SPAK/ Kryemadhi: Koha e 'të fortëve', kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti mbaroi

SPAK/ Kryemadhi: Koha e 'të fortëve', kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti mbaroi

Kryetarja e Lëvizjen Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur ngritjen e SPAK, teksa shprehet se ajo shënon fundin e epokës kur sundojnë kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti. Në reagimin e saj, Kryemadhi tha se ky institucion është shpresdhënë për vendin.

"Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi. Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit.

Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika. Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e 'të fortëve', kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar. Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Ngritja e SPAK/ PD: Është koha që prokurorët t'i japin fund pandëshkueshmërisë! Kryemadhi: Koha e 'të fortëve' mbaroi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike