Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me ndërtimin e një pallati 14-katësh nga vëllai i tij.
Nëse do të pranohet pretenca e SPAK, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-kryebashkiaku demokrat Kapri do të dënohet me 1 vit burg.
Ndërsa, për Specialisten pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec, Besmira Niko, prokurorja Manjola Kajana kërkoi 8 muaj burgim që do konvertohet në shërbim prove, 1 vit e 6 muaj dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Për juristin e bashkisë, Besian Meçon, u kërkua 1 vit burg, që do konvertohet në 1.4 muaj shërbim prove dhe me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Seanca për mbrojtje dhe vendim u caktua në datë 5 shkurt, ora 12.00.
Organi i akuzës thotë se edhe dy zyrtarët e bashkisë që janë marrë të pandehur, lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin.
Dosja
Më 14 tetor ish kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri u mor si pandehur nga SPAK, nën akuzë se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
Jo vetëm kaq, por pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.
Të pandehur për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' bashkë me ish kryetarin e bashkisë Kapri u morën edhe juristi i bashkisë, Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec.
Kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri është marr i pandehur nga SPAK edhe më herët. Së bashku me ish vartësit e bashkisë ish kryebashkiaku u akuzua për abuzim me një tender me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.
Por me vendimin e 9 qershorit 2024, Apeli i Posaçëm i shpalli të pafajshëm duke konfirmuar vendimin e GJKKO-së për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij.
Po mire bene qe e denuan Po kurioze jemi te dime kur do denohen ata qe vras in Se djale me te mire Zor se gjen ne pogradec Dhe vellai I ketit do ta bente pallatin sikur te ishte Kryebashkiak dhe vete zoti Kane 2 vjet qe meret spaku me kaprin Burgu per burrat este vella hic mo u merzit Hap e mbyll syte iku viti
Përgjigju