Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri. Ai e cilësoi atë si një koncept të pamundur dhe të komik.
‘Dy herë ka pasur zgjedhje të parakohshme në Shqipëri kur u tha se s’do të kishte 6 ditë bukë në vend dhe dolën në shesh qytetarët dhe e dyta në ‘97. Problemi është pak më i thellë politikisht. Asnjë parti në kuvend nuk do zgjedhje të parakohshme. Pse nuk thonë duam zgjedhje por qeveri teknike. E nxjerrin preteks se nuk shkohet në zgjedhje me Ramën. Po qeveria teknike më duket ide komike me emra kryeministrash që i propozojnë pa i pyetur dhe refuzojnë. PS është në një situatë të rëndë dhe i duhet që të reflektojë që të gjejë zgjidhje. Ka edhe një lloj qetësie ose kanë marrëveshje me kundërshtarin ose e ndjejnë se janë më të fuqishëm dhe nëse sot shkojnë në zgjedhje prapë fitojnë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi











