SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Beqiraj: Turp që po e kthen në politike, këtë çështje juridike! Burimi: Do nxjerrë raport sikur është sëmurë, të hetohet në gjendje të lirë

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, ishte temë e dabatit në emisionin Repolitix në Report Tv. Avokati Idajet Beqiri tha se SPAK po e kthen çështjen në çështje politike nga juridike siç është.

‘Turp për SPAK që e kthen politikë një çështje që është juridike. Është aq i politizuar sa s’ka ku të shkojë më. Se ndalon njeri të jetë jashtë vendit Ahmetajn. Në momentin që GJKKO kërkon masën arrest me burg, avokatët e tij e kanë për detyrë që ta njoftojnë. Ligjërisht nuk duhej marrë kjo masë. Brenda PS-së thonë se Ahmetaj e çoi vetë në SPAK aktakuzën.’- u shpreh Beqiraj.

Nga ana tjetër analisti Genc Burimi tha se Ahmetaj do të nxjerrë një raport mjekësor që t’i shpëtoj drejtësisë. Sipas tij Ahmetaj nuk ka pse të jetë në pranga, por mund të hetohet në gjendje të lirë.

‘Pse këta sot kanë këtë lloj procedure kaq speciale, pse mos të jenë as mbi ligjin as nën ligjin. Do të hyjnë në një lloj frazë që do të zgjasë m ditë me javë. Arben Ahemtaj do u nxjerrë juve një raport mjekësor nga një spital ose në Greqi, ose në Kanada, ose në Hungari. Jemi sot në një polemike formale. Kur do të mbarojë pagesa e këtij inceneratorëve fantazmë? Të ndalojë vazhdimin e pagesave për inceneratorët fanatzëm! Absolutisht nuk duhet të jetë në pranga. E keni ekzagjeruar me historinë e prangave. Të hetohet në gjendje të lirë. T’i hiqet imuniteti dhe të shkojë të hetohet. SPAK të herë dorë nga bomba e arrestimit. Nëse SPAK ka përfunduar hetimet ta çoj në gjykatë. Nëse drejtësia duhet të vërë në përgjim një deputet të marrë leje nga parlamenti.’- tha analisti Genc Burimi.

Ndërkohë ish-deputeti i PS-së Halit Valteri u shpreh se PS e ka të qartë se Ahmetaj duhet të përballet me ligjin dhe të vuajë pasojat e veprimeve që ka kryer. Valteri shtoi se janë 5 ministra që kanë firmosur për inceneratorët.

‘Opinion i PS në raport me Ahmetajn është i qartë dhe i prerë të përballet me ligjin dhe ta zgjidhë vetë e të vuaj pasojat. Do kemi një gjykim që do të dënohet vetëm për shpërdorim detyre. A do të ketë perosona të tjerë të përfshirë se kanë qenë 5 ministra që kanë firmosur aty. Të 5 ministrat 2 janë të LSI-së 3 të mazhorancës.’- tha Valteri.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Avokati Henrik Ligori shpjegoi në mbledhjen e këshillit të mandateve në Kuvend se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri. Mbledhja u shoqërua me debate pasi opozita kërkoi diskutimin me dyer të hapura çka u refuzua nga mazhoranca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Deklarata e fortë e ish-deputetit: Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg

 

Ish-deputeti Halit Valteri i ftuar në Repolitix në Report Tv u shpreh se deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg.

‘Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg!’- tha Valteri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/07/2023 03:55

    E pse te mos jete ne pranga o z.Burimi?! Cfare e vecon Ahmetajn nga nje hajdut shtepie? Pse ky i fundit duhet te kaloje kohe ne burg,kurse Ahmetaj qe vodhi shtetin duhet te hetohet ne gjendje te lire?!Cfare e dallon korrupsionin e tij nga ai i nje polici qe merr rryshfet ne rruge per te mos u vene gjobe shkelsave te rregullave te trafikut rrugor? Pse polici duhet te burgoset ,kurse Ahmetaj duhet te ndiqet i lire?! Akti eshte i njejte,vetem kollaroja posti dhe shuma e pervetsuar ndryshojne.Polici e hajduti perlane 100-2000 euro,kurse Ahmetaj perlau gjysem milion!!! Per keto /merita/ duhet t'i kursejme burgun Ahmetajt?!

    Përgjigju
    • Lesh: 12/07/2023 09:36

      Iris ato jane para tenderash! Ndersa polici del e grabit me uniform dhe presione!Ndersa Ahmetaj dhe policeve si Ahmetaj ti sekuestrohen te gjitha pasurit qe kane .

  • Arbëri: 12/07/2023 00:38

    Ky suget Halit ( milion € ) Rama…!!!

    Përgjigju
  • O Valter?: 11/07/2023 23:19

    Jo ne burg ish presidenti por te rupet i gjalle si nje ogiç ne mal Tomorrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore