‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës

‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës

Tedi Blushi me strukturat drejtuese të PL në Kavajë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga takimi i zhvilluar ditën e sotme me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Kavajë vijoi akuzat ndaj SPAK.

Ai tha se SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës dhe se po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës.

‘Kësaj here përveç “Rilindjes’’ ne përballë kemi edhe një strukturë tjetër kriminale që është kthyer në një parti aleate të Edi Ramës, që quhet SPAK dhe që po bën çdo përpjekje për t’i garantuar Narkoregjimit edhe një tjetër mandat në kurrizin tuaj, duke burgosur, arrestuar dhe shantazhuar drejtuesit kryesorë  të opozitës. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rrëmbyer në mënyrë kriminale dhe sot është në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, vetëm sepse guxoi dhe vijon të luftojë edhe nën këtë izolim ekstem me Narkoegjim, duke denoncuar çdo ditë krimet dhe korrupsionin e përbindshëm, që nga SPAK cilësohen si “krime intelektuale” sepse “afërmendsh” nuk mund të hetohen sa kohë kjo strukturë e kapur për fyti nga Edi Rama po shërben si hanxhar në duart e tij për të masakruar opozitën', tha ai.

Blushi u ndal edhe në çështjet e pagave, pensionet, punësimi, ndihma ekonomike për shtresat më në nevojë të Kavajës.

 ‘Kavaja është e penalizuar, sepse edhe me buxhetin që Edi Rama miratoi këtë vit në Parlament, nuk do të bëjë asgjë tjetër, veçse do të thellojë varfërinë e qytetarëve dhe pensionistëve të Kavajës. Edhe bonusin e fundvitit që dha për pensionistët, Rama ua mori me faturat super të kripura dhe abuzive të energjisë elektrike. 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe ndërkohë 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncesionare. Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve për familjet me ndihmë ekonomike. 0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve, numri i të cilëve është në rritje.  0% fonde shtesë për kujdesin social, ç’ka paralajmëron thellimin e mjerimit për mijëra familje të tjera”, tha Blushi.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq