TIRANE- Nis në GJKKO gjyqi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Në gjyq kanë qenë të pranishëm Behar Bajri, shoferi i Gjokes, Edmond Preka dhe Astmer Bilali, ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri, ish-shefin e Operacionales dhe ish-prokurori Xhevahir Lita.
Gjatë seancës Behar Bajri ka kërkuar largimin e gazetarëve nga salla por GJKKO ka refuzuar kërkesën e tij.
S'i dua gazetarët në seancë se më kanë paragjykuar, tha ai.
Për shkak se munguan 2 avokatë dhe 2 të pandehur trupa gjykuese e përbërë nga Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Etleva Deda, shtyjnë seancën në datë 30 janar ora 14.00.
Ndërkohë SPAK kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit për 7 të pandehurit dhe GJKKO e miratoi.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar për vrasjen e Gjin Ndojit me Behar Brajoviq, (Bajri), dhe Edmond Prekën të cilët po ashtu akuzohen për vrasje. Behar Bajri, akuzohet po ashtu edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
Për të siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut akuzohet edhe Edmond Preka, ish-shoferi i Gjokës, ndërsa Astmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Ndërkaq ish-prokurori Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Dhjetra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj, por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022.
Zbulimi i grupit kriminal u zbardh nga zbërthimi i mesazheve përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC. Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.