Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po i jep mbrojtje politike zv/kryeministres Belinda Balluku në përballjen e saj me drejtësinë .
Në një intervistë për emisionin Studio Live në Report TV, Lapaj tha se mazhoranca po e mbron Ballukun nga drejtësia përmes procedurave dhe vonesave institucionale.
“Sot në Divjakë, Rama e kishte në krah Ballukun një person që SPAK po kërkon ta ccojë para drejtësisë, por kryeministri i ka dhënë mbrojtje politike totale. Ai tashmë është bërë një bunker bërthamor kundër drejtësisë duke u bërë mburojë politike në disa drejtime: e para duke e mbajtur në krah dhe dhënë mesazhin që jemi bashkë; e dyta duke penguar këshillin e mandatave që të zbatojë ligjin. Këshilli i Mandateve po bën grusht shteti de fakto dhe de jure sepse po zvarrit dhe po pengon drejtësinë të zbatojë ligjin dhe përmes presionit Gjykata Kushtetuese po zvarrit vendimmarrjen dhe kjo po ndodh sepse rregullorja e Kuvendit përcakton qartë që nëse kërkesat e Prokurorisë për heqjen e mandatit apo dhënien e autorizimit për arrestim, nuk merren në shqyrtim brenda 3 muajve, konsiderohen të rrëzuara edhe pa votim. Në këtë drejtim PS dhe Edi Rama po mundohen të shpëtojnë Ballukun me procedurë” tha Lapaj.
Në këtë kontekst, Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës që do të mbahet të shtunën në orën 18 përballë kryeministrisë.
Nga Report TV, ai i shtriu dorën e bashkëpunimit edhe Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit në duke thënë se beteja e protestave nuk është personale por një përballje me ata që “po vjedhin Shqipërinë” dhe se interesi kombëtar të vihet mbi çdo ndarje apo mosmarrëveshje.
Komente













Thyej qafen o kriminel i Çopajve.
Përgjigju