SPAK gjeti 1 mln euro të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK gjeti 1 mln euro të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

Sasia prej mbi 1 milion euro e sekuestruar nga SPAK gjatë operacionit “Gordonët” të zhvilluar në 29 korrik, mësohet të jetë gjetur në banesën e Hajdar Bakos.

Shuma e eurove është groposur në oborrin e shtëpisë së Bakos, por gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë është bërë zbulimi i kartmonedhave të ndryshme që ishin fshehur në oborin e shtëpisë.

E gjithë sasia monetare që i përket valutave të ndryshme është mbyllur në një llogari bankare që administrohet nga SPAK.

Ndërkohë prokurorët e SPAK që hetojnë procedimin Nr.75, pretendojnë se përmes bisedave të “SKY” ata kanë zbardhur dhe linjën e transferimit të parave nga disa shtete të huaja drejt shqipërisë.

Një gjë e tillë është kryer përmes një pike të këmbimit valuator (Exchange), që administrohet nga Maklen Mici dhe Bashkim Lika, të dy të vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Kjo pikë e këmbimit valuator që prej 13 shtatorit 2007 ndodhet në rrugën “4 shkurti” përballë Bankës së Shqipërisë në Tiranë, ku 60 për qind të aksioneve i zotëron Bashkim Lika dhe 40 për qind të pronësisë së saj i zotëron Maklen Mici.

Të këto emra kanë në 24 Mars 2023 kanë hapur një kompani ndërtimi të qujtur “B&M CONSTRUCTION”, duke synuar të ndërtonin objekte banimi në kryeqytet.

Sipas SPAK nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

“…evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit…”-thuhet në njoftimin e prokurorisë së posaçme SPAK.

Më tej SPAK thotë në njoftimin e tij se organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, Franc Çopja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset 71-vjeçarja! Nga shpërthimi, dritaret e apartamentit përfunduan në rrugë

Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset 71-vjeçarja! Nga shpërthimi, dritaret e apartamentit përfunduan në rrugë