Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

 

Kreshnik Spahiu duke folur për votën e diasporës më 11 maj, thekson se ajo rrezikon të devijohet kur të përfundojë procesi i regjistirmit të diasporës për zgjedhjet. Afati i fundit i regjistrimit është 11 marsi dhe atëherë do publikohen emrat e regjistruar që mund të jenë subjekt patronazhimi i partive të mëdha.

'Duhet të kemi parasysh se në Kosovë, janë regjistruar 132 mijë dhe kanë votuar 65 mijë votë të vlefshme. Shqiptarët e Kosovës janë shumë të angazhuar politikisht. Mendoj se me këtë trend, fluks do kemi diku 350 mijë kërkesa, por nuk do të thotë se të gjithë do regjistrohen. Mendoj se do regjistrohen 180 mijë. Nëse do regjistrohen, kjo nuk do thotë se të gjithë do votojnë. Rreziku i parë që me 12 mars, emigrantët do jenë të regjistruar. PS do disponojë të gjithë emrat e atyre që janë regjistruar. Nëse fluksi është nga qytetet e Italisë.

Ka mundësi ku ta fokusojë fushatën. Kanë infrastrukturën t’ja ndryshojnë mendjen. Për të votuar partinë e tyre. Hap rrugë për manipulimin. Për votën kolektive. I gjithë ky proces do ketë një të keqe të madhe. Do kuptojmë fituesin që në 11 mars. Ju garantoj, 90% e atyre që janë regjistruar nuk janë regjistruar me angazhimin e tyre. Me angazhimin e partive politike. Partitë politike do e dinë shumë mirë sa % e diasporës kanë vota paraprake. Ato vota do shkojnë në favor të fituesit. Partitë e reja kanë një disavantazh të madh sot. Populli shqiptar nuk është më idealistë. Ditët e fundit një përqindje e madhe bëhen me votuesit. Pse ta çojmë për dikë që nuk fiton, thonë. Rotacioni dhe era për ndryshim do vijnë kur unë të kthehem në politikë. '


Lajmi kryesor:

Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë

Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë