turqit por për anadollizmin e tij dhe mijëra viktima që i la rrugëve pikërisht në bulevard atje ku flamuri turk dhe jo shqiptar i bashkoi dje Ramën dhe Bashën!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë