Report TV siguron përgjimet/ 'Doktori i do euro...bëj gati 5-mijëshet dhe 10-mijëshet për spital', SPAK kërkon kthimin në qeli të mjekut Edvin Prifti

Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në qeli të kardiologut Edvin Prifti të cilin apeli i gjykatës së posaçme e kaloi nga paraburgimi në detyrim paraqitje.

Në rekursin e prokurorit Altin Dumani thuhet se ai i ka vënë në dispozicion gjykatës së apelit prova se doktori Edvin Prifti bënë fatura tatimore false me qëllim shmangien e tatimit“.

Sipas prokurorit Dumani edhe deklarimet e sekretares gjyqësore në Krujë të arrestuar po për korrupsion. faktojnë shkeljen e ligjit të kryer nga doktori Prifti.

ReportTv ka siguruar disa prej përgjimeve të cilat SPAK i ka bashkëngjitur rekursit të depozituar në gjykatën e lartë, përgjime të cilat vënë në dukje se doktori Edvin Prifti i donte paratë në euro.

Në përgjimet e SPAK, thuhet se një shtetase me emrin Migena Skënderi ka marrë nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi një sasi prej rreth 500 eurosh. ndërkohë që nga diskutimet duket qartë se një zarf me 2 mijë euro i është dhënë Doktor Edvin Priftit.

SPAK ka përgjuar një bisedë telefonike ku flitet për euro e zarf që do të shkonin tek kardiologu dhe qytetarja ndërlidhëse me kryeinfermieren, vartese të mjekut Prifti i thotë Emanuela Mallkuccit, kryesekretares se Gjykatës së Krujës që të bëjë gati zarfin .

"Do t'ia fusim këtij në zarf", duhen 2 mijë euro dhe jo lekë.

 Ngjo motrën tendë, futja në zarf....o doktor i mirë...amon boja motre"

"Mirë po i boj euro"

Vetë doktori Prifti ka mohuar këto pretendime të SPAK duke deklaruar se pasuria e tij është e ligjshme, vjen nga shit-blerja e pronave për të cilat ka depozituar edhe kontratë.

Mjeku Prifti, është lënë i lirë në fillim të muajit mars nga Gjykata e Apelit pasi i ka hequr vetëm të drejtën e ushtrimit të profesionit në spital. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti akuzohet mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për t'i operuar nënën. Mallkuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

1613390936_1613222546edvinprifti.jpg

Edvin Prifti

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Kryeinfermierja: Jepi ndonjë lekë atyre infermiereve'... Vajza e pacientes: Duke nxjerrë lekë jam që në mëngjes

Në përgjimet e siguruar nga Report Tv, në një bisedë të shkëputur nga SPAK është kryeinfermierja Trëndafile Fagu e cila flet në telefon me vajzën e pacientes, Manuela Mallkuçi.

Në një moment të bisedës 'Filja' i thotë 'Japu nai lek atyre infermiereve', ndërkohë që Mallkuçi i thotë: 'Po i dhashë atyne aman, tu qit lek kam që në mgjes'.

Ora 12:19
'Amon boja euro'/ Përgjimet: Doktori i do euro! Bëj gati edhe 5 mijëshet dhe 10 mijëshet për spital

1592238691_1586961968pergjime480x326.jpg

Në përgjimet e SPAK, të siguruara nga Report TV, thuhet se një shtetase me emrin Migena Skënderi ka marrë nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi një sasi prej rreth 500 eurosh ndërkohë që nga diskutimet duket qartë se një zarf me 2 mijë euro i janë dhënë Dr. Edvin Priftit.

Më poshtë është një telefonatë mes Migena Skënderit e cila kishte lidhje shoqërore me Manuela Mallkuçin  dhe kryeinfermieres me emrin Trëndafile Frangu.

Filja: O Genë jo te lutem, kthehu, kthehu, absolutisht a je në terezi?!

Gena: Jena t'u hik ne tashi, të puthim fort, të puthim fort ne jena t'ë hik.

Filja: Jo jo të lutem.

Gena: Tashi mos diskuto kështu budallalliqesh se të du fort per Zotin.

Filja: E per Zotin m'a ke bere shtimi, po t betohem për fëmijët ta kam bërë pa interes.

....

Ndërkohë që në biseda të tjera në një moment qytetarja Migena i thotë që të bëjë gati 5 mijë lekshat dhe 10 mijë lekshat për ditët e qëndrimit në spital.

"Do t'ia fusim këtij në zarf", i thotë Skënderit Mallkuçit duke i nënvzuar se duhen 2 mijë euro dhe jo lekë.

 Ngjo motrën tëndë, futja në zarf....o doktor i mirë...amon boja motre"

"Mirë po i boj euro"

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve