SPAK e akuzon se mori rryshfet nga një qytetar për të mos i prishur ndërtimin pa leje, GJKKO liron nga qelia inspektorin e INUV

SPAK e akuzon se mori rryshfet nga një qytetar për të mos i prishur ndërtimin pa leje, GJKKO liron nga qelia inspektorin e INUV

Elbasan- Gjykata e Posaçme liroi sot (4 shtator) nga burgu Gentian Bakon punonjësin e INUV Elbasan i akuzuar nga SPAK për korrupsion.  

Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri pranoi në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” çdo të mërkurë në orën 14:00.

Çështja fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bujar Qajaj.

Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin shtëpinë.

Ai u arrestua më 1 shtator pasi nga hetimi i SPAK, Gentian Bako ka rezultuar se ka bashkëpunuar me kryeinspektorin e INUV, Andri Mehja dhe inspektorin Bujar Qajaj, për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synim mos t’i prishnin një tendë.

.Ata dyshohen se nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë para për këtë favorizim.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LUAN: 05/09/2024 13:29

    Rrropte ku,ti kete prokuroria qe meret me fundin e kavallit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore