Skandali tek Onkologjiku, Kreshnik Spahiu: Pse qeveria Rama heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar skandalin tek Spitali Onkologjik, ku mjekët nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Në emisionin 'Sot Live' me gazetarin Nertil Agalliu, juristi u shpreh se qeveria heshti kur KLSH denoncojë korrupsionin në spitale.  

Sipas tij, nëse ka subjekte që janë objekt i veprimtarisë së SPAK, atëherë SPAK duhet ta marr këtë çështje në hetim.

“Pse qeveria hesht kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitalin Onkologjik. Populli duhet të dijë pse Rama nuk mbledh partinë dhe të merret me këtë çështje, pse nuk merret me problemet kryesore që shqetësojnë popullin. Pse qeveria nuk e kanë prioritet shëndetësisë edhe pse premtoi shëndetësi falas, kur sot është me e paguara në vend. SPAK duhet ta marr këtë çështje si hetim nëse ka subjekte që janë hetim, ose objekt i veprimtarisë së SPAK. Ministria Shëndetësisë ka pasur dijeni dhe me moskryerjen e detyrës të këtij dikasteri ka lënë që situata të rrëshqas deri këtu. Në spitalet spitale më mirë mos të shkosh sepse ta përshpejtojnë, situata po agrvaon shumë keq”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
Spahiu: Berisha ka shanse të bëhet Kryeministër, aq sa Hysaj të bëj gol në finalen e Euro 2024

Shancet e kreut të PD Sali Berisha për tu bërë kryeministër, për juristin Kreshnik Spahiu janë shumë të vogla.

Ai tha se Partia Demokratike me Berishën në krye nuk mund të vijë në pushtet, pasi nuk pranohet nga ndërkombëtarët.

“Berisha ka shance që të bëhet kryeministër aq sa ka Hysaj të bëjë gol në euro 2024.  Partia demokratike nuk ka asnjë shance për të ardhur në pushtet. Edhe nëse Trump vjen të kandidojë për PD nuk e ngre dot PD në nivelet e marrjes së pushtetit. Një parti që vjen në rënie nuk ngrihet për 6 muaj. PD është katandisur ne 350 mijë vota. PD ka humbur në Shkodër, ka humbur Kamzën, e cila është vatrën ku organizoheshin të gjitha mitingjet. Berisha Berisha nuk pranohet nga ndërkombëtarët, ndërsa demokratët e pranojnë”, tha ai.

Kuvendi nuk i ka hequr mandatin Berishës edhe pse ka munguar në Kuvend.

Për juristin, Kuvendi duhet që ti drejtohej Gjykatës Kushtuese, e cila duhet që ta orientonte se si duhet që të veprohet në këtë rast.   

“Kjo është një çështje e diskutueshme nga Kushtetuta dhe kam shpresuar që Parlamenti të mos ishte i njëanshëm që njërit t’ja hiqte dhe tjetrit jo. Në të dyja rastet Kuvendi nuk duhet që të nxitohej dhe nuk duhej që të hiqte mandatin e Ahmetajt dhe të mos hiqte mandatin e Berishën.  Mbajti dy standarde, por duhet që ti drejtohej Gjykatës kushtetuese dhe gjykata duhet që të interpretonte dhe të orientonte parlamentin për mënyrën se si duhet të zgjidhej mandati i Ahmetaj dhe Berishës. Duhej që gjykata të shprehje për këtë gjë. Lindita Nikolla merr atributet e Kuvendit që të thotë nuk do ti hiqet, por ka marr një direktiv nga Rama që të zbus marrëdhëniet me Rithemelimit”, tha ai.

Ora 13:06
Godet Spahiu: Shifrat mashtrim, censusi etniko-fetar i 2012 u bojkotua nga 15% e popullit

Juristi Kreshnik Spahiu, i ka cilësuar shifrat e censusit si mashtrim.

Ai tha se censusi etniko-fetar i 2012 u bojkotua nga 15% e popullit.

Të dhënat e censusit kanë një sistem krahasues manipulativ. Në 2011 censusi etniko-fetar u bojkotua nga 15 % e popullit dhe u zhvilluan protesta. Janë dorëzuar 100 mijë firma në Kuvend që thoshin se refuzonin censusin, pra qytetarët refuzonin që të përgjigjeshin se çfarë etnie i përket dhe çfarë besimi fetar ke. Kanë harruar që censusi u bojkotua, edhe nga minoriteti grek. Nuk janë të sakta referencat e të dy cenuseve. Ahmet Zogu bënte censusin e gjësë së gjallë dhe dilte me shpejt se censusi i Ramës me popullsinë”, tha ai.

S.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar