Spaho 'harron' që Balliu nuk është më deputet! Ngatërron edhe numrin e të arrestuarve

Ish-deputeti Edmond Spaho ishte në ambientet e gjykatës kur u dha vendimi për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Bashkë me të jashtë Gjykatës pati edhe ish-deputetë të tjerë, dhe banorë të zonës së Astirit që protestuan kundër arrestimit të Balliut dhe tre protestuesve të tjerë, dy ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se ky ishte një gjyq politik që u bë ndaj deputetit, kur në fakt Balliu, ashtu si edhe vetë Spaho, nuk janë më deputetë pas heqjes dorë në bllok bashkë me LSI-në dhe aleatët nga mandati i deputetit.

Po ashtu, Spaho tha se u arrestuan edhe 5 qytetarë të tjerë të Unazës së Re, kur në fakt bëhet fjalë për tre banorë protestues, që njëjtë si Balliu morën masën "detyrim paraqitje" duke lënë qelinë.

Spaho nuk la pas edhe akuzat e shumta politike ndaj Ramës, duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Në një moment, Spaho tha se një prej banorëve të zonës së Astirit që ka protestuar për muaj me radhë kundër projektit të Unazës së Madhe ka mbetur me këmbën e thyer nga dhuna policore sipas tij, gjatë protestës së dy ditëve më pare kur u mundua të pengohej kalimi i kryeministrit Rama pranë Fabrikës së Miellit dhe ku pati konfrontime të forta me policinë.

"Një proces tërësisht i montuar politik nga policia dhe prokuroria me synimin për të burgosur deputetin Klevis Balliu dhe 5 qytetarë të tjerë të Unazës së Re në mënyrë që të realizohet vullneti i Edi Ramës. Kemi indicie të qarta që Edi Rama është urdhëruesi për t'i burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë me synimin që të frikësojë qytetarët që të mos i bashkohen rrugës dhe orotestave që kemi filluar për të rrëzuar atë. Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, nuk ka manovër që e shpëton, do përfundojë në koshin e historisë se po sillet si diktarorë. Njerëz që mbrojnë pronën e tyre dëshiron t'i fusë në burg. I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t'i merrnin hajdutët, dhe këta njerëz kërkohet të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe ato kompani vazhdojnë edhe marrin tenderë. I patë ato gra me paterica, ja kanë thyer këmbën asaj ditën që morën Klevis Balliun, u dënua njeri? Jo sepse ajo është e njerkës, i morën burrin në burg, ka edhe djalin në burg, i thyen edhe këmbën. Drejtësia e Ramës kërkon të fusë në burg deputetët e opozitës. Gjyqe politike në ditën e Evropës. Sot që në Tiranë janë me dhjetëra presidentë të rajonit, Rama me veglat e tij në polici dhe prokurori, përpiqet të fusë në burg përfaqësuesit politikë të qytetarëve se protestojnë kundër padrejtësive të kësaj qeverie ndaj qytetarëve. Për ne nuk ka kthim pas. Ta harrojë që me 30 qershor do bëjë zgjedhje. Nuk ka zgjedhje, do ketë vetëm largim të Edi Rama", - tha në një deklaratë për mediat Edmond Spaho.


Lajmi kryesor:

Basha: U arrestua me urdhër të Ramës! Spaho: Gjyq politik për Klevis Balliun në Ditën e Evropës!


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë