SPAK kërkon arrestimin e Berishës, A do ta votojë PD e Bashës? Pampuri: Mbështesim çdo nismë të SPAK! Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në parti

Tirane- Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën, (18 dhjetor) për të diskutuar kërkesën e PD nëse do të autorizojë SPAK për të arrestuar Sali Berishën i cili refuzoi tre herë të zbatojë vendimin e GJKKO-së për tu paraqitur para oficeres gjyqësore.

Më pas raporti/et që hartohen nga ky këshill kalohen në Kuvend për tu votuar. Por a do ta votojnë deputetët e PD-së zyrtarë të drejtuar nga Lulzim Basha?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e ftuar sot pasdite në studion e Report Tv e bëri të qartë.

‘Nuk është çështje individi por parimore. Ne kemi deklaruar se mbështesim çdo nismë të SPAK. Kemi besim që SPAK po e çon Shqipërinë drejt një shteti ku drejtësia është e paanshme. Jemi në mbështjetje të SPAK. I qëndrojmë parimeve deri në fund’ tha Pampuri për emisionin ‘Studio Live

A ka gëzim në PD-në për këtë zhvillim të SPAK

‘Si mundet të gëzosh. Nuk është lajm i mirë. Nuk ka kush gëzon në një parti kur ne mburremi ku drejtësia nuk ka ku të kapet me ne. Nuk ka si të jetë lajm i mirë kur SPAK kthehet tek ne dhe ka goditje kaq të rëndë, por ne do të mbështesim SPAK deri në fund këdo që të godasë ‘ nënvizon Pampuri për gazetarin Arbër Hitaj.

Pampuri thotë se tashmë PD-së po i afrohen dhe ata që deri dje mbështesnin Rithemelimin dhe Sali Berishën. Provë ishte dhe festa e PD-së në Pallatin e Kongreseve më 11 dhjetor 2023 ku krah Bashës ishte dhe personalitete të njohura të së djathtës si Preç Zogaj dhe Bamir Topi. 

‘Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemelimi. Kthesa e madhe ishte kjo. Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në PD’  shton Pampuri.

Nënkryetarja e PD-së thotë se dora e shtrirë mbetet për të gjithë demokratët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
'Nuk bëhet revolucion me flakadanë e karrige' Nënkryetarja e PD-së për Report Tv: Rithemelimi palë me PS-në, mbrojnë interesat e njëri tjetrit

 

Partia Demokratike e Lulzim Bashës është distancuar nga skenat e kaosit të cilat prej dy muajsh grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë në Kuvend. Për nënkrytaren e PD-së, Oriola Pampuri përmes këtyre skenave po mbrohen intersat personale të Rithemelimit por dhe maxhorancës.

‘Aty bëhet një luftë donkishoteske. Ku njëra palë miraton gjithçka çfarë i intereson. Ishte skandal, të miratosh buxhetin nen për nen për 8 minuta, një buxhet që vijon të çojë para në xhepat e koncesionarëve që sot hetohen nga SPAK dhe nuk u diskutua fare. Të dyja palët dalin të qeshura nga salla e parlamentit. Personalisht unë dhe grupi PD nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë në institucione ku kryhen të gjitha detyrat për të shkuar deri në fund mbrojtjen e intersave personale të palëve. Hidhen karriget... Ku duhet të jemi aktivë, njëri të mbajë flakadët e tjetri ti vëjë flakën?! Ky nuk është revolucion" tha Pampuri për Report Tv.

Pampuri nënvizon se PD po bën një opozitë siç duhet.

’Nuk kemi qenë inekzistentë. Kemi paraqitur 8 amendamente. Kemi qenë prezentë në studio e terren. Kjo është opozitë. Opozitë nuk është të ndezësh flakadanë. Hipin nga kangjellat bllokojnë komisionet dhe më pas dalin në komisione online. Kjo është lojë. Por as unë e as qyetarët nuk mund tu shkojnë më prapa këtyre lojrave se nuk vlejnë më‘

Ora 17:50
Argita krah Berishës, Pampuri i dërgon mesazh: PD-ja nuk është 'parti familje' por e shqiptarëve

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv komentoi dhe shfaqjen e Argita Malltezit krah të atit Sali Berisha në dy aktivitetet e fundit politike, në kuvend dhe në festën e organizuar prej tij

‘PD nuk mund të quhet parti familje por është e shqiptarëve por dhe demokratëve që e kanë mbajtur në këmbë për 33 vite. Është e drejta e gjithkujt të ftojë djalin apo vajzën por të mendosh më tej është pak e tepërt’ tha Pampuri.

Ora 17:46
Pampuri thumbon Gazment Bardhin: Mund të bëhesh Zot i shokëve por jo i partisë, do ca kohë

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se dora e shtrirë e Partisë Demokratike për tu bashkuar ka qenë dhe vijon të jetë për këdo, ndërsa thumboi Gazment Bardhin.

Por kjo a është ftesë e hapur për grupimin e zotit Bardhi?

‘Nuk dua të përmend emra të veçantë. Mund të bëhesh zot i shokëve i miqve, por jo i partisë. Jemi në një parti që do ca kohë të bëhesh zot. Grupimi i këtij apo atij nuk dua ta personalizoj. Deklaratat përjashtuese nuk mund të jenë pjesë e një vendi demokratik. Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemelimi. Kthesë e madhe ishte kjo" tha Pampuri

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 13/12/2023 20:58

    Per kte Pampurin Rama rri 300 vjet ne pushtet..pra kjo mbeshtet cdo gje dhe e oaligjshme te jete...thoni te pakten ta lexojme nje here ckerkon...injorante

    Përgjigju
    • degjesa: 13/12/2023 22:23

      ke shume te drejte sa e lodhshme kur e degjon, shume e merzitshme me shume pak fjale ne fjalorin e saj, gjynah per sforcimin qe ben per ta shit veten si deputete. mjere opozita me ke pretendon te vije ne pushtet

  • Arbëri: 13/12/2023 18:32

    Pampuri apo treni ka rrëshqitur nga binari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve