SPAK kërkon arrestimin e Berishës, avokati: Në momentin që i hiqet imuniteti shpallet në kërkim! Ka edhe 90 vjeçarë në burgje

SPAK i ka kërkuar sot Kuvendit autorizimin për ashpërsimin e masës së sigurisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, i cili është në hetim për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Edmond Petraj, avokat i ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se ishte vetë Sali Berisha që rëndoi situatën, pasi nuk respektoi vendimin GJKKO-së duke u përpjekur që të deligjitimojë vendimin. Petraj tha se nuk mund të cenosh sot drejtësinë, ndërsa shtoi se Berisha duhet të paraqitet dhe në atë mënyrë mund të shfajësohej. Në momentin që i hiqet imuniteti, nënvizoi avokati Petraj, ish-kryeministri shpallet në kërkim dhe duhet të paraqitet në seancë.

'Deligjitimimi i vendimit të GJKKO-së e rëndoi pozitën e Berishën. Berisha do të përballet deri në fund në lidhje me akuzën e ngritur. Do të ishte më e thjeshtë që Berisha të paraqitej në ditën kur u dha masa, në atë mënyrë edhe shfajësohej. Tregoi kokëfortësinë e tij. Akuzën e ngritur e hetoi ashtu siç e kërkoi. Mos përballja dhe mosdhënia e sqarimeve rendojnë totalisht pozicionin e Berishës.

Kemi edhe 90 vjeçare brenda në burgje. Pozita e tij do të ishte shumë herë me thjeshtuar nëse do të ishte paraqitur. Në momentin që hiqet imuniteti ai shpallet në kërkim. Në atë moment jepet vendimi në moment dhe duhet të zhvillohet seanca. 24 deri në 48 orë.

Kjo dosje nuk është kaq e lehtë sa mund të thuhet. Kjo akuzë e ngritur ndaj Berishës nuk i cenonte asgjë. Avokatët e mbrojtjes duhet të kishin bërë disa kërkesa për këtë rast. Vetë avokatët mund t’i kërkonin interpretim dhe sqarim. Kam parë një nga vendimet më cilësore të gjyqtares Irena Gjoka. Kemi një vendim për herë të parë juridik. Kemi shtjellim të jashtëzakonshëm. Atë vendim që kam lexuar më është dukur jo shumë shtrëngues për Berishën. Por ajo çështje kërkon një hetim themeli dhe janë vetë këta për akuzat e ngritura të japin kundërshtimet përkatëse. Pse nuk u paraqit? Berisha kërkonte  të deligjitimonte organin prokurorisë. Nuk mund të cenosh sot drejtësinë. Jemi në 2023 ku shqiptarët po mësojnë që edhe të paprekshmit po preken. Berisha në këtë mënyrë e rëndon pozitën sepse duhet të paraqitet në drejtësi. Nëse do të isha avokat do ta orientoja krejt ndryshe.’- tha Petraj.

Por sipas avokatit, tashmë Berisha në Këshillin e Mandateve ka edhe një mundësi që të shfajësohet edhe të argumentojë se ku janë bazuar akuzat e ngritura ndaj tij.

‘Berisha tashmë në sallën ku do të diskutohet kërkesa në Komisionin e Mandateve dhe anëtarëve që janë aty duhet ta argumentoje. Të parashtrojë procedurën se ku është bazuar ngritja e akuzës në lidhje me çështjen. Berisha tashme mund të qartësojë të gjitha paqartësitë që ai ka.’- tha Petraj.

Avokati paralajmëroi se ‘anëtarët e komisionit të opozitës ka edhe rrezik që të mos shkojnë’.

Ndërkohë zv.kryeredaktori i Report Tv, Trazhëgim Sokolaj tha se SPAK do të kërkojë ‘arrest shtëpie’ për shkak të moshës. Sipas gazetarit Berisha i mbivendosi procesin politik procesit të tij penal, ndërsa ka anatemuar nëpërmjet konferencave të shtypit prokurorët.

‘Mendoj se do të jetë ‘arrest shtëpie’ edhe për shkak të moshës. Deri në hetimet që jemi duke folur është edhe dëshmia e biznesmenit Paro Laçi që është mbas vendimit të gjykatës për Berishën. Është një procedurë e re. Për herë të parë prokuroria ka kërkuar një masë të tillë për një ish-kryeministër. Nuk mundet që të dalë në konferencë shtypi çdo ditë dhe të anatemojë prokurorët. Çdo lloj i zgjedhur duhet të zhvishet nga privilegjet që ka kur përballet me drejtësinë. Berisha i mbivendosi procesin politik procesit penal dhe është sot në këto kushte. Ka refuzuar atë masë që duhet të respektonte.’- tha Sokolaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vranakonti: 14/12/2023 12:56

    Per SLi kermen duhet arest me burg dhe jo arest shtepie. T'a mare vesh mire Saliu se kushe eshte SPAK dhe drejtesia.

    Përgjigju
  • Lela: 12/12/2023 16:06

    Pak juriste ka vendi? Madje te shkelqyer. Veni e merrni tuafe qe sdine as abc e jurisprudences. Me tiu hequr imuniteti, thote, direkt shpallet ne kerkim??!! Ne kerkim shpallet ai qe fshihet e sgjendet. Ne rastin konkret subjekt procedural penal le qe nuk fshihet por e gjen dite e nate madje live ne mes te Tiranes. Ajo qe ne presim, sic dhe me gjasa ka instruktuar shoqia Kim pre Washingtoni, oficeret ose prokuroret e SPAK, ti hedhin prangat subjektit procedural Sali sapo te kaperceje pragun duke lene Kuvendin dhe percjellin ne shpi. Kuptohet pas disa videove e fotove me pranga neper duar. Ose jo, si me rastin e Trump ne SHBA, qe ka pak gjasa. Pra varet sesi e ka patur kerkesen shoku Edi, per "malore" apo "te zbutur" sic mesohet per rastin e te denuarit Koka.

    Përgjigju
    • Hasan: 13/12/2023 20:12

      Lela nje nongrada nuk vlen as per roje haleje

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)