Spahiu: Vota me postë s’është e fshehtë dhe do manipulohet më lehtë se në Shqipëri

 

Kreshnik Spahiu foli në '5 Pyetje nga Babaramo' lidhur me votën e diasporës. Ai argumenton se ky proces mund të jetë më i prekshëm ndaj manipulimeve krahasuar me votimin në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mungesën e fshehtësisë dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm, si punëdhënësit apo patronazhistët politikë.

Spahiu ilustron shqetësimin e tij me një shembull hipotetik, ku një sipërmarrës me 200 punëtorë mund të mbledhë kartat e tyre të identitetit dhe të organizojë votimin në mënyrë kolektive, duke e dorëzuar atë përmes postës. Ai pyet se si mund të parandalohet një manipulim i tillë, duke nënvizuar se këto skenarë mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

'Nuk jemi për të bërë fushatë, votoni, regjistrohuni. Jemi në një nivel specialistësh, edhe për eksperiencën që kemi në zgjedhje. Edhe për njohuritë. Të tregosh barsoleta dhe të thuash kush e relativizon, flet me gjuhën e Berishës. Shqetësimi im që nesër vota e Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, mos manipulohet, të mos jetë në mbulimin e patronazhistëve. Jam për të thënë atë që mund ta thuash në 12 maj kur të hapen kutitë e votimit në diasporë dhe vota e PS të dalë më e madhe në diasporë se në Shqipëri.

Vota me postë mund të manipulohet. Kjo nuk do të thotë të relativizohet vota e diasporës, por do të thotë të parashikosh. Jemi këtu për të qenë më të qartë dhe një të keqe më të madhe. Thashë në mënyrë hipotetike. Një sipërmarrës ka 200 punëtorë, i mbledh kartat e punëtorëve dhe ia çon ministrit dhe i çon në mënyrë kolektive në postë. Si parandalohet ky manipulim i votës?'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital

Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital