SPAK kërkon arrest në shtëpi për Berishën, Lapardhaja për Report Tv: Të lërë partinë dhe të përballet me drejtësinë, e ka marrë peng për hallet e tij

Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar në Report Tv kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën, si edhe refuzimin e tij për t’u përballur me drejtësinë për çështjen ‘Partizani’. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, analisti thotë se ish-kryeministri po e përdor partinë për interesat e tij. Ai thekson se Berisha duhet ta lërë partinë edhe të shkojë të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjesht dhe i barabartë para ligjit.

“Berishës i duhej PD për të ardhur te kjo ditë, që ta asocionte veten lideri i opozitës. Ai është drejtues i një formacioni që nuk është i regjistruar as në gjykatë dhe nuk njohët as nga institucionet. Ata do ta trajtojnë si goditje të opozitës, por një opozitë që goditet duke i dhënë leje për tenderë vetëm këtu në Shqipëri mund ta gjejmë një opozitë të tillë. Nuk po e viktimizon kush, duhet të lërë opozitën dhe PD dhe të shkojë si çdo qytetar të përballet i vetëm dhe i barabartë para ligjit.  Berisha është i vetmi politikan botëror që do të marrë pushtet për t’u mbrojtur nga drejtësia. Opozita është marrë peng për hallin e Berishës”, tha Laparadhaja.

Sipas tij, kjo që po i ndodh sot Berishës me drejtësinë duhet të jetë kambanë alarmi edhe për politikanët e tjerë.

“Kjo që po i ndodh sot Berishës është një ngjarje e paralajmëruar dhe që ka zgjatur shumë në kohë. Është fillimi i fundit të tranzicionit në Shqipëri. Kjo rënie e Berishës, pavarësisht një periudhe 2-vjeçare për të mbijetuar politikisht, është paralajmërim edhe për Ramën dhe klasën politike shqiptare që nëpërmjet këtij vendimi, thuhet se nëse ne arrijmë të bëjmë këtë gjë me Berishën, pavarësisht rrëmujës që ka bërë në këto dy vite, jemi gati ta bëjmë edhe me çdo politikan shqiptar”, u shpreh ai.

Një koment e pati edhe për vendimin e Gjykatës së Lartë që detyron Apelin të dalë me një vendim për çështjen e vulës së PD.

“Vendimi i GJ është një lajm i mirë, vendimi duhet përshpejtuar për ti dhënë fund çështjes së legjitimitet të PD. Kryetari i PD është Basha deri në zgjidhjen e problemit”, tha Lapardhaja.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja