SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, eksperti i sigurisë: Po përgatit terrenin që të shmangë qëndrimin në qeli! Mund të kërkojë strehim politik

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se largimi i ish-ministrit Arben Ahmetaj jashtë vendit, para se Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK për arrestimin e tij, mund të lidhet me faktin se ai po përgatit terrenin që të shmangë qëndrimin në qeli. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Softa u shpreh se deri në momentin që të dalë një urdhër-arresti ai është i lirë, por sipas ekspertit, Ahmetaj mund të marrë shembullin e Nikolla Gruevskit dhe të kërkojë strehim politik.

‘Deri në momentin që do të dalë urdhër arresti nga SPAK është një qytetar i lirë. Mund të marrë shembullin e Gruevskit të Maqedonisë dhe mund të kërkojë strehim politik në një nga vendet ku mendon. Ose mund të ketë përgatitur terrenin për të shmangur arrestimin dhe qëndrimin në qeli e mund të ketë bërë përpjekje se ku mund të kërkojë strehim politik. Fakti që lëviz dhe thotë se kam prerë biletë dhe shkon në një vend tjetër është një tregues që nuk do të tregojë vendodhjen e tij. Mbasi del urdhri i arrestit bëhet shpallja e tij për në kërkim ndërkombëtar. Pastaj Interpoli kërkon nëpërmjet agjencive homologe për ekstradimin e tij. Kërkohet që nëpërmjet Interpolit legalizim i tij dhe ata homologë të Interpolit e arrestojnë për llogari të drejtësisë shqiptare.  Në momentin që jep autorizimin parlamenti heqja e imunitetit dhe lejimi i arrestimit të tij, drejtësia është e lirë për të vepruar. Pastaj do jetë gjykata që do të vendosë masën e sigurisë. Arrestimi i tij është procedurë. Seanca për heqjen e imunitetit ka qenë e mbyllur. Është kërkuar nga SPAK për shkak të sekretit hetimor.’- tha Softa.

PD e PS ranë sot dakord që seanca e posaçme për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj të mbahet nesër.

Çfarë kërkon SPAK?
Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia e re: 13/07/2023 23:54

    Nuk fiton dot strehim politik në vendet perëndimore, vetëm në Rusi po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania