Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit që SPAK ushtroi një ditë më parë në banesën ku jeton modelja me motrën e saj në Elbasan. Sipas saj SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate.
Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e prindërve të saj.
Nuk e di dmth, po të vin kontroll në shtëpi, të shkatërrohet banesa... të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër të Gjykatës veç këtë shtet ordiner kam parë. Përveç kësaj të ikin nga shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje, t’i sekuestrohen nënës e babait pa pikë lidhje... mundësisht tu shku në SPAK pothuahse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtruar presion psikologjik mbi mua”, shkroi Xhoavana Nikolli në një postim në Insta Story.
![]()
Kontrollet u ushtruan me urdhër të prokurores Doloreza Musabelli.
Çështja për ngjarjen që ndodhi korrikun e kaluar i kaloi SPAK për shkak se motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin, bashkëpunëtor i drejtësisë, si autor të kësaj ngjarjeje. Dy vajzat nga Lezha kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi ku humbi jetën fqinji i tyre, Enea Thomaraj, vetëm 29-vjeç.
Xhovana Nikolli është e dashura e bashkëpunëtorit të drejtësisë Amarildo Xhanej, i cili u dënua nga GJKKO me 2 vite e 9 muaj për veprën penale “armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Komente


Qenke bezdisur zotrote? Epo ai stan qe ke zgjedhur, ate bulmet ka. S'keni turp, monstra, iku biri i prinderve, u dogji shpirtin, per pislleqet tuaja
PërgjigjuU vra cuni huj 29 vjec kot n gjum prej ktyne ordinereve
PërgjigjuKe të drejtë, shtet ordiner është përderisa merret me ordinerë si ju.. ptuu rracë e poshtër.
PërgjigjuPo ke te drejte .Shtet koti kur ligjin e ben leshi dhe tutoret e leshit