SPAK e akuzon për korrupsion, Berisha përdor opozitën si 'strehë' për hallet me drejtësinë! u thotë demokratëve: Ne jemi në luftë

Ish kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet individualisht me drejtësinë për akuzën e korrupsionit pasiv të ngritur nga SPAK, por fshihet pas partisë dhe fton demokratët në luftën e tij

Në konferencën për median që nisi 30 minuta para orarit që ishte thirrur në gjykatë për tu pyetur lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ Berisha përsëriti se akuzat e tij janë politike.

79-vjeçari ka zgjedhur që ta përdorë PD-në e përçarë si një strehë për hallet e tij personale me drejtësinë.
 

“U them demokratëve ne jemi në luftë dhe Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do të qëndrojë me të gjithë forcën e saj. Kemi të bëjmë me një proces mostruoz politik. Edi Rama me dy skapistë dhe një tjetër vënë në tryezë reformat e suksesshme“ tha Berisha.

Ndërkohë në orën 14:00 duhej të ishte në GJKKO për tu marrur në pyetje por refuzoi ndërsa në gjykatë çoi avokatin e tij Genc Gjokutaj.

Lajmi ne perditesim... 


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ Berisha refuzon thirrjen, në GJKKO çon 2 avokatë! Padit në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, avokatët kërkojnë të përjashtohet! Shtyhet për nesër seanca


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës