Ndërsa nesër Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Kuvendit dhe mazhorancës se po mbrojnë zv.kryeministren. Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Bardhi tha se Niko Peleshi shkeli ligjin duke bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke e akuzuar se i ka shërbyer kryeministrit Rama. Bardhi tha se kuvendi është kthyer në bunker të korrupsionit, sepse këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës.
“Ju qytetarët i keni vetëm propagandë, nuk i shërbeni qytetarëve, ka momente kur një kuvend nuk dështon nga fjala, por sepse hesht atëherë kur duhet të flasë. Ku parlament e ka nisur këtë sesion me një heshtje të qëllimshme, të mbrojë pushtet nga drejtësia. Është kuvendi mburojë për korrupsionin dhe kundër drejtësisë. Që prej 19 vjetorit ky Kuvend kishte një detyrim të panegociueshëm, duhej të vendoste për pranimi e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ky kuvend kishte detyrë të mos i fshihej drejtësisë, por kuvendi dështoi ta përmbushë këtë detyrim. Janë me mijë prova, nuk janë më deklarata të opozitës, nuk janë sajesa të opozitës, janë prova të korrupsionit nga maja deri në themelet e qeverisjes. Kryetari i Kuvendit heshti dhe shkeli ligjin, sepse kryeministri kishte shpallur pengimin e drejtësisë. Përballë provave të korrupsionit, Niko Peleshi zgjidhë të heshtë dhe të shkelë ligjin. Ky kuvend nuk i shërben interesit të qytetarëve. po blen kohë kundër drejtësie. Një kryetar kuvendi ka vetëm një detyrë, ti shërbejë ligjit jo kryeministrit. Ky kuvend është kthyer në bunker të korrupsionit, sepse këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës. Ju nuk jeni betuar për të mbrojtur qeverinë nga drejtësia, as për të mbrojtur të korruptuarit nga drejtësia, ju dhe mazhoranca keni zgjedhur të bëni të kundërtën”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Debate në Kuvend për protestën e PD! Koçiu: Policia nuk dhunoi, veproi sipas ligjit pasi u sulmua me mototov! PD: Hodhët gaz lotsjellës të skaduar











