SPAK hetim të hollësishëm pasuror edhe për Fondacionin e Liri Berishës

SPAK, i cili muaj më parë nisi hetimet për origjinën e pasurive të gjithë familjes Berisha, po heton edhe fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar nga Liri Berisha.

Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, SPAK po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit, (zyrtarisht dedikuar për ndihmën e fëmijëve autikë), përfshirë donacione dhe blerje. Ndër të tjera, hetimi po prek edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të Fondacionit në zonën e ish-liqenit të Farkës e cila përdoret si seli e biznesit.

Fondacioni i Liri Berishës është përmendur në disa kronika të mediave në të kaluarën, pasi u zbulua se gjatë një darke bamirësie të organizuar në Tiranë në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, biznesmenë të ndryshëm blenë vepra arti me çmime shumë të larta të nxjerra në shitje në ankand nga Fondacioni. Ndër të tjera është blerë një pikturë për 100 mijë euro. Çmimi i paguar e kalonte shumë herë vlerën reale të punimeve dhe që atëherë dyshohej se ato blerje ishin maskuar në formë bamirësie, por që në të vërtetë ishin “dhuratat” e paguara për fondacionin Liri Berisha, të cilat më pas bashkëshorti ia ktheu me tendera dhe favorizime të tjera politike.

Tashmë SPAK po heton për herë të parë pasqyrat financiare të Fondacionit, si dhe pjesën tjetër të pasurive të familjes. Në qendër të hetimit financiar janë dhjetëra toka dhe apartamente në pronësi të vajzës së tij Argitës dhe dhëndrrit të tij Jamarberit dhe djalit të tij Shkëlzenit. Llogaritë e tyre rrjedhëse, kreditë bankare, faturat, konsulencat, shpenzimet jashtë dhe natyrisht vila luksoze e Gjirit të Lalzit në qendër të një operacioni misterioz pronash të paluajtshme që ndodhi në të njëjtën periudhë kur Sali Berisha i dha leje ndertimi ndërtuesit që po bënte resortin dhe vilën që më pas u bë pronë e tyre.

Hetimet pasurore për familjen Berisha, të cilat asnjë autoritet shtetëror nuk ka guxuar t'i kryejë ndonjëherë në të kaluarën, nisën pasi SPAK nisi procedimin penal për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-Klubit sportiv Partizani për të cilin Sali Berisha dhe dhëndrri janë ende në arrest shtëpie.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 05/09/2024 06:20

    Shitet serioziteti i ketij fondazioni qe blen vile ne Farke si seli

    Përgjigju
  • Edi Er: 04/09/2024 17:59

    Ne fakt kur shet Edi Rama shkaravina per 50000 euro nuk ka lajme

    Përgjigju
  • Spak: 04/09/2024 16:49

    O futeni ne burg o lereni se keto hetimer e sterzgjatura nuk jane shume pozitive

    Përgjigju
  • Turi: 04/09/2024 14:19

    hajde se Sllobodankes ska per ti ndodhur gje fare. Thjesht do jete pak zhurme e tym dhe Sllobodanka bashk me Salih Malokun do shijojne pasurine me sorollopin e tyre.

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/09/2024 19:58

    Pnese e ketij fomdacioni eshte edhe Valbona Hoxha (mbesa e diktatorit) se bashku me bashkeshortin avokatin Boga. Se kishin akoma dyshime njerezit se kush ishin ne te vertete komunistet. Saliu e ka si mbesen e vete Boi Hoxhen. Sa humbi PD-ja iku ne Austri zonja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës